Shteti përballë grupeve kriminale/ Hajdarmataj: Politika lidhje me bandat, nuk lejon policinë të veprojë

Ditët e fundit qyteti verior, Shkodra, ka pasur mjaft ngjarje dhe vepra kriminale, si vrasjet ende pa autor, të cilat tronditën opinion publik dhe të qytetarëve të Shkodrës. Ish drejtuesi i policisë së Shkodrës, Arben Hajdarmataj i ftuar në studion e Report TV foli lidhur me vrasjet dhe bandat kriminale në Shkodër.

Hajdarmataj tha se policia e Shkodrës është në dijeni dhe ka informacion lidhur me këto banda, por është politika që nuk e lejon të veprojë. Sipas tij Shkodra ka policë shumë të mirë, por nuk mund t’i kenë ata të gjitha fajet në këto raste.

Kur policia kupton se dikush ka lidhje me poltikën?

Ai njeri që e sheh që ai njeri është i lidhur me poltikën, sa kohq jkam qenë drejtues policia nuk ka ndodh kjo.

Kur ka të tilla probleme, nuk mund të merren forca nga Tirana?

Policia e Shkodrës  kontrollon x banesë, këto i bën policia vendore, jo nga Tirana. Pasi policia vendore duhet të ketë gjithë informacionin për banorët,  është cdo ditë në terren, ka dosjet dhe informacionet e duhura.  Teknikisht policia nuk ka  asnjë lloj pengese as nga prokuroria.

Kanë qenë problematike familjet e shumëpërfolura në Shkodër?

Me informacionet që kemi, rivaliteti vjen për shkak të influencës se kush ka më shumë ndikim. Pra ka një rivalitet midis këtyre familjeve dhe ndikimi i tyre është për përfitime, të cilat çojnë deri në vrasje.

Filloi sekuestrimi i mjeteve të blinduara, do ketë arrestime të tjera?

Logjika të çon te kjo. Kur themi që qytetarët i dinë se kush i zotëron mjetet e blinduara, por ata nuk flasin dot, bëjnë sikur nuk shohin. U veprua tani, por nuk duhet ta shohim në sensin politik. Policia nuk duhet të presi që dikush ta ngrejë një problem dhe më pas të veprojë.

Pse nuk është reaguar më përpara? 

Këta persona,( bandat kriminale) kanë qenë të lidhur me instancat e larta. Politika i mbështet këta persona, pasi ua ka nevojën në zgjedhje. Por këto reagime harrohen shpejt. Unë mendoj që do ketë arrestime të tjera. Shpresoj mos të ngelin vetëm me këto 3-4 veprime që u bënë tani.

Ka pengesa në çdo betejë, kush është pengesa më e madhe sot ?

Pengesa më e madhe sot është, që krimi ka lidhje me politikën, ta mendosh që gjithë ajo drogë që u fut në Shqipëri të mos ketë mbështetje nga politika.

Kujtojmë që në 18 qershor u vra Mehdi Kavaja; në 15 korrik u vranë Boran Bërcana dhe Silvi Ndoci; në 10 gusht u vra Fatbardh Lici; në 23 gusht u zhduk Agron Mollaj dhe Gëzim Hysa; në 27 gusht u vra Prendush Fusha dhe në 1 shtator u vra Arjan Ferracaku.

Por deri më tani policia nuk ka nxjerrë asnjë deklaratë zyrtare mbi hetimet që po bëhen në Shkodër për vrasjet dhe për autorët e tyre. I vetmi autor i kapur është Alfred Pëllumbi, i cili vrau me thikë pas një konfliti pronësie 54-vjeçarin Prendush Fushaj.

SHKARKO APP