Noka: Qeveria e ka kthyer në frymë popullore kultivimin e kanabisit
Dy ngjarjet më të rëndësishme, zgjedhjet në Dibër dhe sulmet që i bëni qeverisë për kultivimin e hashashit. Pse e sulmoni kaq shumë qeverinë, në një kohë kur shifrat e policisë tregojnë për mijëra rrënjë kanabis të asgjësuara?
Çështja nuk është se në po sulmojmë kaq shumë qeverinë, çështja është se kjo qeveri po sulmon dhe rrënon qytetarët. Ne jemi opozita dhe kemi për detyrë t’i dalim në mbrojtje qytetarëve kur sulmohen dhe rrënohen nga qeveria. Është kriminale të fusësh një frymë të tillë në Shqipëri, frymën që, të pasurohesh në këtë vend, duhet të bësh gjëra të pista. Dhe kjo është fryma e qeverisë. Ky është investim politik i qeverisë.
Hashashi ka 25 vite që mbillet në Shqipëri…
Jo. Është mbjellë në një fshat, jo në gjithë Shqipërinë. Këta duan ta kthejnë në frymë popullore kultivimin e kanabisit, që kush nuk ka punë të merret me hashashin. Kjo është e tmerrshme. Po kërkojnë të fusim frymën e inkriminimit me hashashin. Ky biznes që është shndërruar tashmë nga kriminal në qeveritar dhe kriminal, ka filluar të ketë viktimat e veta. Nuk kanë kaluar 10 ditë, e kemi 5 viktima për hashashin. Problemi është se shqiptarët nuk kanë nevojë për këtë lloj rrugë. Kanë nevojë që politika e qeveria tu krijojë mundësi e politika zhvillimi.
Mbi ç’baza akuzoni qeverinë?
Mbi të gjitha provat e mundshme që i di çdo shqiptar. Ka një ligj që këta bëjnë sikur nuk e dinë, që është bërë nga qeveria Berisha, që ngarkon me përgjegjësi penale pikë së pari personin që e mbjell, kryeplakun, kryetarin e njësisë vendore, administratorin sot, strukturat policore. Inspektori i zonës nuk mund të mos e dijë. Nuk ka fshat që të mbillet hashash dhe inspektori i zonës, shefi i komisariatit nuk e di. Të gjitha faktet që 30% i mbledhur shkon te ministri, nuk me kam shpikur unë. Çoni një vartësin tuaj në terren dhe të kontaktojë një grup kriminal dhe do ua thotë qartësisht se sa janë paguar. Është gjithë Shqipëria e mbuluar me hashash.
Kryeministri ka dhënë shifra, ku ka nxjerrë se në gjithë territorin është mbjellë hashash kur keni qenë ju, Basha dhe Nishani. S’ka qenë vetëm Lazarati…
Ju i besoni këto që i dëgjuat? Pse u kujtua Kryeministri të na e thotë sot këtë fjalë, kur ka 3 vjet në pushtet. Pse nuk i tha në 2013-ën? Përmendi vetëm Lazaratin. Ju besoni se shqiptarët besojnë dokrrat e Kryeministrit. Marrin Dibrën, parcelat dukeshin me sy dhe shefi i komisariatit ishte në dijeni, i pyesnim banorët a janë të këtyre personave parcelat dhe na thoshin, po, të atyre janë. Dukej me sy. Kanë prapavijë shtetërore. Ku flitej për hashash në kohën e qeverisë “Berisha”? Në kohën e qeverisë Berisha, mbillej drogë në Lazarat, po, në zonën e Lumit të Vlorës, në tre fshatra të Malësisë së Madhe dhe një fshat në Lekbibaj.
Pse i linit këto?
Nuk i linim. Përjashto Lazaratin që ishte problem se pas 97-ës ishin të armatosur, zona të tjera nuk kishte, i shkatërronte policia. Ishte një fshat, u zhduk hashashi, shumë mirë, ne ishim shumë dakord, por jo zhduke nga Lazarati dhe pastaj merre e mbille të gjithë Shqipërinë. E keni parë Tepelenën? Shko shihe fshatin e ministrit të Brendshëm. U kanë thënë fshatarëve mos mbillni perime, por hashash. Ka rrezik që vitin tjetër, m.q.s jemi në vit elektoral, të merremi me import perimesh, se s’ka më perime në Shqipëri, ka vetëm kanabis. Kjo është fryma që ka futur kjo qeveri. A mund të mendohet në një vend demokratik, shtet ligjor, që makina private e Ministrit të Brendshëm të përdoret për trafik droge? A mund të mendohet që kushërinjtë e ministrit të jenë trafikantë?
Këto banda kanë lindur pas 2013-ës? Pse nuk i keni goditur?
