Ministrja Gjosha: LSI është më e fortë pas çdo sulmi

Ministrja e Integrimit: Marrëveshja PS-PD po prodhon çdo ditë surpriza, duhet të prodhonte stabilitet

Ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha ka komentuar situatën politike dhe fushatën elektorale në vend.  Në një intervistë për emisionin “ 5 Pyetjet nga Babaramo”, në Report  TV, Gjosha u shpreh se pakti Rama-Basha duhet të prodhonte stabilitet në vend, por në fakt po jep efekte të kunderta për vendin. Lidhur me shkarkimet në administratë, Gjosha s hprehet se ato janë bërë në shkelje të ligjit të nëpunësit civilë. Lidhur me sulmet ndaj LSI, Gjosha u shpreh se PS dhe PS janë në panik nga rritja e kësaj force politike.  Ajo shtoi se sulmet vetëm e bëjnë më të fortë këtë forcë politike.

 Shkarkimet e përditshme në administratë dhe mesa është bërë publike,  Kryetari i LSI, z.  Vasili i ka dërguar një letër përfaqësuesve ndërkombëtar në Tiranë.  Përse?

Letra nuk i është dërguar vetëm përfaqësuesve ndërkombëtarë, i është dërguar dhe Kreut të Shtetit, Kryeministrit, Kreut të Kuvendit për ti bërë me dije që kjo është një situatë absurde,  jo për faktin se kap dikë në gabim dhe e pushon nga detyra por për mënyrën sesi po pushohen dhe po veprohet kundrejt tyre.

Për këtë arsye z.  Vasili është detyruar të dërgojë këtë letër.  Ne, qeveria, para disa ditësh kemi pasur një vendim qarkullues për ngritjen e task forcës për monitorimin e zgjedhjeve dhe të pjesëmarrjes së administratës publike në zgjedhje.  Letra e z.  vasili tërheq vëmendjen duke qenë se kjo është një çështje madhore për zgjedhjet dhe monitorimin që do të duhet të kishte pasur kohën e saj në Këshillin e Ministrave për tu debatuar më tej.  Shqetësimi ka ardhur shumë i madh dhe nga personat e pushuar sepse nuk flasim për atë që thuhet në media se kanë mbajtur anën e LSI por dhe për qytetarëve të shumtë.

Në dijeninë tuaj e kanë shkelur apo jo ligjin ?

Kjo duhet faktuar dhe në ligjin e nënpunësit civil kemi procedura që duhen ndjekur nga krerët e institucioneve, duhet njoftuar individi për problemin që ka, duhen dhënë dhe provuar faktet  dhe i duhet lënë koha që të reagojë sepse dhe ai mund të këtë faktet e tij që ky vendim nuk është i drejtë.

Mua më rezulton që nuk është zbatuar ligji i nënpunësit civil dhe kam patur një reagim personal në facebook për ta denoncuar këtë.  Reforma në administratën publike ka qenë një nga prioritetet kryesore, numër 1 në procesin e integrimit, ku kemi punuar 4 vite për ta bërë atë të suksesshme.  Kemi disa raste të njëpasnjëshme, dhe të mos harrojmë që edhe task forca për monitorimin është ngritur vetëm disa ditë përpara, në 1 qershor.  Duhet treguar pak kujdes sepse çdo gjë do të rëndojë në xhepat e qytetarëve sepse nësë të gjithëi drejtohen gjykatave apo prokurorisë dhe nëse fitohen këto raste do të jenë taksapaguesit që do të paguajnë për dëmshpërblimin e tyre.

Çfarë reagimi ka patur nga Presidenti, Kryeministri ?

Nuk ka patur asnjë lloj reagimi.  por mua si Ministre e Integrimit më takon të tërheq vëmendjen sepse është prioritet kyç dhe do të më duhet të përgjigjem edhe para Komisionit Europian.

Ju jeni përfaqësuesja e qeverisë që mbani kontakte me Brukselin.  Çfarë sinjalesh keni patur kur PD ishte në çadër dhe PS thonte se do të hynte e vetme në zgjedhje?

Pala ndërkombëtare ka qenë e shqetësuar për situatën politike në Shqipëri  aq më tepër kur po afroheshin zgjedhjet dhe po tejkaloheshin afatet ligjore dhe kushtetuese për pjesëmarrjen e opozitës në zgjedhjet e qershorit.  Partnerët kanë bërë gjithçka edhe me dërgimin në prill të Mc Allister dhe Fleckenstein për arritjen e një marrëveshje.  Ata kanë bërë maksiumin për të gjetur një zgjidhje dhe kompromis të përbashkët mes palëve, për atë paketë e cila ishte një moment i artë për opozitën dhe ku do të kishim më shumë kohë për të kryer një proces zgjedhor më normal se ai që kemi sot.

