Rama: Akuzat e mia ndaj Metës? Problemi është tek sistemi, jo njerëzit
Në intervistën e tij për gazetarin Tim Sebastian, drejtues i “Conflict Zone” në “Deutsche Welle”, kryeministri Edi Rama është ngacmuar edhe për akuzat që ai ka bërë më parë ndaj Ilir Metës.
Rama e ka pranuar se i ka bërë ato numra, por thotë se problem nuk është tek personat, por tek sistemi.
Ju keni formuar një koalicion me një person që quhet Ilir Meta, për të cilin keni thënë: “Ai është shembulli i gjithçkaje të kalbur që ndodh në Shqipëri”.
Po unë e thashë.
Ju e thatë. Ju ishit kaq i dëshpëruar për pushtet saqë shkuan në krevat politikisht me njeriun që qartësisht e përçmonit. Pse?
Unë besoj fort që nuk është një person, nuk janë njerëzit, por është sistemi.
Por ju nuk sulmuat sistemin sulmuat njeriun. Ju sulmuat njeriun.
Nuk është njeriu, nuk janë njerëzit është sistemi. Dhe unë nuk isha i dëshpëruar për pushtet, isha i dëshpëruar të shihja Shqipërinë të bënte përpara dhe të bëja gjithçka që mundesha ta shihja këtë të ndodhte dhe po e bëj këtë së bashku me të tjerët dhe jam i lumtur që e shoh.
Pra ju nuk keni ndryshuar mendim se sa i kalbur është ky njeri?
Sërish nuk ka të bëjë me një njeri…
Ju e thatë për të, kështu që ju e bëtë të dukej se ishte për të?…
E thashë më 2011.
Po. Po.
Tani po ju them që ne kemi një koalicion, i cili po funksionon shumë mirë dhe po ja dalim shumë mirë bashkë.
Sa njerëz të kalbur ka këto ditë në koalicionin tuaj qeverisës?
Nuk kemi njerëz të kalbur në koalicionin tonë qeverisës.
Përveç këtij personi që ju akuzuat si të kalbur në 2011?!
E kam bërë. Nuk po e mohoj që e kam thënë. Por ka diçka mjaft të thjeshtë për politikën, ajo funksionon përmes zgjedhjeve, numrave, programeve dhe axhendës së përbashkët. Për sa kohë këto janë në vend, gjërat mund të shkojnë përpara.