Kanë lulëzuar pas 2013-ës, prej garancisë që iu dha Edi Rama. Cila ishte garancia? Ja ku e keni ushtarin tuaj, Saimirin, ky do t’ju qeverisë. Realiteti i këtij vendi është ulëritës.
Qëndrojmë te shifrat? Rama tha që këtë vit janë asgjësuar sa për 8 vite të qeverisjes tuaj…
Nëse gjatë qeverisjes tonë në Lazarat ishin 20 ha, 20 ha sot i ka vetëm Gusmari. Minimalisht, 18 mijë km2 të Shqipërisë, janë të mbjella me hashash. 28 mijë është i gjithë vendi. Shihe me avion dhe Shqipëria këtë vit duket e gjelbër. 100 fish më shumë hashash prodhohet hashash sot në krahasim me 8 vitet e qeverisë së PD. Pastaj, shifrat e policisë nuk janë të besueshme. Sivjet kanë filluar vrasjet për pazaret e drogës. Grupet kriminale të drogës, prishen për pazare. Pesë viktima ka në këtë fillim shtatori. Të pesta rastet janë të bëra publike. Rasti më i fundit është në Shkodër, ku dy djem daje vranë djalin e hallës, se kishin shpenzuar 80 mijë euro për kultivimin e hashashit.
Pse qenka qeveria e implikuar kur paska korrje?
E thonë qytetarët poshtë. Shkoni pyesni. Qytetarët e dinë se kjo është parcelë e filanit dhe filani i ka dhënë 30% për rrënjë filanit që është shef komisariati. I ka thënë më duhen se do i çoj lart. Ka edhe korrje, por korren ato sipërfaqe të atyre që nuk kanë paguar 30%-shin.
Si e siguroni këtë informacion? Ka njerëz brenda strukturës së policisë?
Padiskutim. Për fat të mirë, në policinë shqiptare është një shumicë dërrmuese e shëndetshme, që duan shtetin, ligjin, duan të bëhet ky vend.
Si u informuat për rastin e avionit në Ishëm?
Njerëz të përgjegjshëm brenda strukturës së Policisë. Nuk është fare e rëndësishme sesi u informova. E rëndësishme është gjëma. Në një moment kur kryeministri po fliste me pasion se Shqipëria është e pastër nga droga, në atë moment ra droga.
Sipas dëshmive, ajo ka qenë pistë hipizmi dhe ai ka ardhur për turizëm?
Është version më shumë se qesharak. Unë e kam parë vetëm atë pistë. Kishte një muaj që ishte ndërtuar dhe ishte vetëm për këtë punë. Ishte edhe vendi ku ndizej zjarri për të njoftuar pikën e uljes. Ishte një pistë e ndërtuar nga profesionistë, në një terren gjeografik fantastik. Ishte studiuar në mënyrën më perfekte të mundshme, e mbrojtur nga njëra anë, larg qendrave të banimit, vetëm nga deti mund të vije në atë pistë, e padukshme.
Keni akuzuar ministrin Tahiri se ka prishur hetimet…
Ministri i Brendshëm ka prishur hetimin dhe për këtë të jeni të sigurt. Është kujdesur të shpërndajë informacionin se piloti po flet. Përpara se piloti të merrej nga Prokuroria, ishte trajnuar të thoshte se kam ardhur për turizëm. Por siç duket rrethanat e çuan që të bashkëpunonte me drejtësinë dhe të fliste. Kjo i tmerroi grupet e trafikut. Dhe në këtë moment, direkt ministri shpërndau informacionin, për të paralajmëruar që ky po flet, por largohuni. Siç bëri me grupin e Beso Sulës, të Taiëanit, me grupin e hashashit, kur iu tha se e keni nga shërbimet e huaja. Tradhti më të madhe për shtetin dhe për policinë nuk ka.
Ku e bazoni këtë?
E bazoj në informacionin e njerëzve që kanë qenë prezent. Ose kur e ka nisur Tahiri, ose kur e ka lexuar tjetri mesazhin. Qëndron siç qëndroi mesazhi i Edi Ramës për Saimir Tahirin. Edhe kjo qëndron. Saimir Tahiri ka dekonspiruar hetimin e kësaj çështje me emër.
A është kjo simetrike me atë që thatë ju, se ka rënë një avion me drogë, nuk mund të merrej edhe kjo si nja, largohuni se avioni ra…?
Kur ka rënë avioni, grupet kriminale kanë pasur përfaqësues aty. Avioni është ngarkuar dhe më pas është shkarkuar.
Zgjedhjet në Dibër i cilësuat si nisje të revolucionit por rezultati ishte dëshpërues, një diferencë mbi 10 % si e shpjegoni?