Për  marrëveshjen e arritur pak javë më parë,  kam qënë një nga njerëzit që e kam përgëzuar sepse zhbllokonte procesin e integrimit të vendit, nxirrte nga ajo krizë politike ku ishte hyrë vendi dhe ishte një lirim për qytetarët nga ajo çadër që kishte zënë kryeqytetin për 90 ditë, dhe kishte krijuar një anormalitet, pasiguri.

Marrëveshja ishte tepër pozitive, kemi një opozitë që u bë pjesë e kuvendit,ku u kalua dhe komisioni i vettingut një nga kushtet për procesin e integrimit.  Ajo qëështë për të ardhur keq është që marrëveshjet ndodhin jo përpara kamerave.

Nëse shumica qeverisëse do të shkonte e vetme në zgjedhje pa PD çfarë sinjalesh kishit nga Brukseli ?

Ne nuk e mendonim se do të shkonim në zgjedhje pa opozitën, madje ne kemi mbajtur qëndrimet tona se nuk mund të ketë zgjedhje pa opozitën, mund të ketë votime por jo zgjedhje dhe një pjesë e qyetarëve do të mbeteshin të papërfaqësuar në Kuvend.

Nga ana tjetër përfaqësuesit e KE u shprehën se mazhoranca mund të vazhdonte zgjedhjet dhe pa opozitën por duke i njohur dhe pasur kontakte të shpeshta me ndërkombëtarët  frika ime ishte se pas zgjedhjeve do të kishim një qëndrim që do të ishte shumë herë më i fortë sepse nuk ka rëndësi se kujt i ishte gabimi, pala ndërkombëtare do të na drejtohej se pse nuk e zgjidhët.

Pra nuk do të kishte hapje negociatash ?

Unë them që jo sepse nuk do të mund të kishim institucione legjitime, zgjedhje që do të pranoheshin nga qytetarët shqiptarë.  Do të vinin në pikëpyetje stabilitetin e vendit pas 18 qershorit.

Nga paketa Mc Allister ku opozitës i jepeshin 4 poste në qeveri ju dhanë 7.  Si e lexuat këtë?

Në momentin e parë nuk kemi menduar për të lexuar këtë marrëveshje sepse synimin ishte për të dalë nga kriza.  Është e vështirë ta lexosh kur asnjë përfaqësues i yni apo partive të tjera politike nuk kanë qenë pjesë e asaj marrëveshje.  Marrëveshja po prodhon surpriza çdo ditë dhe zbulojmë pjesë të saj.

Që kur kanë hyrë në qeveri ministrat teknikë të PD-së ka patur mbledhje qeverie?

Jo nuk kemi bërë një mbledhje të përbashkët qeverie.

Pra që nga 2 javë nuk është mbledhur.  Si funksionin me vendim qarkullues apo KM është një institucion vetëm formalisht?

Nuk do të doja të shprehesha për këtë, ndoshta personat që merren me organizimin e mbledhjes së qeverisë mund t’ju japin një arsyetim shumë herë më të qartë, megjithatë arsyetohet me faktin që jemi në fushatë dhe pjesa më e madhe e ministrave janë dhe kryetarë qarqesh.

Çfarë surprizash ju shkakton marrëveshja Rama- Basha?

Të parën e diskutuam, të shkarkimeve të njëpasnjëshme.  Kjo marrëveshje do të duhet të prodhonte një siguri tek qytetarët që vota e tyre do të ishte e drejtë, e lirë, tek ajo parti që do ti siguronte të ardhmen e tyre, vizionin, një siguri familjare.  Kjo nuk më lë të kuptoj këtë,  përsa kohë shkarkimet janë bërë brenda pak orëve dhe nuk janë të mirëargumentuara, i lë hapësirë gjykatave për të apeluar këto vendime.

Kjo ka qenë një nga surprizat e para dhe është për të ardhur keq sepse marrëveshja duhet të krijonte stabilitet në vend.  Do të ishte më mirë që ministrat teknikë dhe qeveria të fokusohej në një proces zgjedhor normal për ditën e zgjedhjeve, policia e shtetit do të duhet të marrë masa që të mos këtë incidente dhe të sigurohet procesi normal zgjedhor që duhet të ketë vendi.

Në vendet e Europës, dita zgjedhore është ditë feste sepse njerëzit shkojnë të lumtur për të votuar me besimin që qeveria që do të zgjedhin do të krijojë kushte më të mira jetese.  Tek ne është një ditë frike dhe nësë më parë ka qenë vetëm për ditën e zgjedhjeve, tani ka filluar shumë herët dhe nuk është mirë të trembim nënat e punësuara në administratë, baballarët, fëmijët e tyre që janë nënpunës civil.  Është një pikëpyetje e madhe marrëveshja 2 palëshe, shpresoj ti jepet fund kësaj situate qëështë krijuar në vend.

