Petrit Vasili: Me Ramën nuk ka as shtet dhe as zgjedhje
Përfaqësuesi i LSI-së, Petrit Vasili deklaron se në shumë zona të Shqipërisë ka rifilluar mbjellja e hashashit. Në një intervistë për “Fax News”, ish-deputeti i LSI-së shprehet se një zhvillim i tillë konfirmon edhe një herë se pas këtij projekti është qeveria “Rama”.
“Kjo polici, meqë ma hapët këtë temën e policisë, në vend që të merret me krimin, në vend që të merret me kriminelët, në vend që të merret më trafikantët, në vend që të merret me rimbjelljet e mëdha të kanabisit, kanë rifilluar mbjelljet e mëdha të kanabisit. Në keni mundësi, merrni kamerat e shikoni në zonat e Shqipërisë. Shkoni në qarkun e Gjirokastrës, shkoni në qarqe të tjera. Pra në vend të merret me këtë, e di se çfarë bën kjo? Sot kanë miratuar me VKM krijimin e një kompanie me oficerë me polic të shtetit që mund të ofrojë shërbime private të tjerëve“,- tha Vasili.
Intervista e ish-Kreut të Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, për ‘Fax News’
Kemi pasur një deklaratë të kreut të PD-së, z. Basha për DW, ku ka deklaruar se nuk do të ketë zgjedhje lokale pa u dënuar ata që sipas opozitës kanë vjedhur zgjedhjet e shkuara. A ka një ndryshim në qëndrimin e opozitës? A do shkohet në zgjedhje pa kryeministrin Rama?
Nuk ka asnjë ndryshim në qëndrimin e opozitës. Ajo që Basha ka thënë është në koherencë të plotë me mënyrën sesi ne jemi larguar nga Parlamenti, për të cilën ne jemi në protesta pa ndalim dhe për të cilën shumica tashmë dërrmuese e shqiptarëve është në mbështetje të plotë të kësaj kauze. Sepse kur asnjë nga ata që janë kapur fajtorë në flagrancë nga vetë Prokuroria shqiptare, për asnjërin prej tyre nuk ka as më të voglin dënim, as më të voglin hetim apo qëndrim ligjor, absolutisht nuk mund të ketë pajtueshmëri as me këtë kryeministër që është koka e Meduzës, pra inspiruesi, përdoruesi, njeriu që krijoi këtë filozofi të grabitjes së votës me kriminelë dhe me askërrkënd tjetër. Ju e keni përcjellë sot se si lihet në burg Dorjan Protoduari, një djalë atje të Unaza e Re që mbron banesën e tij dhe se si kriminelët dhe maskarenjtë e pushtetit që vjedhin vota janë përjashta dhe nuk u hyn gjemb në këmbë. Kjo është drejtësia? Kjo qeverisje do t’i drejtojë zgjedhjet?
Nëse kanë cënuar rendin dhe sigurinë, edhe protestuesit duhet të marrin dënimin e duhur…
Këto janë pyetje shejtani që nuk vlejnë për një situatë kaq të rëndë nga e cila po flasim, sepse kjo është një situatë kritike nga e cila është vjedhur vota juaj dhe vota ime. Drejtues të lartë ku keni ministra, keni kryetarë bashkie njësh me kriminelët, të përqafuar me ta, një qeveri manipulative dhe grabitqare e votave me banda kriminale, nuk ka asnjë të ndaluar. Mesazhi është vetëm kaq, ai mesazh që doli në kronikat e RAI-t, ku thuhej se trafikantët dhe droga kanë blerë votat dhe do të blejnë sërish. Pra pa hyrë prangat për çdo njeri që prek votën apo ble votën nëpërmjet kriminelëve, këtu nuk mund të ketë as demokraci, as liri dhe as qetësi ky vend kurrë.
Në fakt ka një drejtësi të re, vettingu po vijon punën. Çdo ditë ka gjyqtarë që kalojnë nën sitën e drejtësisë së re. Nëse do të vendosen dënime më të rënda për vjedhësit e votës, a mendoni se do të shkëputet ose do të mbyllet përgjithmonë kjo histori?
