Malltezi: Ja pse humbi PD në zgjedhjet e 25 qershorit
I deleguari në degën e PD-së Jamarbër Malltezi në një intervistë për ‘News24’ shpjegoi disa nga arsyet e humbjes së opozitës në zgjedhjet e 25 qershorit. Malltezi pohoi për gazetaren Elda Menga se PD është angazhuar në proces-analizë dhe konsultë të gjerë me gjithë strukturat e saj. Ai theksoi se situata në bazë është e vështirë, por e mira është se shumë demokrate po mblidhen dhe po thonë hapur shqetësimet e tyre.
“Shumë anëtare të Këshillit Kombëtar janë thirrur për të bërë analizë në bazë.
Kjo nuk ka të bëjë me marrëdhënien mes individëve por shikimin e njeri-tjetrit në sy, se përballë kemi një kundërshtar që përdor krimin e organizuar për të qëndruar në pushtet.
Ne jemi në proces analizë, në çdo qendër votimi na del se kudo kemi pasur blerje votash, natyrisht nuk është faktori i vetëm që të jemi të sinqertë, është një nder pesë faktorët kryesor.
Blerja e votës i bën zgjedhje allashqiptarce….të blerja na dalin dy fenomene; partitë në pushtet kanë blerë me paratë e tyre votën. Por edhe fushata zgjedhore është përdorur si fushatë vjedhje votash.
Qeveria ka shkuar deri aty sa i ka thënë të varfërve ‘votoni për PS dhe s’do paguani fature dritash për pesë muaj’.
Kjo është vjedhje shteti nga pushta shteti.”, tha Malltezi. Ai u ndal gjerësisht tek 5 problemet që çuan në humbjen e zgjedhjeve nga PD, përcjell ‘BW’.
“Një nder pesë problemet kryesor të humbjes së zgjedhjeve, fushata e PD nuk ishte aty ku duhet të ishte. Përballë një kundërshtari që nuk mbajti asnjë premtim fushata duhet të ishte shumë më shumë agresive. Rama s’ka mbajtur asnjë premtim, ai qeveris me krimin. Ne këto ja themi vetëm në konferenca për shtyp, gjë qe nuk është e mjaftueshme. Unë jam për protesta të përditshme dhe me kontakt të përditshëm me elektoratin. Nuk është sekret që pesë faktorët kryesor që na kanë dalë deri më tani nga analiza janë;
1-blerje votash, qofte me para te thate dhe para shteti
2-kërcenimi me vende pune.
3-emigracioni
4- humbja e besimit ka dy nënkomponent, lista e deputetëve dhe tjetra është çfarë do dilte nga marrëveshja PD dhe PS. S’di ta them në përqindje sesa ndikim dhe rëndësi ka pasur njëra apo tjetra. Më e rëndësishme ne na del blerja e votave. Ne baze nuk del lista e deputeteve por humbja e besimit. A kane humbur besimin se ata nuk panë figura qe mund të kishin potencial te madh apo kane humbur besimin se marrëveshja i krijoi iluzion te rreme te bashkëqeverisjes s’di ta them.
5-fushata nuk ishte e duhura, mungesat në fushate ishin të patolerueshme. Të mos sulmosh kundërshtarin për premtime te pambajtura është që lë për të dëshiruar.”, nënvizoi demokrati.
Ai shtoi më tej se: Rezultati ishte zhgënjyes dhe i pamerituar ndaj duhet të leme të gjithë të shprehen. Ne këtë rezultat çdo demokrat ka te drejte te shfryje dhe të na i thotë të vërtetat ne sy. Qofte anëtari do reflektoje qofte ne qe shkojmë. Pjese e reflektimit është dhe besimi për luftën qe kemi përballë me krimin e organizuar.
Teksa u ndal tek debati në grup për delegatet e analizës Malltezi theksoi se nuk është në dijeni për to. “Nuk jam në dijeni. Janë debate të brendshme që e shëndoshin partinë nuk besoj se janë problematike. Debati për delegimi i personave qe janë marre me shume apo me pak me fushatën është debat shterpe, pasi cilido mund te shkoje. Përderisa ne duhet te diskutojmë me çdo anëtar pse te mos diskutojmë me anëtarë te këshillit. Nëse ka pakënaqësi le ti shkruajmë dhe te përballemi. Nuk është atributi i askujt te paragjykojmë askënd. Debati i brendshëm i bën mire PD.”, theksoi Malltezi