Është një marrëveshje që do të vazhdojë dhe pas 25 qershorit?

Për ne nuk ka rëndësi, LSI është e fokusuar tek qytetari, ne kemi kohë që e kemi nisur fushatën zgjedhore madje për ne nuk është çëshjte fushate, është për të qëndruar pranë qyetarëve, për të kuptuar mirë problemet me të cilat ata hasen dhe në fakt programi elektoral i LSI është një program qëështë punuar nga vetë qytetarët dhe zëri i tyre.  Pra ne kemi marrë gjithë problematikën e tyre për ta përkthyer në një program elektoral.  Ajo çka duhet të ishte një fushatë e bazuar mbi programin, mbi vizionin është khyer në një fushatë batutash dhe pasigurie.

E lexoni këtë marrëveshje si një marrëveshje kundër LSI? Sepse të paktën ju keni të drejtë që po thoni se po zbulohet pak e nga pak.  Nga ajo që deklaroi Rama, që hyra në takim me Bashën për të bërë një marrëveshje në bazë të paketës Mcallister dhe dolëm me një marrëveshje Big Mac.  Big mack është një sandëich, ndiheni si LSI si sandëich mes dy partive të tjera?

 

Jo, unë nuk e shoh.  Qytetarët kanë një mbështetje të jashtëzakonshme ndaj LSI.  Ne nuk bazohemi vetëm tek sondazhet që shohim shpesh herë në media por bazohemi tek puna që ne bëjmë dhe takimet që kemi me qytetarët tanë.  Dhe në këtë këndvështrim nuk ka asnjë lloj efekti tek elektorati i LSI apo edhe tek gjithë pjesa e qytëtarëve të cilët ne i drejtohemi.  Puna vazhdon për ne fare normalisht.  Unë dua të them që fatkeqësisht mendohet sikur se çdo gjë bëhet kundra LSI por këto janë marrëveshje që kur nuk funksionojnë mirë dhe kur janë të pa menduara mirë kthehen në marrëveshje kundra qytetarëve shqiptarë.  Ky është rreziku mëi madh që ne hasim sot.

Përse thoni që mund të jetë njëmarrëveshje që nuk funksionon mirë? Gjetjet e kësaj marrëveshje ka përvoja të tilla si në Gjermani kur dy partitë e mëdha, e majta dhe e djathta. . . . . .

 

Ajo është tjetër pjesë.  Unë flas për marrëveshjen që ne kemi tani, deri në procesin zgjedhor, pra deri në datën 25 qershor.  Kjo marrëveshje po kthehet kundra qytetarëve.  Po i frikson ata.  Eshtë një marrëveshje që nuk ka qenë transparente.  Kështu që në këtë këndvështrim unë mendoj që qytetarët kanë të drejtën e tyre të njihen me marrëveshjet politike dhe aq më tepër kjo duhet të jetë një marrëveshje e bazuar edhe mbi ligjin.

Pse thoni që kjo është një marrëveshje jo transparente? Sepse Partia Socialiste ishte ajo që e bëri publike tekstin e marrëveshjes dhe përveç rradhës së gjatë të posteve që i jepte Partisë Demokratike mua mu dukën dy gjërat më të rëndësishme në atë marrëveshje.  Mu duk që binin dakort që mbas zgjedhjeve të bënin reformën kushtetuese dhe reformë zgjedhore.  Ndërkohë që zoti Basha po flet për maxhoritar. . . .

 

Nëse ka qënë pjesë e marrëveshjes largimi i njerëzve nga puna pa asnjë dokumentacion, pa provuar pse po largohen këta njerëz nga detyra, për mua është jo transparente kundrejt qytetarëve.  Dhe kjo është e rëndë.  Pjesa tjetër e çfarëdo lloj reforme jemi të gatshëm ti diskutojmë.  Nuk mendoj se reformat e mëdha bëhen vetëm nga dy partitë e mëdha.  Mendoj që i gjithë spektri politik në vend duhet të jetë i përfshirë për ti dhënë prioritetet e duhura, reformave të duhura, procesit integrimit të vendit, duke patur parasysh që qytetari duhet të jetë gjithmon në plan të parë.

Ndërkohë në tekstin e hapjes së negociatave me BE, për statusin e vendit kandidat, por edhe për integrimin në tërësi, reforma kushtetuese është një kriter, ju kërkohet nga Brukseli që të ndryshohet sërisht Kushtetuta?

