Ministrja Gjosha: Marrëveshja Rama-Basha kundër stabilitetit

E ftuar në “Intervista e mbrëmjes” në TV Channel One, Ministrja e Integrimit Klajda Gjosha komenton marrëveshjen e 18 majit dhe pasojat e saj.

Pas marrëveshjes së 18 majit, është ashpërsuar retorika mes PS dhe LSI. Miqtë, aleatët, janë kthyer në armiq?

Deklaratat kryesore

Asnjë mbledhje qeverie me Ministrat teknikë të PD

Shkarkimet në administrate, strategji politike kunder LSI

Taska forca pa LSI, pjese e marreveshjes Rama – Basha

Pjesë nga intervista

Gjosha: Ne kemi kontribuar shume qe te arrihej nje marreveshje qe opozita te ishte pjese e zgjedhjeve te qershorit, nuk mund te ndodhte ndryshe, por fatkeqesiht qe nga ajo dite, marrevshja po prodhon me shume surpriza. Ne kishim menduar qe do te ishte nje marreveshje e stabilitetit dhe nderkohe po ndodh e kunderta, duke pare deri ne largimet nga administrata shteterore te cilat kane shkaktuar shume pasiguri.Reforma ne administraten publike eshte ka qene nje nga prioritetet kyce te integrimit europian dhe ne raportojme cdo dite prane BE per te, dhe nuk eshte mire qe kjo reforme te zhbehet dhe te kthehemi pas ne kohe. Dhe nga ana tjeter do te kemi te gjithe keta punonjes te administrates qe do ti drejtohen gjyqeve, une kam bindjen qe shume prej tyre do te fitojne ceshtjen dhe do te marrin edhe demshperblimin qe ata meritojne, por demshperblimi, mos harrojme paguhet serish nga taksapaguesit shqiptare nuk paguhet nga asnje politikane.

Marrëveshja thuhet se eshte bere ne funksion te rruges se integrimit europian…

Gjosha: Kjo qe po ndodh me administraten nuk e ndihmon aspak rrugen e integrimit, perkundrazi, e frenon ate.

A kemi te bejme me nje strategji te mirefillte politike kunder LSI?

Gjosha: Une mendoj qe po. Nuk e di nese eshte pjese e marreveshjes por qe surprizat po i shohim çdo dite.

E demtojne LSI?

Gjosha: Absolutisht qe jo, LSI behet me e forte sa here tentohet e kunderta.

A keni bere ndonje mbledhje qeverie qe nga dita kur asaj iu bashkuan Ministrat teknike te PD?

Gjosha: Jo, nuk kemi bere asnje mbledhje me pranine e Ministrave teknike.

Para pak ditesh u ngrit task forca pa LSI….

Gjosha: Besoj qe duhet te jete pjese e marreveshjes.

SHKARKO APP