Asgjë sot në Kodin Penal, merr dhe Kodin Zgjedhor brenda dhe ç’të doni nuk ka as pengesën më të vogël prej tyre që këta maskarenj që kanë vjedhur e mbledhur votat me kriminelë të venë në burg. Ka vetëm një që është shteti i kapur, drejtësia e kapur, Prokuroria e kapur. Ju e keni ndjekur një konferencë shtypi nga LSI ku u demonstrua sesi disa të rinj, por dy prej tyre duke hipur në autobus rrëmbehen nga njerëz të paidentifikuar, futen në furgon, shahen në mënyrë të poshtër atje brenda, çohen në polici dhe pyeten pse ishit në protestë? A do ikni sërish në protestë? Ndërsa këta maskarenjtë që dalin atje dhe bëjnë muhabet me kriminelët për të grabitur votat, për ta nuk ka asnjë të ndaluar.
Mungon vullneti politik apo ka probleme drejtësia?
Po ju them që drejtësia është e kapur, sepse u kap që kur Prokurorja e Përgjithshme u zgjodh në shkelje të Kushtetutës me 69 vota. Pse kjo qeveri e shkeli Kushtetutën me të dyja këmbët? Që të kishte pandëshkueshmëri, sepse dosja 339 dhe 184 bubullon që nga Amerika, Zëri i Amerikës, RAI e ZDF-ja e thonë ka dy vjet e bllokuar. Përgjimet e bëra nuk zbardhen. E ka detyrim me ligj zbardhjen. Edhe diçka tjetër në vijim të asaj që Lulzim Basha me të drejtë ka thënë. Sot Ervin Salianji në emër të PD-së ka bërë publike disa përgjime të tjera të cilat janë aq të rënda saqë të gjithë siç jemi do të shkonim te Prokuroria me mijëra e do të gdhiheshim atje, derisa Prokuroria të çonte përpara drejtësisë dhe të vinte drejtësi për atë drejtësi që ka shkelur me dy këmbë. Çfarë bëri publike Salianji? Që ai drejtori i policisë atje, i qarkut të dytë më të madh të vendit, i cili ka deklaruar atje, ka deponuar në Prokurori që ai Fredi Alizoti ka thënë e kam takuar vetëm pak minuta. Ju e ndoqët vetë dhe e dëgjuat me veshët tuaj që kishte folur dhjetëra herë. Pra, një njeri që ka mashtruar drejtësinë shqiptare haptas. Nuk duhet të kishin kaluar as dy minuta, duhet të ishte ndaluar kudo që gjendej në territorin e Shqipërisë, sikurse janë ndaluar edhe kolegët tuaj, në studiot tuaja, ju kanë sekuestruar celularët, i kanë çuar atje, i kanë marrë procesverbalin, çdo gjë. A meqë këta kanë statusin që janë kriminelë të qeverisë, i bëjnë mbylljen, koperturën, mbulimin, përdorin këta horrat që qeveria bën sikur janë dëshmitarë, rrini të qetë se nuk ju prek njeri. Të tërë trafikantët i keni rrugëve. Tani më thoni ju mua, kjo është drejtësia e re? Kjo është kryeprokurorja e përgjithshme? Ja ku po i kërkoj unë llogari sot që këtu…
Reformën në Drejtësi ju e keni votuar në fakt…
Po pra që të kishte një Reformë në Drejtësi…
Po çfarë ndodhi?