Ishte rezultat i frikshëm, por duhet të analizojmë arsyen pse ndodhi kjo. Ne kishim besim dhe jemi të patundur në besimin to0në që qytetarët janë kundër kësaj qeverie se fryma në popull është masivisht është kundër kësaj qeveria. Ne u angazhuam të gjithë sepse Dibra do të ishte një test dhe rezultoi që ishte një test i barbarisë qeveritare dhe maskaradës elektorale. Në Dibër vetëm fushatë nuk u bë. Në Dibër Damian Gjiknuri shkonte me thasë, jo me premtime.
Ishin gjithë grupi parlamentar dhe ish-drejtorët e qeverisjes suaj, përse nuk i kapët këto raste?
Ti i ke parë edhe vetë duk shpërndarë edhe lekë edhe miell, i kanë publikuar edhe mediat. Por ne kemi qenë dëshmitare të gjërave më të tmerrshme se kjo. Kam takuar pensionistë që thonin or bir dua të të votoj ty por më kanë ardhur kryeplaku, administrator, punonjësi i ndihmës sociale dhe ka thënë që në rast se nuk i fotografon votat e tua dhe të fisit tënd do të hiqet ty dhe plakës tënde pensioni. Ne kemi qenë dëshmitarë të faktit që kanë shkuar dhe kanë kërcënuar me heqjen e asistencave. Ne kemi qenë dëshmitare të kërcënime të mësuesve për të çuar të fotografuar votën tek drejtuesit. Ne kemi pasur disa raste në Maqellarë. Jam detyruar personalisht të marr në telefon drejtorët e shkollave, administratorin, punonjësin e ndihmës sociale duke i thënë je duke shkelur ligjin dhe do të përballësh për këtë, këta e morën si kërcënim, por unë u bëra me dije se shteti do të veprojë ndaj tyre.
Ju u akuzuat se përdorët dhunë, dhe shoferi juaj nxori pistoletën, çfarë ka ndodhur në këtë incident?
Kjo pra ka qenë dhe nxirrnin njerëzit pikën e lotit, se ishin nën kërcënim, kjo ka qenë historia dhe këta fantazonin. Njerëzit kanë kapur një punonjës të tatimeve që bënte terror bizneseve në Maqellarë dhe gjithë Dibrën dhe e ndaluan vetë banorët. Masakër, kërcënime lekë, ka hyrë një sasi e madhe e lekut të pisët në Dibër.
Më sqaroni konfliktin, kandidati i majtë ka shkuar dhe ka mjekuar vetë atë që ishte goditur nga ju.
Incidenti ka ndodhur në komunën Tomin ku administratori socialist është kapur nga militantët tanë duke shpërndarë para dhe në një vend ku shteti nuk vepron banorët kanë të drejtën të veprojnë vetë.
Ajo që vepruat ju ishte vetëgjyqësi, sepse akuzuan ju dhe shoferin tuaj?
Ajo është shpifje, unë flas për rastin konkret që ka ndodhur. Sajesat dhe shpifjet nuk kanë ndodhur. Ndodhi dhe në Maqellarë që e ndaluan një punonjës të tatimeve duke shpërndarë para dhe duke kërcënuar dhe njerëzit janë detyruar të ndalojnë shpërndarjen e parave. Ku ka ndodhur ndonjëherë në këto vite që shefi i komisariatit të kërcënonte vetë shtëpi më shtëpi. Ku ka ndodhur ndonjëherë që grupeve kriminale të hashashit tu caktohet qendër votimi.
Nuk kuptoj këtë gjë, kjo diferencë me 4 mijë vota të jetë e blerë, si mundet? Kaq njerëz pa dinjitet qenkan?
Nuk ka lidhje dinjiteti ne jetojmë në Tiranë por atje është ndryshe dhe të të vijë shteti dhe të thotë se pensioni jot dhe i plakës tënde pas të hënës do të ikë. Ata u detyruan që për të mbijetuar të mblidhnin votat e të gjithë familjes.
Kjo i bie që të mos ketë më zgjedhje në Shqipëri, nuk shikoni asnjë lloj përgjegjësie që nuk krijuat një frymë?
PD në Dibër krijoi një frymë të shkëlqyer, bëmë fushatë të shkëlqyer dhe qytetare, program të shkëlqyer për Dibrën. Fryma e rrëzua dy ditët e fundit nga paratë, ne nuk ishim për të bërë roje atje, ishim për fushatë. Nuk mund t’i ndalonim të gjithë ishin me mijëra punëtorë të shtetit që shpërndanin para. Ata u nënshtruan nga terror i pushtetit, nga paraja e pisët nga kërcënimi i grupeve kriminale të drogës që si kurrë ndonjëherë kishin mbështetjen e policisë.
Nuk shikoni një lloj përgjegjësie për humbjen edhe brenda vetes?
