Majlinda Bregu: Berisha ç`është dhe Basha ç`duhet të jetë
Znj. Bregu, të shtunën u bë analiza e zgjedhjeve vendore apo jo?
U bë një mbledhje në të cilën është diskutuar për zgjedhjet, jo analiza e mirëfilltë. Ishte një bazë për të filluar analizën e zgjedhjeve. Në raport kishte informacion, prezantim se çfarë ndodhën në zgjedhje, më pas bëhet analiza nëpër të gjitha degët.
Zgjedhjet janë bërë në qershor, analiza ende nuk është bërë… do na kapin zgjedhjet e përgjithshme edhe pak pa analizën e vendoreve…
Në fakt mund të ishte bërë më shpejt, por e rëndësishme është që të bëhet një analizë e sinqertë me veten. Një proces i pasinqertë me veten është i padobishëm. Ishin zgjedhje të pafitueshme për opozitën, prandaj është e rëndësishme që kjo analizë sapo të fillojë është mirë të jetë e sinqertë dhe e vërtetë. Nesër kryetari Basha nis një tur në rrethe me takime me qytetarët.
Raporti i Ristanit shkaktoi reagime apo jo?
Pati diskutime. Nuk e kuptoj përse sa herë kërkohet që mbledhjet të jenë të mbyllura, të nesërmen i gjen të gjitha debatet herë të sakta e herë të deformuara në faqet e gazetave. Ka patur diskutime, por jo për cilësinë e materialit dhe shifrat. Kjo pasi shifrat siç tha Basha dhe sekretari i pergjithshëm i PD-së, janë publike në KQZ dhe mbi to është ndërturar raporti. Nuk kërkoi njeri shifra ndaj jam habitur nga zbardhja. Me siguri kanë gabuar zbardhësit. Ka patur debate mbi zgjedhjet vendore dhe mbi mënyrën sesi duhet bërë kjo analizë. Asnjë nuk pati paqartësi për shifrat, as për rezultatin, por për mënyrën se si PDja duhet të mbërrijë në bazë.
Gjatë së shtunës, i kam rënë telefonit pafund dhe ishte e pamundur të komukoje me ju…
Nuk ka kapur telefoni, pasi ishim në mbledhje kryesie. Mund të ketë patur probleme me valët gjatë mbledhjes, nuk e di çfarë ka ndodhur….