U kap Reforma në Drejtësi, sepse u rrëmbyen institucionet, sepse nuk i thamë ne zgjidheni Arta Markun me 69 vota. Kushtetuta thoshte me 84. Pse? Që të kishte garë të garantuar, të ishte kandidaturë e paanshme, të mos ishte asnjëra palë dhe të udhëhiqej nga ligji. Madje në atë kohë ne si mazhorancë dispononim 88 vota, jo 84 dhe Komisioni i Venecias kërkoi mos e zgjidhni as me 84 vota. Mos e përdorni herën e parë meqë e keni, por përdorni 94 vota që prokurori të jetë i paanshëm dhe të mos kapet. Kjo është drejtësia e re. Ju lexuat sot deklaratën e 3 organizatave joqeveritare me Komitetin e Helsinkit dhe dy institucione të tjerë joqeveritare, ku kanë deklaruar edhe më parë për dy standardet e vettingut. Pra shkelje të rënda për disa, të cilët e kalojnë vettingun sepse janë miq të qeverisë dhe shkelje minimaliste apo qesharake të disa të tjerëve bëhen shkak për t’u larguar. Së dyti, pohon që nuk kanë fonde KLGJ dhe KLP pavarësisht se dy drejtuesit e tyre janë dy marioneta të pështira të pushtetit dhe nuk thonë asgjë, e ngrenë ata problemin. Po të kujtoni betejat e opozitës në Parlament, të cilat u bllokuan, u asfiksuan dhe nuk u lejuan, ne kërkuam që fondet të jepeshin aq sa kërkuan institucionet. E treta, pohojnë që vetëm 15 për qind e vettingut është bërë, ndërkohë që ka kaluar më shumë se gjysma e kohës kushtetuese në dispozicion. Pra, po nxjerrin tërë proceset kushtetuese jashtë radhe. Këto janë fakte jo të miat, por të një organizata joqeveritare. Kemi edhe një fakt tjetër. Sot keni dëgjuar deklaratat të bëra publike edhe në rrjetin investigativ BIRN, ku KLGJ dhe KLP mund të kalojnë kandidat për prokuror të përgjithshëm dhe inspektor të përgjithshëm që nuk vijnë nga magjistratat, të cilët nuk do të bëjnë vetting por KLGJ dhe KLP do të adaptojnë diçka, ata nuk mund të adaptojnë asgjë, ata duhet të shkojnë në kuvend të miratojnë ligjin, pra ata do bëjnë një lloj vettingu KLGJ dhe KLP. Ne kemi një institucion të vetingut dhe kemi pasur një devizë të vetme që vettingu do ti kalojë që të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët deri te më i fundit, ndërsa tani pa vetting mund të zgjidhet dhe prokurori i përgjithshëm, mund të zgjidhet dhe inspektori i përgjithshëm i drejtësisë, njëri me mandat 7 vjet, tjetri me mandat 9 vjet edhe pyetja e madhe që bëj unë ta dinë dhe tërë shqiptarët, kjo është drejtësia ë re? Për shkak të vettingut u larguan të gjithë drejtuesit e gjykatave apo edhe kryetari i gjykatës kushtetuese për një problem me pasurinë edhe shumë të tjerë gjykatës dhe njerëz me integritet të konsoliduar dhe tani mund të zgjidhen në krye të kryeprokurorisë dhe inspektori i drejtësisë, njeriu më i lartë i institucionit të drejtësisë dhe sistemit më të lartë të sistemit të ankimimit në republikën e Shqipërisë pa vetting. Ku u ra dëngla e vettingut me të cilën e hutuan dynjanë këto 3-4 vite, vettingu more vettingu saqë u çudit dynjaja dhe vettingu e shikonin edhe si riparues të kamerave edhe si një hidraulik edhe të gjitha me radhë, vettingu ishte ai çudibërësi i madh