Rrëfimi I studentes 21-vjeçare që jep lajmet e zhveshur: Eshtë mesazh revolte
Me pult në dorë, Enki Bracaj bën zapping në studiot e televizionit më të ri “Zjarr”, ndërsa i drejtohet audiencës me fjalët: E shikoni? Asgjë ndryshe në ekranet tona, ndaj atë gjënë ndryshe vendosa t’ua sjell me emisionin “360 gradë”. Enki Bracaj Në këtë emision jep lajmet kryesore, me xhaketë të hapur, ndërsa nxjerr në pah gjoksin zbuluar. Në këtë mënyrë, vajza 21-vjeçare, që s’është marrë kurrë më parë me televizion, fton publikun ta ndjekin në formatin ndryshe dhe që thyen të gjitha tabutë në Shqipëri. Po kush është spikerja më e guximshme e lajmeve, nga vjen dhe ku ka synim të shkojë? Gjithçka për veten dhe televizionin më të përfolur të momentit, ajo i tregon në këtë intervistë të parë të saj për gazetën “Panorama”.Je spikerja e parë e lajmeve në historinë e televizionit shqiptar, që bëhesh e famshme për pak ditë, pasi jep lajme me gjoks zbuluar.
Mund ta nisim këtë intervistë me prezantimin?
Po, mua më quajnë Enki Bracaj, jam 21 vjeçe dhe vazhdoj studimet në Marrëdhënie Komunikimi me Publikun. Jam nga Skrapari dhe jetoj në Tiranë.
Ke tentuar të hysh botën e televizionit më parë?
Kam tentuar pa fund të hyj në botën e televizionit, duke trokitur në disa media, por kam konstatuar se ka qenë shumë-shumë e vështirë për të depërtuar. Dhe gjen punë te “Zjarr TV”. Vetëm 21 vjeç dhe shumë e guximshme për të pranuar një ofertë të tillë.
Nuk të duket se ke rrezikuar paksa?
Jam shumë e sigurt që çdokush që do të ishte në vendin tim, pa dyshim që do e kishte pranuar një ofertë të tillë pune. Shumë vajza e kanë dëshiruar ta bëjnë këtë që bëra unë, por u ka munguar guximi. Unë e gjeta atë guxim dhe ja ku jam…
Kush ta bëri ofertën?
Pronari i televizionit “Zjarr”, Ismet Drishti. Më saktë, dëgjova që kërkoheshin spikere lajmesh për këtë televizion të ri në treg dhe shkova për të aplikuar. Pati shumë vajza që plotësuan formularin e aplikimit si unë, por pak prej nesh i përmbushnin kriteret.
Pse,cilat ishin kriteret që duhet të plotësontë një spikere e tillë dhe çfarë pyetjesh përmban aplikimi?
Kriteret që kërkohen nga çdo televizion, që shpall audiciome. Kryesorja ishte aftësia për të komunikuar me publikun dhe me kamerat.
Forma apo madhësia e gjoksit ishin kriter, duke pasur parasysh që ekspozimi i tij është risia që sollët në ëkranin shqiptar?
Jo. Askush s’na zgjodhi për formën e gjoksit.
Pra a do ishit përzgjedhur edhe me një gjoks të varur apo inekzistent?
Besoj që po, pasi dhe ajo transparencë do të ishte. Pra i përmbahej filozofis së televizionit për transparenc në informim.
Të japesh lajmet e zhveshur sa e veshtirë është ?
Dua të theksoj që veshja jonë është skënikë dhe nuk mund të quhemi të zhveshura ne ekran përderisa kemi xhaketë siper. Ndaj nuk më shkaktojnë probleme.
Jeni pa recipeta shumë provokuese apo jo?
Normale pa recipeta. Dua të sqarojë që veshja e përdorur quhet dekolte drejtkëndesh, të cilen jemi mësuar ta shohim kudo në ekranet tona . por jam çuditur nga vreri qe nxjerrin për ne në rrjetet sociale imoralët që shesin moral. Ne nuk paragjykojmë një vajzë që del ne qendër të Tiranës e veshur si në plazh, dhe paragjykojmë një vajzë, pra mua në rastin konkret, që shfaqt me dekolte në televizion. Në fond të fundit është skenike e gjitha… në rrugë sdo dilja kurrë.
Po dhe aq normale sa të duket ty nuk është apo jo per nje spikere lajmesh?