Jo.  Ai është një proces që ndoshta ka nevojë vendi që të ndodh.  Mos harrojmë që reforma zgjedhore apo ajo kushtetuese e madhe, ne kemi disa ekperienca tejet të hidhura sepse edhe ndryshimet kushtetuese. . . .

Cilat janë këto eksperienca të hidhura?

 

Edhe ndryshimet kushtetuese të 2008 janë bërë brenda natës.  Janë bërë në atë kohë me mendimin që edhe mund të asgjësohej LSI apo edhe partitë e vogla të tjetra, sepse nuk ishim ne të vetmit në atë kohë. Por ndoshta LSI ishte ajo me zërin më të lartë e cila bëri edhe një lloj greve urie le të themi, në Kuvendin e Shqipërisë për ditë të tëra me rradhë për të kundërshtuar atë lloj marrëveshje.  Unë mendoj që ndryshimi i Kushtetutës është diçka shumë e madhe për vendin.  Prek qytetarët, prek mënyrën si ata do të zgjedhin, prek mënyrën e jetesës së tyre, prek gjithë vazhdimësinë e sistemeve tona.  Kështu që në këtë këndvështrim, pjesa e debatit për ndryshimin e Kushtetutësduhet të jetëi hapur dhe duhet të jetë shumë transparent si për qytetarët po ashtu edhepër partitë e tjera politike në vend.

E lexoni këtë marrëveshje dhe atë që anonçohet se do ndodhi me reformë kushtetuese dhe reformë zgjedhore, si një përsëritje të 2008?

 

Nuk mund të paragjykoj, sepse akoma nuk jemi bërë pjesë e atij procesi.  Kemi një prioritet madhor qëështë data 25 qershor dhe janë zgjedhjet në vend.  Ndërsa përsa i përket pyetjes suaj që ju bëtë më parë për procesin e integrimit, ne kemi një kusht madhor qëështë Vettingu, pra rivlerësimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe sa më parë të nis ky proces, sa më parë ne të prezantojmëdrejt Komisionit Evropian dhe vendeve anëtare rezultatet e para të prekshme, unë mendoj që Shqipërisë do ti hapen dyert drejt çeljes së negociatave.

Përse dështoi një marrëveshje paraprake me Partinë Socialiste? Duket sikur do shkonit bashkë në zgjedhje.  Të paktën kështu u krijua ideja.  Ndërkohë krejt papritur tani të gjitha palët shkojnëvetë në zgjedhje.  Çfarë ndodhi?

 

Unë mendoj që marrëveshjet duhet të jenë zyrtare.  Bëhen me shkrim.  Ashtu si kundër se u krye marrëveshja e vitit 2013 mes LSI dhe PS.  Kështu që duke e parë në këtë pikëpamje them që nuk ka patur asnjëherë një ftesë zyrtare për një marrëveshje apo për një vazhdimësi të koalicionit me LSI.  Dhe nëse do të kishte një të tillë atëherë do të duhej që të bëhej edhe një bilanc i mirëfilltë i mënyrës se si ka funksionuar koalicioni qeveritar në këto 4 vite, arritjet por edhe problematikat që ka, bazuar në çdo fushë dhe bazuar mbi çdo pikë të marrëveshjës së vitit 2013.

Rama thotë gati sa e kemi lutur LSI dhe e kemi konsideruar gjithmonë një partneritet strategjik marrëveshjen me atë.

 

Të kërkosh një marrëveshje në media është diçka tjetër dhe të kërkosh një marrëveshje zyrtare me Kryetarin e LSI është komplet një gjë tjetër, do thoja unë.  Kështu që ndoshta mund të ketë qënë edhe një mos rakordim, nuk e di.

Pra nuk jeni në dijeni të bisedimeve/negociatave që mund të ketë pasur mes dy krerëve të partive të majta ?

 

Jo, absolutisht.  Kam qënë shumë e fokusuar tek procesi integrimit europian të vendit.

Ky spoti i fundit elektoral kur Kryeministri priste një gjobë si polic rrugor.

Mua më bëri përshtypje një fjali e spotit, ku thuhet që“Më duhet t’jua marr gjobën sepse me to do të ndërtojmë spitale, shkolla, çerdhe. . . .

Në fakt në buxhet të shtetit shkojnë ato.  Gjobat.

 

Në buxhet të shtetit por ka një problem.  Duhet të kemi pak vizion për ekonominë, që do të thotë të hapësh vende të reja pune, të zhvillosh ekonominë, të ndërtosh edhe institucione që janë në dispozicion të njerëzve, do të thotë që realisht të kesh një strategji të mirëfilltë për zhvillimin e ekonomisë shqiptare dhe të gjesh mënyra alternative.  Nuk besoj se gjoba është e vetmja mënyrë për të ndërtuar shkolla dhe institucione shqiptare.