që do ndodhte. Ku e ka? A mund të kishte institucion në Shqipëri që të zgjidhej pa vetting, po pra e ka bërë të tillë edhe thonë jo e kemi bërë ne të parët. Këta janë dy të papërgjegjshëm, dy të kapur, janë dy njerëz me integritet mizerabël profesional edhe moral edhe kryetari i KLGJ edhe KLP ja do shikojmë, do adaptojmë ca procedura, kemi disa hapësira, kemi lënë edhe nja ca dritare që të komunikojmë me institucionet. Ça janë këta që po vënë arna procesit, ka vetëm një vetting, ka vetëm një institucion edhe nuk ka vakum fare, vakumin nuk e plotësojnë këta. Ligjet i ka miratuar kuvendi i Shqipërisë, këta janë instrumente që zbatojnë ligjin, nuk mund të bëjnë ligje këta, ta kenë të qartë të gjithë që nuk mund të bëjnë ligje edhe as të interpretojnë ligje. Këta zbatojnë pikë për pikë ligje edhe këta thonë do gjejmë ca dritare, do gjejmë ca hapësira. Po çfarë janë këto dritare edhe hapësira? Po kështu lloj drejtësie klienteliste do bëjmë? Drejtësi klienteliste ishte edhe ajo e vjetra edhe e lamë pas. Kjo prokuroria meqë më the për drejtësinë e re ti, kjo prokuroria që u zgjodh me pompozitet dihej sikur do rrinte 2-3 muaj se kështu na thanë këta që kaq e ka, të shkurtër edhe do iki. Kjo i bëri nja 16 muaj, gati një vit e gjysmë atje edhe në kohën e kësaj ka pasur vetëm një meritë në thonjëza se mos të keqkuptohet njeri të bllokonte dosjet e mëdha, siç është 339 edhe 184. Prokuroria e vjetër e dënuar, e anatemuar, e goditur nga të gjitha anët, ajo i prodhoi me gjithë defektet e mëdha që kishte, i prodhoi këto dy dosje të mëdha që hodhën një dritë të madhe mbi këtë krim të pashembullt që i është bërë zgjedhjeve por bashkë më të edhe demokracisë e cila sot na ka bërë që të kemi një parlament monist, të kemi një qeveri të kapur deri në grykë nga kriminelët, të mos kemi drejtësi se nuk kemi gjykatë kushtetuese e gjykata të tjera. Ju e keni parë që gjykata e lartë ka 31 000 dosje, 31 000 e kusur dosje, aq më keq që edhe cilësia e atij grupi të vogël që ka mbetur është mizerabël, ju e dëgjoni që 130 çështje kalojnë në 3 orë gjykatë e lartë në ditë, drejtësi është kjo. Mund të mendoni ju që jeni ankuar në gjykatë të lartë që gjykatës i ka kushtuar më pak se 30 sekonda se aq kohë është po ti pjesëtoni 130 dosje në pak orë punë. Pra kemi tronditur shtetin kryq e themel dhe jemi kthyer jo në monizëm, por në një republikë të shpërbërë strukturalisht nga pikëpamja kushtetuese dhe në pikëpamje morale. Pra kemi zhbërë çdo gjë të ngritur me mundim të shtetit. Unë përdora termin monist për të kuptuar që është rrëmbyer nga një grup kriminal politik se nuk është as monizëm, se monizmi ishte një mynxyrë për Shqipërinë, por ishte një sistem rregullator për ta. Ky është sistemi më abuziv, sistemi më i kriminalizuar me të cilin Shqipëria është përballur ndonjëherë. Qytetari nuk ka raportin e tij me shtetin, por ka raportin me kriminelët, të cilët kanë vënë disa burratinë atje në krye të shtetit, të cilët i komandojnë ata.
A mendoni se do të kenë rezultat lëvizjet e Ministrisë së Brendshme me policinë?
