Miss Gjermania: S’jam e lidhur me Shpat Kasapin
Albijona Muharremaj është bukuroshja nga Kosova, emri i së cilës kohët e fundit është përmendur jashtëzakonisht shumë nga mediat rozë. 20- vjeçarja e cila këtë vit rrëmbeu kurorën e “Miss Deutchland World 2015”, është përfolur edhe për një lidhje të mundshme të saj me këngëtarin Shpat Kasapi. Por ja çfarë thotë ajo gjatë një interviste për “index-online”, teksa e ka mohuar këtë lajm duke thënë se me këngëtarin janë vetëm miq…
Kur ndodhi paraqitja e parë në pistën e modës dhe cili ishte emocioni i parë i paraqitjes suaj?
– Paraqitja e parë e imja në pasarelat e bukurisë ishte në vitin 2014 tek “Miss Interkontinental Kosova”.
Çfarë ju nxiti të merreni me këtë profesion?
– Qysh si vajzë e re kam pas dëshirë të parakaloj në pasarela të jem pjesë e botës së bukurisë, kjo më ka nxitur gjithmonë.
E prisnit që të jeni ju e përzgjedhura e Miss Gjermanisë?
– Jo, nuk e prisja këtë sukses sepse kishte shumë vajza të bukura.
Na tregoni për emocionin e parë kur u thirr emri juaj, si ishte?
– Ishte një ndjenjë e jashtëzakonshme dhe e paharrueshme.
Ju do të përfaqësoni Gjermaninë në “Miss World në Kinë”, sa jeni optimiste për një fitore të radhës?
– Optimizmi është gjithnjë tek unë, megjithatë atë duhet theksuar se “Miss World” është një kompeticion me përmasa Botërore e duhet të jetë një garë tepër e fortë.
Si po ndihesh tashmë si fituese e çmimit të madh në Gjermani?
– Ndihem shumë e lumtur dhe krenare për këtë titull që mora si më e bukura në Gjermani.
A është Albijona e dashuruar?
– Është private.
Është përfolur se jeni në lidhje me këngëtarin Shpat Kasapi, cila është e vërteta e këtij lajmi sipas jush?
– Shpatin e kam mik të mirë dhe asgjë më shumë
Kush ishte mbështetja juaj në këtë drejtim?
– Mbështetjen më të madhe e kam natyrisht nga familja ime. Nga mami kam shumë përkrahje të madhe. Si dhe nga make- up Artistja Nazlije Sadrijaj e cila edhe më menaxhon.