Po krijohet një preçedent me LSI sepse fushata e 2013 por edhe e 2015, Ilir Meta kishte atë sloganin e tij “Me qetësi dhe dashuri” dhe kishte arritur tja impononte të dyja palëve.  Ndërkohë duke se kjo, kalërimi i dy kuajve në të njëjtën kohë, sikur nuk po funksionon, dhe LSI po sulmohet nga të dyja krahët, sidomos nga PD.  Ju si e lexoni këtë?

E lexoj fare qartë.  LSI nuk më një parti e vogël.  Është një parti e cila konkuron fare mirë me dy partitë që mendoheshin më parë se ishin parti të mëdha.  Sot LSI punon fort dhe madje e kemi deklaruar në fushatën tonë që i kemi të gjitha mundësitë për të qënë forcë e parë.  Dhe forcë e parë jo thjesht duke dalë dhe duke kërkuar votën për të qënë forcë e parë por sepse ne mendojmë se me LSI forcë të parë, Shqipëria do të ketë drejtimin e duhur në qeverisje, do të ketë uljen e taksave për bizneset, do të ketë një fokusim shumë të mirë në ekonominë shqiptare, tek qytetarët, tek ajo çka i dhëmb realisht xhepit të qytetarit.  Do fokusohemi tek punësimi i të rinjve, tek punësimi i grave dhe vajzave, dhe për të patur një shtet. . . . . . .

 

Tё flasim pёr koalicionet politike. Tashmё dihet qё tё gjitha partitё po garojnё tё vetme. Ju cfarё perceptimi keni? Si i parashikoni koalicionat e mundshme?Deri tani keni luajtur rolin e King Maker-it tё atij qё ka celsat e pushtetit. Me kё jeni me tё favorizuar, mё tё predispozuar pёr tё bёrё koalicion me Ramen apo me Bashen?

Ne nuk kemi bёrё asnjё lloj parashikimi dhe Lёvizja Socialiste pёr Integrim funksionon nё bazё tё instancave tё saj , pra pёr cdo vendimarrje ne mbledhim Kryesinё, Keshillin Kombёtar pёr tё diskutuar qoftё koalicionet apo vendime tё ndryshme qё ne marrim pranё LSI.  Kёshtu qё do tё jetё momenti mё vonё ndoshta pas zgjedhjeve pёr tё diskutuar pёr kёto cёshtje. Ne kёto momente jemi tё gjithё tё fokusuar nё fushatёn elektorale dhe shumё madje.

-Ёshte momenti dhe pёr tё bёrё dhё njё bilanc tё kёsaj qeverie ku Ju keni qёnё anёtare e Kabinetit. Nё aspektin personal ishte komode tё punoje me Ramёn Kryeministёr?

Unё kam punuar si Klajda dhe kam pёrfaqesuar Ministrinё e Integrimit me tё gjitha mundёsitё, eksperiencёn, dёshirёn, vullnetin qe unё kam pasur pёr tё krijuar njё vazhdimёsi tё procesit tё Integrimit dhe pse jo pёr tё pasur disa arritje. A do tё isha unё e kёnaqur me faktin qё ne sot nuk i kemi celur negociatat?Absolutisht jo. Do doja qё shqiptarve ti ishte dhёnё mundёsia jo vtёm qё te ishin celur negociatat por tё pakten tё kishim celur dy kapitujt e parё.

Nё fakt pothuajse nuk ёshtё bёrё asgjё?

Mё vjen keq qё e thua kёtё.

Jo se ju fajёsoj ju.  Nё analizё te fundit nё Bruksel, gjykohet jo vetem gjithё qeveria, por gjithё institucionet, gjithe shoqёria deri te ekonomia e vendit. Pёr tё hapur negociatat ishin vetёm tre ligje pёr tu aprovuar. Ato u aprovuan?