Kjo polici, meqë ma hapët këtë temën e policisë, në vend që të merret me krimin, në vend që të merret me kriminelët, në vend që të merret më trafikantët, në vend që të merret me rimbjelljet e mëdha të kanabisit, kanë rifilluar mbjelljet e mëdha të kanabisit. Në keni mundësi, merrni kamerat e shikoni në zonat e Shqipërisë. Shkoni në qarkun e Gjirokastrës, shkoni në qarqe të tjera. Pra në vend të merret me këtë, e di se çfarë bën kjo? Sot kanë miratuar me VKM krijimin e një kompanie me oficerë me polic të shtetit që mund të ofrojë shërbime private të tjerëve. Pra shteti, policia ngre një kompani të vetën dhe thotë po të keni nevojë ju, do bëni ndonjë dasmë të madhe ju? U duhen 100 vetë bodyguard dhe shoqërues se kushedi çfarë ndodh ja merrni se keni 100 polic të shtetit dhe do të na paguani paratë. Pra këta bastardë që drejtojnë këtë vend, në vend që tu ngrihen qimet e kokës për këtë vend për të punuar 24 orë në 24 për të çliruar vendin nga krimi i organizuar e nga droga, këta ngrenë kompani private, e pa dëgjuar në historinë e Shqipërisë. Pse është e pa dëgjuar? Kur u ndërtuan policitë private, cila ishte arsyeja? Se disa funksione të caktuara, të cilat duhet të ofrohet nga privatët, të cilat kanë nevojë, u krijua kjo mundësi e madhe, ju e dini që prej kaq vitesh, ju vetë keni subjekte që përdorni policinë private, por që Policia e Shtetit të afrohet si një kompani sigurimesh private, por ky është turp i mbaruar. Ky ishte hap i fundit për ta dhënë, mund ta vini në headlinet tuaja, për ta vënë dhe Policinë e Shtetit me PPP dhe për t’i vënë përfundimisht një gurë të madh zyrave të shtetit dhe për të deklaruar që këtu në këtë vend, shtet nuk ka.
Ka kapacitete Policia e Shtetit për ta bërë këtë?
Pyesni këtë derdimenin, se këta e quajnë kriminel këtë Lleshin, ky është në radhë të parë një turp i uniformës dhe turp i gradave të tija. E kuptoni pra, polici private, çfarë komente t’iu bëj më shumë se kaq? Këta thonë të vriten njerëzit atje në stadium, thotë nuk kam policë, si duket i ka futur njeri në mendje se këta janë të gjithë hajdutëri e gjallë, të rrëmbejmë, të bëjmë këtë kompani, se këtu del ndonjë lekë. Kaq është mentaliteti dhe i thonë rrezik ndonjë klubi sportiv që nëse do siguri ti merr nga këta tanët se këta i kemi më të fortë, i kemi më të mirë ne, i kemi më të përgatitur. merr po jep lekët. Se ky është kuptimi se si Policia e Shtetit të thotë hajde të jap unë shërbime private. Bëni një sondazh, e kam metaforikisht, në rast se nuk përgjigjet 99% e shqiptarëve janë të pataksur, nuk do të jetë 100% vetëm ky Lleshi me këta të tijët, me Veliun, vetëm këta do të votojnë kundër se 99.9% e shqiptarëve do të çmenden. LSI-stë, socialistë, demokratë, pa parti, me parti, që vijnë nga emigracioni do pataksen. Do ta shikoni këtë lajm se tani ka dalë nëpër portale keni për të lexuar komente të tmerrshme sepse as shqiptari më i fundit, dhe ai militanti më i thekur i partisë nuk mund të kuptojë dot që policia është polici private që do mbulojë dasma, do mbulojë sebepe të tjera. Ka ditëlindjen ndonjë që ka para shumë, do ti thotë merr ca policë shteti se janë të mirë, janë më të sigurt ata. Ndonjë ka një gëzim, synet, a ndonjë gjë siç janë këto zakone do të çojë policinë e shtetit, ti bëjë qokën aty.
Ndërkohë z. Vasili kemi ndjekur edhe një ditë më parë protestën e opozitës. Do të vijojë me këtë aksion opozita? Çfarë po ndodh me terrenin? A janë të qartë qytetarët shqiptarë se çfarë ofron opozita? Keni mundur të shpalosni platformën në të gjitha qytetet?