Une them t’ia lëmë më mirë në dorë publikut nese është normale apo jo. Pëederisa lajmi per ne ka bërë xhiron e botës, duke u cilësuar si risi . kuptova që vetëm prtalet shqiptare na kanë komentuar keq. Mediat e huaja na kanë vlersuar.
Askush nuk u ka shpëtuar komenteve pas zhveshjeve në publik,as ju. Mos ndoshta mungesa e eksperiences ju bën të çuditeni me komentet?
Unë nuk e bëra që njerëzit të diskutijnë çfarë numri kam gjoksin etj. Nga kjo eksperienc kuptova një gjë që njerëzit i shikojnë gjërat në mënyrë sipëefaqësore.
Pse cila është filozofia e kësaj mënyre ekspozimi?
Une jam një nga spikeret e emisionit të lajmeve “360 gradë” . ideja dhe mesazhi që sillet me xhaketë të hapur sipër gjoksit, është një llojë revolte e jona ndaj mesjave ne Shqiperi, të cilat shiten politikisht sa majtas djathtas . hapja e xhaketës është simbolikë e shprehjes së transparencës nga ana jonë , pra gjithmonë për lajmin e vërtetë.
Cilët janë politikanët që e merotonë transparencën tuaj?
E meriton publiku jo politikanët. Me ta nuk merrem. Tani që punoj në këtë televizion mundohem të jem sa më e informuar me lajmin. Vetëm kaq.
Do të jet e mundur që një politikan të jëtë në studion tënde?Dhe do të ishte e realizueshme një intervistë e tillë?
Është problem i tij,jo i yni, nëse nuk do të mundej. Ne nuk pranojm persona që vuajn nga zemra, por ftesa mbetet e hapur për këdo që të vij ne studio.
Mendon se do të ndihen rehat përball jush?
S’ka pse të mos ndihet rehat. Mirë është të dëgjojë atë që unë them ,jo të më shohë..
Për të qënë në kushte te barabarta me ju, edhe të ftuarit duhet të jënë të zhveshur?
Jo ne nuk detyrojmë askënd në mënyrën e të veshurit.
Cila është pika jote më e fortë për të qënë imazh televiziv?
Guximi,dhe kokëforcia për të arritur ate që dua.
Ndonjë talent? Talent besoj që kam mënyrën e komunikimit.
Gjoksi është pika jote më e fortë?
Jo. Nëse do të ishte për gjoksin do të kishin marrë vajza që kishin kriter gjoksin.
Dy arsyet kryesore pse ke pranuar, mund të jëtë etja pëe famë të menjëhershme , dhe pagesa shumë e mirë? Sa paguhesh?
Pagesa është shumë e kënaqshme por unë se kam bërë për famë se po të ishte kështu, unë do të kërkoja famë në një tëlëvizion më të madh, dhe jo në nje televizion të vogël si zjarr tv. Sa për pagese nune jam një gazetare fillestare dhe nuk mund të pretendojë një pagesë të majme vetëm se kam nxjerr gjoksin. Ndihem e kënaqur me pagesen.
Po e lumtur ndihesh që u bëre e famshme në pak ditë? Shumë e lumtur që mata dhe një herë pulsin e shqiptarëve, kuptova moralin e imoralëve dhe kjo gje s’më pelqen. Nëse unë do të kisha parë një femer në vendin tim s’do ta paragjykoja, bëjnë mirë të mos paragjykojnë.
Si reaguan familjarët e tu pasi të panë në ekran?
Falenderojë Zotin për mardhenien qe kam me ta. E bisedova fillimisht dhe më mbështetën, u mërziten pak nga komentet por më mbështetën pa fund dhe nuk më kërkuan në asnë moment të heq dorë.
Është shtuar interesi për ty, tani, të shkruajë djemtë?
Normalisht edhe ajo eshtë diçka e pashmangshme, por unë nuk jamë e dashuruar dhe as e interesuar per asnjë pasi jam shumë e re.
Komentet për ju pushtuan rrjetet sociale. Si u ndjeve?
Po, shumë imoral po bëjnë moral këto ditë. Unë prisja hapjen e ndonjë faqeje në Facebook, të tipit të bëhëmi kaq perona të vrasim Enkin. U bënë thirrje për protestë për mbylljen e televizionit, por nuk u mblodh askush.