Tjetër gjë është çfarë kemi për të rregulluar brenda vetes sepse kemi shumë për të rregulluar, por pavarësisht këtyre shteti terrorizoi me kërcënim, drogë e para të pista të gjithë Dibrën. Nuk u nënshtrua Dibrën, por një fashë e nëpunësve të shtetit donin apo nuk donin duhet të votonin PS. Pensionistët, pavarësisht bindjeve duhet të votonin patjetër të mbanin pensionin edhe ata me ndihmë sociale duhet të votonin patjetër që të mos mbesnin pa bukë, por ne na votuan. Morëm vota nën kërcënimin e gjithë shtetit. Pret që një fshatar me njëmijë halle në kokë që kur i thotë kryeministri të votojë ose s’do ketë investime të mos votojë?
A zgjodhët kandidatin e duhur, kur edhe ai vetë nuk mundi të votojë?
Ai ishte më i mirë i mundshëm. Nuk besoj se mund të gjendet dikush që të sulmojë atë. Kryeministri thotë që këta sollën një të importuar ndërsa ne çuam djalin e tyre, por ky bie ndesh me veten. Pse votoi Vlora një të importuar që çoi Rama? Kandidati i tyre nuk dinte të lidhte dy fjalë.
Ju keni qenë për një kohë të gjatë sekretar organizativ i PD, a kanë funksionuar strukturat si duhet?
Kanë funksionuar maksimalisht. Nuk kishte çfarë të bëhej tjetër vetëm të merreshin armët. Çfarë ishte demokratike u përdor nga ne në Dibër, por ne nuk mund të përdorim blerjet, kërcënimet, terrorin shtetëror sepse pot a kishim bërë në 2013 këta nuk vinin në pushtet. Me Edi Ramën nuk mund të bëhen zgjedhje të lira dhe demokratike. Qeveria e Sali Berishës nuk ka bërë asnjë nga këto gjëra.
A mendoni se nuk keni arritur të krijoni dot frymën që pjesën e pavendosur ta bëni për vete?
Po të ishit në Dibër e kuptonit se sa na donin. Kur ishim në Dibër dilnin njerëzit na takonin, përshëndesnin dhe na mbështesin ndërsa kur dilnin ata fshiheshin nëpër shtëpi. Kjo është fryma.
Si ka funksionuar koalicioni i kundërshtarëve, LSI e mbështeti kandidatin? Kishit përballë PS-LSI-PDI apo PS-PDI?
Nuk më intereson as më shqetëson fare kjo. Unë përballë kisha një qeveri se kandidati ishte një manekinë, nuk mund ta shaj si djalë pavarësisht historisë familjare, ku babai i tij kishte qenë një nga vampirët e Dibrës.
Ai fitoi me 4000 vota, edhe në bastionet e PD…
Nuk fitoi Rama i vogël, fitoi Rama i madh, fitoi terrori kërcënimi, shitja e votës dhe droga.
Po thua që Rama i madh mundi Bashën?
Po them që Dibra konfirmoi që Edi Rama nuk njeh votën e lirë, standardet dhe proceset demokratike zgjedhore . Edi Rama me çdo mjet demokratik dhe antidemokratik kërkoi dhe arriti qëllimin për të blerë votën e dibranëve dhe me standarde të tilla nuk mund të ecë ky vend.
Çfarë duhet të ndryshojë në Partinë Demokratike që të krijojë besim tek njerëzit?
PD është gjithmonë në ndryshim që gjithmonë ka nevojë për rregullime e përmirësime. Ajo është çështje që i takon kryetarit ta diskutojë, nuk jam unë personi që mund të flas. Unë çdo mendim që kam në lidhje me partisë e diskutoj me kryetarin dhe institucionet e partisë.
Si i gjykoni vërejtjet e Bregut dhe Selamit?
Unë sot nuk shoh brenda vetes të këqija, e keqja e madhe është përballë, është Edi Rama. Nëse do shoh vogëlsira brenda vetes i bëj nder Ramës dhe nuk do t’ia jap këtë kënaqësi.
A mendoni se po ndiqni të njëjtën trajektore që pati Rama gjatë opozitës në 2005-2013 dhe ai foli për vjedhje votash?
Rama tha hap kutitë në 2009-ën por në 2013-ën kishte po aq vota, ai ngriti një alibi për të shpëtuar kokën në PS. Por ne kemi vërtetuar me fakte dhje dokumente kërcënimet dhe vjedhjet. Ku ka bërë vaki që ashtu siç ndodhi në Dibër që shefi i krimeve të rënda të shesë hashash për të blerë votat. Nuk kanë guxuar ta përgënjeshtrojnë për asnjë moment një gjë të tillë, ne nuk kemi bërë diçka të tillë në kohën tonë ky është ndryshimi. Edi Rama përdorte alibi, ne përdorim fakte. – “Report TV”.