Shih si është çështja. Platforma e opozitës ka disa momente shumë të rëndësishme ku qëndron. Momenti i parë është dhe i pa lëvizshëm, është çlirimi i vendit nga krimi dhe nga kapja. ju e kuptoni se në çfarë situate është. Së dyti, një platformë ekonomike shumë e qartë, ku taksat të jenë të qarta për çdo qytetar. Pa historitë e poshtra dhe të pa ndershme. Histori prej hajdutësh të taksës së ndershme, ju e keni dëgjuar taksën e ndershme, progresive, andej kaq e andej pa kadhe sot opozita është shumë e qartë dhe për planin ekonomik dhe për politikën e taksave të ulëta dhe për politikën e taksave të qarta. Pra secili e di, në fillim të vitit, fund muaji, se cilat janë detyrimet. Ulje, shkurtime të abuzivitetit me të gjitha llojet e taksave. Qëndrim të drejtpërdrejtë për problemet delikate siç është problemi i karburanteve në mënyrë të veçantë, e cila është një nga krye hajdutëritë me të cilat përballen shqiptarët. Zhdukja përfundimtare e konceptit më shkatërrimtar me të cilin janë përballur shqiptarët që kishte të bënte me shëndetësinë falas, që ishte turpi më i madh që mund të ekzistonte. Rikthimin e paqes, qetësisë, ligjshmërisë dhe autonomisë nëpërmjet ndryshimeve të rrepta ligjore dhe me një financim minimumi 5% për arsimin. Pra ato që janë shtyllat e mëdha të programit. Dhe një program social me kryefjalë punësimin, punësimin e vërtetë, jo punësimin që thonë këta që kemi realizuar, 300 mijë vende të reja pune dhe ikën 400 mijë vetë nga Shqipëria. Ju i patë të gjitha llojet e sondazheve, të Gallup-it e të gjitha sondazhet e botës, mbi 70% e shqiptarëve duan të ikin dhe po kaq duan të ikin nga të rinjtë. Duhet bërë e pamundura për të ndalur këtë rrjedhje dhe për të hequr atë kriminalizim që i ka ndodhur Shqipërisë, ku jemi vendi i parë i azilkërkuesve, jemi vendi i parë për trafikun e minorenëve dhe rrezikojmë dhe çështjen e vizave, pasi siç e dini në parlamentin holandez është diskutuar vënia e vizave për Shqipërinë. Pra ky rrënim që e ktheu Shqipërinë hapa të tëra pas dhe e la praktikisht pa shtet, duhet pra ta rivendosim shtetin. Dhe me këto politika ekonomike shumë të qarta, politika shoqërore shumë të qarta. Pra e dinë shumë qartë njerëzit se çfarë presin nga opozita, arsim, ekonomi, punësim, në punësimin e veçantë të grave dhe të rinjve kanë shumë të qartë që kanë edhe zgjidhjen, edhe alternativën, e cila është e artikuluar. Jo vetëm nga puna e gjatë e opozitës edhe më parë pasi opozita këtë program do ta vendoste që në 2017. U vonua në kohë, por ndërkohë duke parë sesi është thelluar dhe duke u këputur kokën konçensioneve, pa asnjë lloj hezitimi dhe për të rikthyer atë paqe në Shqipëri që ka të bëjë në radhë të parë me mirëqenien. Shqiptarët duan të ndjejnë jo dënglat dhe mashtrimet pafund që dëgjohen statistikore. Por të kuptojnë që në këtë vit patën kaq para më shumë sesa një vit më parë. Dhe të mos paguajnë taksa abuzive pafund, duke filluar nga zabarhanizmi i Bashkisë së Tiranës me taksa pafund e shumë të tjera. Pra një shtet të drejtë transparent, që e dinë ku i kanë të drejtat dhe ku i kanë detyrimet ndaj tij, pa mundur të abuzojë kurrkush me ta. Kjo platformë është shumë e qartë edhe në pikëpamje të programit dhe të zgjidhjeve, më një qëndrim shumë të prerë për të rikthyer shtetin dhe pavarësinë e institucioneve. Për një gjyqësor të pavarur, ekzekutiv që kryen punët e tij dhe një parlament që kontrollon dhe siguron funksionet e kontrollit deri në fund.