Monika Kryemadhi: Lezha, goxha pjesëmarrje e madhe në zgjedhje

Deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, prononcim për “ABC News”:

Si ka shkuar procesi zgjedhor gjatë ditës së sotme?

Procesi zgjedhor në të gjithë bashkinë e re të Lezhës tashmë  është drejt procesit të mbylljes. Kutitë janë drejt përfundimit. Atje ku ka njerëz në radhë, do të vazhdojë të qëndrojë hapur deri sa të votojë dhe personi i fundit. Është karakterizuar nga një qetësi. Sigurisht me disa incidente të vogla sporadike të cilat kanë ndodhur jashtë qendrave të votimit, por jo brenda qendrave të votimit dhe që karakterizohen nga një lloj qetësie dhe një kulturë.

Sigurisht që situata ka qenë pak e tensionuar jashtë qendrave të votimit për arsye nga më të ndryshmet, qoftë në disa lagje të Shëngjinit apo të Torovicës dhe te lagjja “Skënderbej”. Por më pas me ndërhyrjen edhe të dy palëve, qoftë të kampit të majtë, qoftë të kampit të djathtë që kanë tërhequr simpatizantët e tyre, situata  është tërhequr dhe stabilizuar.

Si ka qenë pjesëmarrja në zgjedhjet e 2015-s krahasuar me vendoret e 2011-s?

Sigurisht që ulja e trendit është më e vogël për shkak sepse votojnë për dy persona, për kryetar dhe për këshillat bashkiake. Por duke qenë se tashmë është një këshill i madh dhe jo dhjetë këshilla, natyrisht dhe interesi i njerëzve të përfshirë në procesin e votimit  është më i vogël se sa ka qenë më përpara. Kështu që normalisht do të ketë një trend rënie, por për mua nuk do të thotë që Lezha hyn te bashkitë që ka pjesëmarrje të vogël. Është goxha pjesëmarrje e madhe. Mesa kam të dhënat e fundit të orës 17.00, pjesëmarrja ka qenë 42- 45 për qind, gjë që  është e pritshme  në dy orët e fundit. Sigurisht që ka pasur pjesëmarrje më të madhe të komunave Zejmen apo Shëngjin. Banorët e Lezhës e frekuentojnë dhe plazhin dhe kanë qenë në dy orët e fundit nëpër qendrat e votimit.

 

 

SHKARKO APP