Spaho: Opozita nuk mund të bëjë sehir, do të luftojmë për të vërtetën

Rasti i Xhisiela Malokut ka shkaktuar furtunë në politikë. Palët duket se janë në garë kush e kush të artikulojë më shumë akuza.

Opozita thotë se mosreagimi në kohe për dhunën ndaj 25 vjeçares ishte pasojë e presionit mbi policinë e prokurorinë. Ndersa shumica i quan këto pretendime vijim të të ashtuquajturit skenari i “Babaleve”

Këtë të enjte PD dhe LSI kanë përshkallezuar aksionin e tyre duke paditur ne prokurori edhe kryeministrin Edi Rama. Për të biseduar më shumë rreth këtyre zhvillimeve në studion e edicionit qendror të lajmeve në Vizion Plus, ishte numri dy i demokratëve Edmond Spaho.

Fjalën e tij Spaho e nisi me një thirrje për kryeministrin Rama, i cili është i ftuar në emisionin Real Stori, që të marrë rezultatet e hetimit të “Babales 1” me zërin e Agron Xhafës dhe tu tregojë shqiptarëve të vërtetet rreth asaj.

Me poshte intervista e plote e Spahos e dhene per edicionin qendror te lajmeve ne Vizion Plus:

Ju depozituat padinë dhe thoni se z.Rama me këto padi me këto aktakuza mund të dënuhet 2, 3-4 vite, është pak e vështirë të besohet se padia juaj do ta dënojë kryeministrin. Cili është synimi kryesor i opozitës pse e ndërmerrni këtë aksion?

Opozita nuk mund të bëjë sehir pavarsisht se nuk kemi institucione organizma që të herojnë në mënyrë të ndershme të pavarur, dhe të vënë para përgjegjësisë  njërëzit, por është detyra jonë të luftojmë derisa të arrihen premisat që krijojnë këto institucione. Nga ana tjetër nëse do të shikohet se si ka evoluar ngjarja, do të kuptoni vertët se nga ato që ne i ekspozojmë publikut shqiptar është ashtu siç themi ne dhe jo siç pretendon kryeministri i Shqipërisë. Ka pasur një denoncim publik nga një nënkomisar në një intervistë të tij, njëkohësisht ai ka dërguar një letër për të gjithë institucionet më të rëndësishme shtetërore, dhe prokuroria ka filluar një hetim si për ngjarjen në Fushë-Krujë, ashtu edhe për kërcënimet ndaj nënkomisarit, por pas dy ditësh ka dalë kryeministri dhe ka thënë horri që është shndërruar në hero. Pra në një kohë që ka hetim ai ka dhënë verdiktin ka dhënë rezultatin i ka thënë prokurorisë kështu duhet të dali siç them unë, i shndërruar në hero i cili e ka shfrytëzuar këtë ngjarje për të marrë azil politik, por ne nuk do ti ndahemi këmba këmbës. Kjo është gjuha me të cilën flet kryeministri i vendit?

Sot Partia Socialiste aludoi se PD në fillim të sezonit ka kërkuar një lloj pazari për vettingun?

Asnjëlloj pazari, ato mesa duket i referohen periudhës së para dy viteve kur u miratuan shtatë ligjet e Reformës në Drejtësi, një prej tyre është miratuar me consensus, ligji për SPAK dhe Byronë e Hetimit, 6 ligjet e tjera duke qenë se mazhoranca ka dashur të kapë sistemin e drejtësisë. Reforma në drejtësi është bllokuar ne i kemi dhënë propozimin tonë se si mund të zhbllokohet ato nuk dëshirojnë.

Edhe këtë të enjte opozita bojkojtoi parlamentin, arsyet janë të qarta pasi opozita përsërist çdo ditë arsyet e këtij bojkoti. A ju rezulton e suksesshme kjo taktikë?

Ne kemi një marrëdhënie të kushtëzuar me Kuvendin dhe kemi propozuar një paketë për të luftuar krimin e organizuar dhe lidhjen e saj me qeverisjen në radhë të parë, eleminti kryesor i kësaj pakete është vetting i politikanëve kemi depozituar një nismë ligjvënëse në Kuvend dhe presim që ajo të shqyrtohet. Deri në momentin që ajo të vijë në kuvend pavarsisht vonesave që po bëhen duke e dërguar në Venecia, deri në momentin që ajo të jetë në Kuvend dhe të votohet do të mbajmë këtë lidhje të kushtëzuar me kuvendin. Më pas do të jemi si opozitë dhe do të përcaktojmë hapin e radhës.

Si opozitë keni treguar se në këtë sezon politik nga shtatori jeni fokusuar në ato që ju i quani zbardhje e skandaleve dhe denoncimet e skandaleve të shumicës, është e qartë se PS i quant ë gjitha këto sajesa. Për ju cili është bilanci i këtyre denoncimeve deri më sot? Jeni të kënaqur me atë çfarë keni arritur të bëni përmes denoncimeve?

Sigurisht, së pari unë dua tju them se asnjë prej denoncimeve të opozitës nuk ka qenë një gënjeshtër, të gjithë denoncimet që ne i kemi paraqitur publikut që nga muaji mars e deri më tani kanë vertetuar qëndrimin e Partisë Demokratike. Duke filluar që me rastin e përgjimit me vëlloain e Fatmir Xhafës, ku shumica mendon se është inskenim dhe gjithmonë na akuzon për mashtim, atëherë pse deri më tani nuk ka asnjë provë  të hetimit që ka bërë kryeministri, i cili bëri hetim brenda një ditë më pas e dërgoi në Itali, pastaj në Angli ku janë provat se ishte i manipuluar dhe i gënjeshtërt.

Praktikishtë Partia Demokratike po shtyn përpara çështjen e vettingut në politikë, është vënë re se faktori ndërkombëtar nuk ju mbështet në këtë nismë, ku për këtë kemi dy prononcime të ambasadorëve të gjermanisë dhe të Britanisë së Madhe.

Unë para dy ditësh kam takuar sekretarin e shtetit në ministrinë e brendshme në Gjermani, Shtefan Majër I cili u shpreh se është një propozim shumë interesant dhe sa kohë që vetohen gjykatësit, prokurorët dhe policët nuk shikoj asnjë arsye se pse të mos vetohen dhe politikanët.

Z.Spaho cila do të jetë nisma e radhës e PD-së cila do të jetë denoncimi i radhës nëse mund të na e thoni?

Në kohën dhe vendin e duhur do të merri informacion për këtë pyetje port ë jesh i bindur se skandale për këtë qeveri ka pafund.

SHKARKO APP