Pervec tre ligjeve Qeveria duhet te kalonte dhe njё test, testin e ndёrrmarjes sё reformave, tё seriozitetit nё qeverisje kundrejt luftёs ndaj korrupsionit, krimit tё organizuar dhe reformave madhore qё duhet tё ndёrmerrte vendi.  Gjate vitit tё parё ne kemi punuar jashtёzakonisht shumё.  Mund tё them qё Ministria e Integrimit ka koordinuar nje pune voluminose tё jashtёzakonshme pёr plotёsimin e 5 Prioriteteve kyce ku u punua njё dokument qё ishte qё ishte Udherrefyesi i 5 Prioriteteve i miratuar nё Tetor tё vitit 2013 dhe deri nё Qershor ku Shqipёria mori satusin e vendit kandidat ne kemi raportuar thuajse cdo dite pranё Komisionit Europian pёr cdo arritje dhe cdo punё qe bёri Qeveria nё atё kohё sepse ne pajetёr duhet tё krijonim nje siguri tek ata qё kjo Qeveri do tё kryente reformat qe kёrkonte Brukseli, por dhe realisht qё kёrkonte vendi pёr tu ndёrmarrё. Ne na ёshtё dhёnё statusi i vendit kandidat jo nё Dhjetor tё 2013 por nё Qershor  tё vitit 2014 sepse vendet anёtare kёrkuan dhe 6 muaj tё tjera kohё pёr tё parё ecurinё e Qeverise nё atё kohe. Prandaj dhe unё doja tё thoja aq sa punё e madhe ishte bёrё nga Qeveria e kaluar ku mbeti me tre ligjet pati dhe njё vazhdimёsi pёrvec miratimit tё tre ligjeve qё ka qёnё dhe njё kusht i Levizjes Socialiste pёr Integrim dhe pёr marrёveshjen me Edi Ramёn  nё atё kohё edhe puna tjetёr qё u pasua nga vetё institucionet shqiptare dhe nga administrata shqiptare. Pas statusit tё vendit candida ne vijmё sot ku Shqipёria ka marrё njё rekomandim pozitiv pёr celjen e negociatave, qё ishte hapi i rradhёs sepse ne do duhet tё marrim rekomandimin dhe mё pas tё kemi dhe miratimin nga Kёshilli pёr celjen e negociatave. Nё Dhjetor kjo nuk ndodhi dhe kushti ka qёnё nje, tё cilin nuk do doja ta quaja njё te vetёm sepse zgjedhjet duam apo sduam ne janё njё kriter dhe ne sa mё shumё i afroheshim zgjedhjeve parlamentare aq me shumё dukej qё dhe vendet anёtare do duhet tё shikonin njёherё procesin zgjedhor nё vend me pas pёr tё dhёnё nje ok pёr celjen e negociatave.

Pёr dy arsye ndoshta qё Qeveria pёr mos tё dhёnё bonus dhe pёr tё parё zgjedhjet si kriterin e Kophenagen?

Patjetёr. Gjithmonё Ndrёrkombёtarёt e shohin procesin e Integrimit si tё pёrdorshёm nga partitё politike ne momentet elektorale. Gjithekush del me atё kartёn e vet qe unё kam bёrё punё tё mirё dhe mё ёshtё dhёnё celja e negociatave apo kam bёrё njё hap pёrpara nё procesin e Integrimit qё tregon qё shteti ka funksionuar mё se miri. Pёrvec kёsaj ёsshtё dhё Vetingu i cili u pengua dhe madje ka qёnё njё proces tejet i zvarritur edhe nё afatat kohore, por sot mё nё fund kemi njё clirim tё paktёn tё Komisionit qё ne kemi ne Kuvendin e Shqipёrise dhe le tё shpresojmё qё rezultatet do tё jenё mjaft pozitive se ato tё parat, sepse procesi Vetingut do tё zgjasё pёr vite me rradhё, do tё jenё pesё vite pёr tё pёrfunduar plotёsisht, pёr tё marrё pёrfundimisht celjen e negociatave. Ndёrkoh qё flasim pёr kapitullin 23 dhe 24 qё kanё tё bёjnё nё mёnyrё tё drejtpёrdrejt me reformёn nё drejtёsi, me ndёrtimin e shtetit tё sё drejtёs, me tё Drejtat e Njeriut, me Lirinё dhe Sigurinё, me Azilkёrkuesit e kёshtu me rradhё. Pra janё kapituj jashtёzakonisht tё vёshtirё tё cilёt hapen tё parёt dhe mbyllen tё fundit. Por ky proces ka filluar.

Qeverisё ku vazhdoni tё bёni pjesё cfarё do ti konsideroni si punё tё mirё ose dhe si sukses?

Reforma nё Drejtёsi. Ka qёnё njё nga sukseset mё tё mёdha tё kёsaj Qeverie dhe une do vazhdoj me tё njёjtёn frymё konsensuale qё u arrit nё Korrikun e vitit qe shkoi. Ёshtё njё nga reformat mё madhore qё ka ndёrmarre vendi, ёshtё njё reformё qё nuk do tё sjell vetёm njё ndryshim tё sistemit gjyqёsor, por realisht do tё krijoj dhe shumё mundёsi si pёr investitorёt venda sis dhe pёr ato tё huaj.

Pёr Reformёn nё Drejtёsi pati shumё debate, dy tre herё u cua nё  Komisionin e Venecias,pati polemika madje edhe akuza ndaj qeverisё ,ku u akuzua dhe kryeministri qё po tentonte tё merrte nё kontroll politik Gjyqёsorin. Juve cfarё sinjalesh ju vini nga Brukseli lidhur nga versioni fillestar i draftit te reformёs deri tek ai qё u aprovua?

