Sherri në parukeri, flet pronarja: Ja grindja ime me klienten

Merita Merja, pronarja e sallonit të bukurisë te Rruga e Durrësit në Tiranë, ku ndodhi incidenti i pak ditëve më parë me vajzën 18-­vjeçare, mohon akuzat ndaj saj. Pas publikimit të videos që bëri xhiron e rrjeteve sociale, ku dëshmohej ngjarja e ndodhur në parukerinë e saj, pronarja e këtij biznesi, Merita Merja, u akuzua për dhunë.

Por, përveç kësaj akuze që bazohej në pretendimin se pronarja rrahu një kliente nga Sauku, ndaj saj janë bërë edhe aludime për shfrytëzim prostitucioni. Ka qenë një vajzë 16 vjeçe, të cilën, sipas mesazheve të publikuara nga “Jeta Osh Qef”, 40-­vjeçarja e ka shfrytëzuar si prostitutë, duke e shtyrë që të kryente marrëdhënie seksuale me klientët që i gjente ajo. Por vetë pronarja e parukerisë hedh poshtë akuzat për këto ngjarje dhe thotë se gjithçka është një sajesë. Merita Merja bën me dije se ka bërë kallëzim për shpifje dhe për kanosje në lidhje me jetën dhe biznesin e saj.

Në një intervistë për gazetën “Panorama”, Merja ka dhënë versionin e saj të ngjarjeve.

Pjesë nga intervista

Sipas Policisë së Tiranës, para disa ditësh ka ndodhur një konflikt në sallonin tuaj, për të cilin nisi edhe një procedim penal. A mund të na tregoni kur ka ndodhur ky konflikt dhe për çfarë arsyeje?

Ka qenë data 26 korrik. Gjatë gjithë kohës unë kam qenë e disponueshme në sallon duke punuar. Në një moment vijnë dy vajza, si gjithë klientet e tjera, dhe i kam mirëpritur duke i pyetur se çfarë dëshironin të bënin. Njëra nga vajzat më tha se donte të lyente flokët. I kishte tri ngjyra, donte t’i bënte një ngjyrë. Edhe unë i thashë që do t’ia bëja patjetër. Vajza nuk ishte fare e vetëdijshme në fakt as se çfarë ngjyre donte t’i bënte flokët. Një herë thoshte i dua këtë ngjyrë, një herë një ngjyrë tjetër. Gjatë gjithë kohës që ka qëndruar aty ka shprehur vetëm ankesa, ngritje zëri, fliste pa lidhje, bënte disa skena që nuk ishin fare normale për një femër, sidomos në sallonin tim. Në ato momente, salloni ishte plot me njerëz. Unë kisha nuse për të bërë, kisha plot klientë aty që prisnin shërbimin. I jam lutur duke i thënë: “Të lutem, mos ulërit se ka njerëz dhe mos bëj kështu”. “Nuk më intereson fare, se edhe unë kliente jam. Bëj çfarë të dua, unë kam të drejtën time”, më tha. Gjatë kësaj kohe unë hyra në zyrë, pasi do të bënte pagesën njëra nga nuset. Më vjen njëra nga vajzat e dyqanit dhe më thotë që të dilja, pasi ajo vajza po bënte skena jo të hijshme. Dal dhe i them: “Si e ke hallin moj vajzë? Çfarë ke? Pse sillesh kështu në sallonin tim? Këtu jam unë”.

Çfarë ndodhi më pas?

I thashë që, në rast se nuk i pëlqente puna ime, të ikte dhe të mos vinte më. Në ato momente, nuk më ktheu përgjigje fare. Deri në ato momente, ajo më kishte kërkuar tri ngjyra të ndryshme. Pra, në këtë formë, isha dëmtuar edhe vetë, duke bërë punë mbi punë dhe duke shpenzuar kohë. Por ajo po më dëmtonte edhe biznesin e imazhin, pasi në sallon ishin gati 30 veta. I ofrova edhe një kafe, por nuk pranoi. Kur mbaroi punë me flokët, doli te shkallët dhe po fliste në telefon e irrituar. Dola me stil edhe unë aty te shkallët. Kur e mbylli ajo telefonin, i thashë: “Të lutem, a të ka futur njeri për të bërë këto skena këtu? Të lutem ruaje gjakftohtësinë dhe mos merr zjarr kot se nuk ka ndodhur asgjë me ty”…./ Panorama.al Etleva Delia

SHKARKO APP