Petrit Vasili: Këto janë zgjedhjet më të mira, testi tërësisht i fituar

Nënkryetari i lëvizjes Socialiste për Integrim, e ka cilësuar si një test të fituar procesin e votimeve sot në Shqipëri.

Kështu, në një intervistë për Tema TV, Petrit Vasili tha se këto janë zgjedhjet me standardet më të larta të zhvilluara në vendin tonë.

Sipas tij, nëse do të ecet me të njëtin ritëm dhe korrektësi edhe në administrimin e numërimit të votave, atëherë ky test mund të cilësohej tërësisht i fituar.

Zoti Vasili ju jeni në Mallakastër dhe po e ndiqni që andej procesin zgjedhor. Cilat janë të rejat që vijnë nga Mallakastra, ka pasur probleme procesi? Përgjithsisht procesi ka qenë i qetë, nuk ka asgjë për t'u shënuar. Ka qenë një pjesmarrje relativisht e lartë. Doja të tërhiqja vëmendje sepse shpesh publiku përcjell shifrat e përqindjes së pjesmarrjes e cila nganjeëhreë duke e ulët, por ajo i referohet listave të zgjedhjes, por për sa i përket pjesmarrjes ajo është relativisht e lartë. Siç dihet më shumë se gjysma e votuesve shqiptarë janë në lista por ata nuk janë pjesë aktive. Ju e keni parasysh se në lista janë të regjistruar 3 milionë e gjysëm shqiptarë por që përgjithsisht votojnë 1 milionë e gjysëm ose e 1 milionë e 500­600 mijë. Kështu që përgjithsisht pjesmarrja është e kënaqëshme për mendimin tim. Deri tani në shkallë vendi nuk duket se ka incidente të cilat e cënojnë rëndë procesin zgjedhor. Kemi një përparim në procesin zgjedhor, por ka pasur disa incidente që mesa duket nuk do ta lënë procesin të pa cënuar.

Mendoni se jemi ende larg standardeve për realizimin e zgjedhjeve në Shqipëri?

Nuk do të doja ta shihja absolutisht me pesimizëm këtë proces. Besoj se ecuria pozitive është e dukëshme. Duke bërë një krahasim me zgjedhjet që kemi lënë pas, do thoja që është shumë qartë që po shkojmë gjitmonë drejt një standardi të lartë edhe për mënyrën se si po administrohen zgjedhjet, por edhe për sa i takon klimës elektorale. Nuk besoj se disa episode të shkëputura do të mund të shënjojnë një standrat të ulët. Në mënyrë sistematike po ndahemi në mënyrë përfundimtare nga zgjedhjet me standard të ulët. Nuk kanë krahsim këto zgjedhje dhe kjo është për meritë të të gjithëve. Shqiptarët dora dorës janë pjekur politikisht dhe po ndahen nga një histori e tillë. Nuk duket se është kaq i pjekur institucioni i Komisionit Qendro të zgjedhjeve. Referuar ditës së sotme, në të paktën 3 bashki ka patur gabime në fletët e votimit të cilat kanë cënuar procesin zgjedhor.

A mendoni se do të ketë në raport një cënim të procesit, sepse KQZ u shfaq në papërgjgjshmëri në administrimin e materialeve zgjedhore?

Unë nuk do të doja të komentoja absolutisht veprimtarinë e KQZ­së. Sa i takon materialeve zgjedhore ka vetëm gabime të karakterit teknik, nuk ka asnjë qëllim dhe asnjë anëshmëri politike. Është e mira gjithmonë e më shumë që këto të evitohen, por nuk kanë shënjuar politikisht dhe mbi të gjitha nuk kanë treguar njëanshmëri politike në procesin zgjedhor, sëëmundje e vjetër kjo e Komisioneve Zgjedhore në Shqipëri. Ju po flisni për një proces të mirë deri tani dhe po jepni përshtypjen se ne jemi duke e kaluar testin e vënë si kusht nga BE

 Zgjedhjet e 21 qershorit janë konsideruar si kusht për zhvillimin e demokracisë në Shqipëri, por dhe si test për hapjen e negociatave me bashkimin Europian?

Sigurisht që do të duhet të presim edhe procesin e numërimit të votave i cili është dhe një etapë tjetër e rëndësishme e procesit dhe përkujdesi do të jetë maksimal. Sigurisht deri tani ky është një test i fituar, duke pasur dhe një administrim të votës po me këtë frymë dhe po me këtë korrektesë atëherë ky do të ishte një test tërësisht i fituar. Nëse do të kishte problematika, sigurisht që kjo do të shënonte një problem më vete. Por deri më tani nuk më rezulton se do të ecim ndryshe, sepse edhe 23 qershori që lamë pas na tregoi se kishte një vijushmëri të normalitetit zgjedhor me atë të administrimit zgjedhor. Kultura e ndryshuar duket se po bën punë.

SHKARKO APP