Komisioni Europian nuk ka qёnё asnjёherё i interesuar pёr tё parё debatet politike tё brendshme qё ne kemi pasur. Rёndёsia mё e madhe pёr ata ,per ne dhe pёr mua si Ministёr i Integrimit ka qёnё vazhdimёsia e kёsaj Reforme pa vonesa nё kohё, sepse ne ishim dhe nё limitet e afateve kohore pёr njё vendim te rekomandimit pozitiv pёr celjen e negociatave. Partia Demokraike nё atё kohe ka qёnё nё drejtёn saj pёr tё parё draftin kushtetues, ndryshimet ne Kushtetutё. I coi në Komision tё Venecias. Ka pasur debate tё jashtёzakonshme. Ёshtё pёr tu vlerёsuar fakti qe kryetari i Kuvendit nё atё kohё ka luajtur njё rol tё jashtёzakonshёm nё konsensusin e 21 korrikut sepse ne vertet mund ta kishim miratuar kёtё reform si mazhorancё, do ishte fare e thjeshte seose votat ishin aty. Ccështja ёshtё se kjo reformё do tё kontestohet  njё ditё pasi ne ta miratonim atё dhe vendi nuk do tё gjente njё moment qetёsi.  Ajo krize qё u krijua kёtu ne Shkurt, Mars, Prill do tё ishte pёr shumё e shumё muajsh dhe nuk do tё ishte e drejtё kundrejt qytetarёve shqiptarё qё ti krijosh atё lloj pasigurie qё kishte marrё vendi nё atё kohё.

Reformёn nё Drejtёsi e konsideruat si sukses tё kёsaj qeverie po dёshtim cfare shikon?

Nuk ёshtё cёshtje dёshtimi sepse cdo Qeveri ka njё proces tё vetin nё tё cilin duhet tё kaloj, ka dhe disa priotitete. Unё mendoj qё fokusi i kujdo qeverie ne vitet e ardhshme do jetё te ekonomia, te shtimi i vendeve tё punёs , te thithja e sa mё shumё investimeve tё huaja

Janё realizuar 300. 000 vende tё reja tё punёs?

Kjo ёshtё ajo qё duhet tё kёmi fokus nё kater vitet qё vijnё.

Flasim pёr programin e punёs sё Lёvizjes Socialiste pёr Integrim. Kam pasur pak kohё mё pare kryetarin e partisё suaj Z. Vasili. Tha qё Bujqёsia dhe Turizmi janё 2 prioritetet kryesore tё Programit tuaj.

Sepse mendojmё qё janё dy sektorё qё injektohen nё mёnyrё direkte nё zhvillimin ekonomik tё vёndit. o tёshohim programin e Levizjes Socialiste pёr Integrim Ne jemi fokusuar tek cёshtja e punёsimit, te zhvillimi I kёtyre sektorёve qё ofrojnё  vende pune nese do tё investohet nё to dhe njё pjesё e mirё e programit do tu dedikohet tё rinjёve duke qёnё se ata janё shtyllё kryesore e levizjes Socialiste pёr Integrim dhe votot tona mё tё shumta vijnё prej rinisё. Madje po tё shohim dhe nё premtimin qё ne kemi bёrё pёr hapjen e vendeve tё reja tё punёs, program i Levizjes Socialiste pёr Integrim ёshtё shumё real. Ne kemi premtuar 170. 000 vende pune tё reja pune nga ku 100. 000 vende pune do ti dedikohen rinisё shqiptare dhe ёshtё njё program me kёmbё nё tokё ku ne mendojmё qё nё 4 vitet e ardhshme ёshtё plotёsisht i realizueshёm nёse ai do tё zbatohet pikё per pikё dhe do tё kuptohet nese qytetarёt shqipёtar do tё votojnё qё ky tё jetё programi fitues pra qё do tё zbatohet nё qeverisjen e ardhshme te vendit. Duke u fokusuar te rinia se si do tё arrihen kёto ne e lidhim fare mirё tregun e punёs me edukimin. Pra duke i drejtuar tё rinjtё pёr tё studiuar tek ata sektorё.

