Robert Aliaj: S’më plas fare!

Robert, shumë gjëra ndodhin në skenën e “Dance With Me”. Janë pjesë e një skenari të caktuar, apo totalisht spontane?

Unë skenarë nuk njoh, nuk ka ndodhur ndonjëherë që unë të marr një skenar në dorë dhe nuk guxon njeri të ma thotë. Nuk i kuptoj skenarët në një show live, ku njerëzit duhet të jenë emocionalë dhe spontanë. Nëse ata mësojnë një tekst përmendësh dhe dalin kallëp aty, është problemi i tyre. Në këtë spektakël flitet më shumë për karaktere sesa për garë kërcimi në të vërtetë.

Si i sheh ti konkurrentët?

Nuk mund të pretendosh që është një garë kërcimi, pasi ata njerëz nuk kanë lidhje me kërcimin. Ata janë njerëz publikë, të njohur për gjëra të tjera. Nuk besoj se vijnë aty për të treguar që dinë të kërcejnë, por për një arsye tjetër, që unë dua të besoj se një nga ato është që të bëjmë një festë. Kaq e thjeshtë është. Pastaj secili prej tyre e di vetë pse ka ardhur, nuk mund ta di unë.

Mendon se je i ashpër në gjykim?

Jo, fare! Unë mendoj që gjërat duhet të jenë ashtu siç janë, dhe nuk ka nevojë as t’i amplifikojmë dhe as t’i minimizojmë. Unë them çfarë mendoj, them tërësisht çfarë mendoj unë, pavarësisht trendit që mund të jetë aty.

Të ka shprehur ndonjë nga konkurrentët pakënaqësi?

Jo. Vetëm adhurim po shprehën. Vitet e mëparshme ka ndodhur që personazhet që merrnin pjesë në këtë spektakël i merrnin kritikat e tua si çështje personale.

Po gjatë këtij edicioni?

Ky është fenomen i shqiptarëve, që çdo gjë e marrin për personale. Unë edhe vitet e kaluara nuk kam pasur asgjë personale, pavarësisht disa momenteve kur ka pasur një lloj tensioni, sepse mua nuk më pëlqejnë njerëzit që kacavirren. Kacavjerrësit nuk i kam shumë keq, ata që duhet të vihen në evidencë nëpërmjet forcës së dikujt tjetër. Ai që do të evidentohet, le të projektohet si i tillë, si i mirë, si i fortë, i mençur e me vlerë… E kam fjalën që, kështu duhet të jetë një njeri publik, një artist, një politikan dhe njerëz që përfaqësojnë vlera publike. Nuk duhet të gjejnë mënyra për të rënë në sy. Mënyra për të rënë në sy dhe më e bukura është që të jesh ti vetë, dhe kështu do biesh patjetër në sy, sepse nuk je si të tjerët. Këtë dua të sjell aty dhe insistoj, që, duke qenë ti vetë ai që je, do biesh në sy, sepse jemi të gjithë unikë.

Shumë të paragjykojnë për mënyrën tënde të drejtpërdrejtë dhe kontroverse të sjelljes…

Për ata që më paragjykojnë, nuk më plas b***a fare! Për të gjithë këta ufo dhe gjithë këtë armatë analfabetësh dhe injorantësh që e kanë populluar këtë Shqipërinë e shkretë nuk më plas fare! Unë nuk bëj asgjë për like, sepse po të shikoni profilet e celebriteteve shqiptare, do të shikoni që 95% e personave që bëjnë komente nuk dinë të shkruajnë shqip dhe janë vulgarë, janë injorantë, banalë, dhe bëjnë komente shumë skandaloze. Pra dua të them që, mua nuk më plas fare dhe nuk i dua këta njerëz, nuk kam interes fare, nuk i kam në fokusin tim fare.

Ka pasur gjatë “Dance With Me” ndonjë situatë apo rast ku je detyruar të frenohesh për të shprehur gjykimin tënd?

Nuk ka ndodhur asnjëherë. Unë ndaloj vetëm kur e shoh që duhet të respektoj personin sepse është i mbaruar, nuk ka ide, nuk ka personalitet dhe e shoh të vështirë të përplasem me një njeri që nuk ka forcë, më duket si abuzim.

Ky është i vetmi rast që të “frenon gojën”?

Po, sepse nuk më pëlqen të vë poshtë një njeri të dobët. Për shembull, unë nuk mund të jem përpara një femre dhe t’i shtyp kokën për të treguar që jam i fortë, nuk ndodh kjo gjë me mua. Unë jam i dobët me njerëzit e dobët dhe i fortë me të fortët.

Kërkon guxim që të japësh deklarata të forta siç jep Robert Aliaj, apo të shkaktosh debate si ai i edicionit të shkuar me Valbona Selimllarin?

Nuk do fare guxim. Unë nuk bëhem i fortë me Valbona Selimllarin. Valbona përfaqëson vetveten dhe qëllimi im nuk ka qenë kurrë të lëshoj deklarata që dëmtojnë Valbonën, sepse nuk është e vështirë ta lëndosh Valbonën. Unë nuk ka nevojë të bëhem i fortë me këtë gjë. – ‘Bluetooth’.

SHKARKO APP