Megi Luka: Gabriel Garko thirri emrin tim…
Miss Univers Albania, Megi Luka flet për “Koha Jonë” lidhur me pjesëmarrjen në Miss Univers në Shangai
Megi Luka: Gabriel Garko thirri emrin tim…
Intervistoi: Sidorela Lepri
Pak ditë më parë ajo ka rrëmbyer kurorën e “Miss Univers Albania” dhe do të përfaqësojë Shqipërinë në Miss Univers.
Bëhet fjalë për bukuroshen 19 vjeçare, Megi Luka. Por kush është Megi Luka? Cila është lidhja e saj me modelingun?
“Në moshën 17 vjeçe kam filluar të merrem me modë. Kam qenë gjithashtu edhe imazhi i Agon Channel.”,tregon Megi.“Miss Universe Albania ka qenë prioritet nga të gjitha angazhimet e mia. Andaj i kam kushtuar vëmendjen e duhur dhe kam qenë tërësisht e angazhuar me këtë super projekt.”, thotë më tej Miss Univers Albania.
Në një intervistë për suplementin “Koha Tjetër”, Megi ndan me ne momentet më të bukura të mbrëmjes së Miss Univers, angazhimin e saj në të këtë konkurs, angazhimet e tjera, pasionet si edhe planet e ardhshme në këtë fushë.
Megi, ju sapo jeni zjedhur “Miss Univers Albania” dhe do të përfaqësoni Shqipërinë në Shangai në “Miss Univers 2015”. Si u ndjetë në momentin që u tha se ishit pikërisht ju fituesja?
Sigurisht ishte një emocion tepër i madh dhe i papërshkrueshëm me fjalë, kur shpallesh fituesja e një konkursi të përmasave të tilla. Një kurorë e tillë të bën të ndihesh superiore.
Duke marrë parasysh jurinë dhe vajzat pjesëmarrëse, e kishit menduar se do të ishte ju e zgjedhura si “Miss Univers Albania”?
Duhet të theksoj që konkurenca ishte tepër e fortë. Në fakt ishte kjo ajo që shpresoja dhe një dëshirë e madhe e imja, por nuk ia kisha ngulitur mendjes që mund të fitoja, pasi zhgënjimi do të ishte i madh pastaj.
Çfarë mendon se të veçonte ty nga vajzat e tjera dhe të bëri fituese?
Origjinaliteti dhe sjellja ime, të cilat nuk ishin vetëm për të fituar këtë çmim, pasi unë e tillë jam. Ndoshta vajzat e tjera ishin pak të ngrira. Miss-i duhet të jetë miss në të gjitha aspektet.
Mund të ndani me lexuesit tanë, disa nga momentet më të bukura nga nata finale e Miss Univers Albania 2015?
E gjithë mbrëmja ime ishte e mbushur me momente emocionuese. Por do të veçoja momentin kur Gabriel Garko thërriti emrin tim, ishte një ndër momentet më të bukura.
Të prezantohesh në një konkurs ndërkombëtar sikurse është Miss Univers, është njëkohësisht privilegj, por edhe përgjegjësi. Jeni optimiste për një fitore të mundshme?
Do të jenë vajzat më të bukura të universit, sigurisht që do të jetë garë tepër e fortë. Por, pse të mos jem optimiste për një fitore të mundshme (qesh)?
E shihni Miss Univers, si një çelës që hap plot dyer në karrierën e mëvonshme, duke marrë parasysh rastet e suksesit të vajzave shqiptare pjesëmarrëse?
Absolutisht që po. I tillë është çmimi, një çelës për të hapur një derë plot suksese.
Megi, kur keni filluar të jeni pjesë e botës së modës?
Në moshën 17 vjeçe kam filluar të merrem me modë. Kam qenë gjithashtu edhe imazhi i Agon Channel.
Me çfarë jeni angazhuar deri tani?
Miss Universe Albania ka qenë prioritet nga të gjitha angazhimet e mia. Andaj i kam kushtuar vëmendjen e duhur dhe kam qenë tërësisht e angazhuar me këtë super projekt.
A mendoni se të jesh miss në Shqipëri është një CV e mirë për karrierën e mëvonshme?
Absolutisht që po, mendoj se është një CV e duhur për një karrierë të mëvonshme.
Çfarë ju ka nxitur të ushtroni këtë profesion?
Ndoshta pamja ime, ndoshta dëshira. Ndoshta të dyja njëkohësisht.
Kush janë njerëzit që të kanë mbështetur në këtë rrugëtim?
Familja ime ka qenë mbështetjan ime më e madhe. Ato kanë qenë forca ime në të gjitha momentet, veçanërisht në këtë konkurs bukurie.
Keni hasur ndonjëherë në paragjykime lidhur me punën e modeleve në Shqipëri?
Në vitin 2015 nuk ka vend për paragjykime lidhur me këtë profesion.
Keni linja perfekte. Si kujdeseni për të qenë kaq në formë?
Palestrat dhe dietat luajnë një rol shumë të rëndësishmë në linjat e mia.
Është e vështirë të ruash linjat, duke qenë se në këtë profesion është patjetër e domosdoshme?
Sigurisht që të ruash linjat, nuk është aspak e lehtë. Duhet të privohesh nga shumë ushqime të ndryshme që janë të ndaluara apo edhe ëmbëlsirat.
Pasionet e tua më të mëdha?
Pasioni im ky ishte, bota e modës dhe bota e medias.
Keni një filozofi ose moto për jetën?
Motoja e jetës sime është: “Jetoje jetën ashtu sikure të vijë, bëj çfarë të bën të lumtur”.
Dhe së fundmi, planet në vazhdim?
Për momentin vijojnë përgatitjet për në Shangai si edhe pjesëmarrja tek “E diela Shqiptare”.