Majko: Dy muaj që s’flisja me Beqajn. Mes Rilindjes dhe PS ka pasur dhe do të ketë hendek

A ka ndryshuar mendje deputeti socialist Pandeli Majko sa i takon rezervave që ka pasur për reformën në shëndetësi. I ftuar në emisionin “Kapital” të gazetarit Aleksandër Furxhi mbrëmë në Vizion Plus deputeti u përgjigj: Jo mo mëndje nuk ndryshoj kollaj unë, po pash Zotin se kisha nja dy muaj që flisja me Beqajn tani kemi filluar të flas prapë. Prandaj lëre”

Për Majkon mes rilindjes dhe PS ka pasur dhe do të ketë hendek dhe sa i takon largimit të Blushit nga partia është shprehur i rezervuar të flasë: E çfarë kuptimi do të kishte edhe sikur keqardhja të ekzistonte brenda meje

Pjese nga intervista

Ben Blushi iku nga PS, a keni ndonjë keqardhje ?

E çfarë kuptimi do të kishte edhe sikur të ekzistonte brenda meje. Thjesht iku. Politika nuk është lëmi i një historie ku shpesh shfaqja e ndjenjave të bën mirë, por ndonjëherë të bën keq dhe keqkuptohesh

Përse iku Blushi, a mund të qëndronte ende në PS apo ishte parashikuar ose e ksihte projektin e vet në kokë dhe do të shkonte diku

I takon atij të japë shpjegim

A ke peng, a ekziston ndonjë hendek mes asaj që quhet rilindje dhe PS?

Ka pasur dhe ka. Edhe në periudhën që unë nisa të merresha me politikë kishte një dallim, por përpiqeshim ta menaxhonim.

Ky hendek është mbushur disi apo ka mbetur?

Do të mbetet dhe duhet të mbetet si hendek, sepse është histori bipolare që funksionon për të prodhuar energjinë e brendshme. Ata që janë dhe ata që vijnë. Do të jetë një ndarje që ka qenë është dhe do të jetë. E rëndësishme është që të menaxhohet që energjia që prodhohet nga kjo ndarje të jetë pozitive

Ata që e kanë kritikuar Ramën kanë sjellë në vëmendje faktin se e ka mbushur qeverinë me njerëz që nuk kanë qenë në parti, pra Rilindja. Ju e keni pasur merak në këto vite që nuk keni qenë anëtar i qeverisë?

Politika nuk është vetëm të qenit qeveritar. Nuk vuaj faktin që sot mund të jem brenda apo jashtë.

Pandeli Majko e sheh veten president të Republikës vitin e ardhshëm?

Unë të jem produkt i një marrëdhënie të organizuar mentale mes Edi Ramës Ilir Metës, Sali Berishës dhe Lul Bashës do të ishte një pritshmëri jashtë çdo formule teorike. Janë 3- 4- 5 njerëz të ciëlt do të jenë të paparashikueshëm në përzgjedhjen e tyre. Unë e kam pritur si mediatike dhe do të vazhdoj ta shikoj si mediatike. Është jashtë çdo lloj parashikimi. Nuk është ekuacion me dy të panjohura është me më shumë se dy të panjohura

A është mirë apo gabim, që kabineti qeveritar në këto 4 vite pothuajse mbeti i pandryshuar?

Kam përshtypjen se çdo lloj përgjigje e imja do të krijonte keqintepretime

Gazetari: Evitoni ta jepni një përgjigje?

Po evitoj të krijoj keqintepretime

Gazetari: Në vitet 2000 PS ndryshoi kryeministra, kabinete qeveritare me tepri

Nuk ishte një histori shumë e lavdishme ai ndryshim i herë pas hershëm dhe të gjithë ata që e kanë përjetuar atë lloj logjike ashtu e shprehin dhe sot.

Gazetari: Dikur keni shprehur rezerva për reformën në mjekësi, koncesionet në këtë sektor. Keni lënë të kuptohet se nuk jeni të kënaqur me ndryshimet që po bëhen apo janë bërë. Keni ndryshuar mëndje apo…

Jo mo mëndje nuk ndryshoj kollaj unë, po pashzotin se kisha nja dy muaj që flisja me Beqajn tani kemi filluar të flas prapë. Prandaj lëre

E dogjëm dhe një pyetje

Kapital - Ne studio me Pandeli Majko | Pj.3 - 7 Tetor 2016 - Talk show - Vizion Plus

SHKARKO APP