Sot Shqipёria ka me mijёra jurista , ekonomista dhe ndoshta shumё prej tyre ndihen dhe keq sepse ёshtё njё investim qё nёnave dhe baballarёve i shkon dhe pak dёm le tё themi ndoshta dhe momentan sepse atyre i duhet njё kohё edhe mё e gjatё pёr tё gjetur njё vend pune. Duhet tё ndajmё pak kёtё pjesёn e vendeve tё punёs nё administratё sepse e gjithё administrata ka vetёm 85. 000 tё punёsuar dhe investimi qё ne duhet tё bёjmё ne nё sektorin privat pёr tё hapur vende tё reja tё punёs. Pёr cdo biznes qё do tё punёsoj njё tё ri me programin tonё ne i ofrojm atij disa lejhtёsira fiskale pёr tё paguar vitin e parё tё masterit nёse ata vazhdojnё dhe master, tё kenё mundёsi tё ballafaqohen me shumё kompani te huaja dhe vendase nё vend pёr t’ju ofruar atyre kontrata tё siguruara qё pasi ato tё mbarojnё shkollёn tё punёsohen nё mёnyrё direkte nё kёto kompani. Unё kam mbaruar nё Angli dhe nё Universitetet tona ne kishim ditё tё hapura ku shumё kompani paraqisnin ofertat e tyre dhe pёrzgjidhnin studentёt tё cilёt lidhnin njё kontratё me ta dhe nё momentin qё dipllomoheshin mund tё fillonin nё mёnyrё direkte punё. Kёshtu qё ёshtё njё program shumё bashkёkohor qё i pёrshtatet mё sё miri dhe kushteve ne Shqipёri dhe kёto janё dhe disa alternativa qё nё fakt i duheshin shtuar jo veёm programit elektoral tё Levizjes Socialiste pёr Integrim por edhe vetё sistemit nё Shqipёri prej mёnyrёs se si si funksionon si treg. Pёrvec tё rinjve kemi Program shumё tё fokusuar dhe te gratё, kryefamiljare qё janё ato gra nё nevojё tё cilat nuk kanё bashkёshortin e vetё pёr tё bashkё kontribuar nё familjen dhe nё tё ardhurat e familjes sё tyre pёr tё marrё ndihmёn ekonomike tё plotё. Kjo ёshtё realisht me shumё rёndёsi por do tё punojmё shumё pёr ti dhёnё njё mundёsi gruas pёr tё qёnё pjesё e biznesit. Sot kemi rreth 32 % tё grave nё biznes. Me iniciativat tona dhe me programin qё ne kemi prezantuar nё LSI nёpёrmjet kredive tё buta, nёpёrmjet bashkёpunimit qё qeveria do duhet tё ketё dhe marrёveshjeve me bankat e nivelit tё dytё pёr tё ofruar njё mundёsi qe gratё tё pёrfaqesohen nё biznes ne nivelin 45%  nё njё afat kohor prej 4 vitesh pra me gjithё mandatin e ardhshёm. Gjithashtu ёshtё me shumё rёndёsi pёr tё theksuar qё ёshtё shumё e nevojshme qё tё gjitha kompanitё private tё cilat punojnё. . . .

Kjo bёhet me ligj, e kanё shumё vende tё zhvilluara, kёshtu qe mendoj se ёshtё dicka qё mund tё arrihet. Ёshtё shqetёsim i ngritur edhe vetё nga shoqёria civile, ajo pjesё e shoqeёrisё civile qё merret barazinё gjinore.

Pyetjen e fundit duhet T’ja u bёj si Ministre Integrimit nё detyrё. Kur parashikohet nё dijenin Tuaj qё Shqipёria tё behet njё vend anёtar i Bashkimit Europian?

Procesi ёshtё aq kompleks sa qё ёshtё vёshtirё tё parashikosh dhe aq mё komplekse ёshtё vetё politika shqiptare, e cila shpesh herё ёshtё bёrё dhe njё barrikadё le tё themi, si barrierё pёr procesin e integrimit tё vendit. Ёshtё e vёshtirё tё parashikosh, shumё e vёshtirё tё japёsh data, e rёndёsishme ёshtё qё Shqipёria tё celё sa mё shpejt negociatat, tё fillojë kapitujt tё cilat janё shumё tё vlefshme pёr shtet ndёrtimin nё kёtё vend pёr Institucionet.

Besoni se nis kёtё vit hapja e kapitujve?

Unё mendoj qё priocesi i Vetingut do tё jetё ashtu sic duhet dhe sic ёshtё kёrkuar dhe tё jetё normal. Nese zgjedhjet do tё jenё tё lira dhe tё ndёrshme me standarte ndёrkombёtare sepse janё disa kritere qё ende priten pёr tu plotёsuar janё kerkesa tё ardhura dhe nga OSBE. . , kemi dhe njё ndёrrim tё pushteteve nё mёnyrё sa mё normale nё vend nёse do tё ketё nё vazhdimёsi. Mendoj qё po Shqipёria i ka tё gjitha mundёsitё pёr tё celur negociatat brёnda kёtij viti.

SHKARKO APP