Prezantuesja Eliona Pitarka: Ja me cilin do bëja seks pa u menduar fare

Në rast se modeles dhe aktores, Eliona Pitarka, i afrohet dikush dhe i kërkon që të propozojë se cilin aktor do të donte që ta kishte partner në një film, ku do të kishte edhe skena erotike, atëherë ajo nuk do të mendonte shumë. 25 vjeçarja nga Tirana e cila tashmë është duke u kthyer në një mit tregon se në Shqipëri nuk do të pozojë nudo për arsye të ndryshme, aktrimi është ëndërr e saj e madhe, po kush është Eliona jashtë asaj që e njohim mësojeni në vazhdim.

Kush është Eliona jashtë fushës së modës?

Eliona është një vajzë plot gjallëri që pëlqen të jetë gjithë kohës e rrethuar nga shoqëria dhe njerëzit e dashur.

Jeni shkolluar për Marrëdhënie Ndërkombëtare, ndërsa merrni me modelim, pse?

Pasionet e mia që e vogël kanë qenë drejt artit, në pamundësi për të vazhduar Akademinë e Arteve për Kinema, u mundova ta kompensoja me modelingun. Duke qenë se gjithmonë më ka pëlqyer që të jem në kontakt me kamerat dhe aparatin fotografik.

Cili është suksesi më i madh deri tash në fushën e modelimit?

Unë jam një person pak ambicioz dhe gjithmonë janë në kërkim për më shumë. Bashkëpunimi me një kompani në Prishtinë, ku udhëtuam drejt Zvicrres dhe Gjermanisë për të sfiluar me koleksionet e veshjeve kombëtare shqiptare për festat e Pavarësisë padyshim që ka qenë një ndër ngjarjet më të bukura dhe më të suksesshme.

Çfarë synoni të arrini duke u marrë me këtë aktivitet?

Siç e thashë më lart synimi im ka qenë gjithmonë Kinemaja dhe aktrimi. Dhe kam menduar që modelingun do ta përdorja si një trampolinë për të arritur më lart.

A i kushtoni kohë leximit?

Këtë vitin e fundit kam qenë shumë në lëvizje dhe me aktivitete të ndryshme duke mos pasë shumë kohë dhe hapësirë, por padyshim që kur pushoj, leximi është një ndër gjërat që e bëj me shumë kënaqësi.

Keni ndonjë idhull?

Idol për mua është çdo femër me vetëbesim e që lufton për të pasur gjërat që do më shumë në jetë.

Cili është mashkulli ideal për juve?

Një mashkull, i cili më përkrah e më mbështetë në zgjedhjet dhe pasionet e mia.

Për çfarë ju pëlqen Shqipëria dhe për çfarë jo?

Rinia shqiptare është shumë e talentuar në përgjithësi dhe emancipimi që edhe pse po ndodhë gradualisht më pëlqen. Por pavarësisht paragjykimet dhe komplekset janë ato që po na lënë pak mbrapa.

Keni qenë ndonjëherë në Kosovë?

Sigurisht që po, në disa vende të ndryshme të Kosovës. Për punë dhe për argëtim me shoqërinë.

Do të pranonit të pozonit nudo për një revistë?

Në tregun shqiptar nuk besoj ende, por gjithsesi kjo gjë varet nga shume faktorë.

Nëse do t’u kërkohej të luanit një film ku do të kishte edhe skena sensuale e seksuale dhe ju do të pranonit, cilin aktor do të donit ta kishit partner?

Pa dyshim dhe pa u menduar fare, Johnny Depp.

Cilat janë planet tuaja për të ardhmen?

Të mbaroj studimet dhe të fokusohem më shumë te pasioni im më i madh, aktrimi.

SHKARKO APP