Tan Brama: Së shpejti në një film dhe me koleksion veshjesh
Tan Brama: Së shpejti në një film dhe koleksion veshjesh
Intervistoi: Sidorela Lepri
Teksa flasim për “Break dance”-in, menjëherë sjellim në mendje emrin e tij. Është pikërisht fjala për Tan Bramën, ndër kërcimtarët e parë që solli para shumë vitesh këtë frymë në Shqipëri. E kemi parë në gjini të ndryshme, midis muzikës dhe kërcimit. Po ashtu sikurse jemi mësuar ta shohim thuajse në një pjesë të mirë të videoklipeve të artistëve të njohur.
“Nuk është e vështirë, pasi në rradhë të parë i kam miq dhe pastaj bashkëpunëtorë. Në këtë mënyra edhe puna me ta bëhet më e lehtë.”, tregon ai përsa i përket bashkëpunimit me këngëtarët e njohur.
Por kësaj radhe sikurse rrëfen vetë artisti për gazetën “Koha Jonë”, do të të sjellë një video muzikore, ku përpos kërcimit së bashku me grupin e tij Tani edhe do të këndojë.
“Më i përqendruar jam në kërcim dhe jam munduar që të sjell një frymë të re, ndryshe nga videoklipet e tjera që kanë pasur prezencë kërcimin”, thotë Brama.
Në një intervistë për suplementin “Koha Tjetër, ai rrëfen për angazhimet në sezonin e verës, pushimet, angazhimet përveç muzikës dhe kërcimit si edhe planet e ardhshme artistike.
Vera cilësohet si periudha më me angazhime për artistët. Si ishte kjo verë për ju, përsa i përket angazhimeve?
Përsa i përket angazhimeve kjo verë ka qenë shumë e ngjeshur me spektakle si brenda vendit dhe po ashtu jashtë tij. Por përpos këtyre që përmenda, po ashtu kam qenë i angazhuar edhe me videoklipet muzikore, ku gjthmonë nuk mungon gupi im me performancat në skenë.
Dhe meqënëse jemi tek kjo pjesë, ku i kaluat pushimet?
Sa për pushimet trishtohem kur më pyesin, se vera e ngrohtë me kaloj duke punuar në palestër si dhe duke lëvizur jashtë vendit. Tani më mbetet të pres muajin nëntor që të mund të bëj disa ditë pushime në Gjermani, një vend në të cilin kam shumë shokë dhe miqë të mirë.
Në cilën periudhë të vitit angazhimet janë më të shumta, në raport me pjesën tjetër të vitit?
Sezoni më i angazhuar janë koha e krishtlindjeve dhe vitit të ri. Po ashtu dhe muaji Maj, ku çdo këngëtar/e vrapon të mbyll klipet e tyre që më pas të mund t’i kenë gati për sezonin e verës.
Një sezon i ri ka mbërritur dhe në postimin tuaj të fundit në facebook keni lajmëruar për projektin e ri muzikor. Na tregoni disa detaje më shumë për të gjithë lexuesit tanë?
Projekti im më i fundit ështe një video muzikore ku unë me grupin tim (Last Shoot Creë) performojmë bashkë në një video dance clip, ku aty dhe këndoj. Por më i përqendruar jam në kërcim dhe jam munduar që të sjell një frymë të re, ndryshe nga videoklipet e tjera që kanë pasur prezencë kërcimin.
Tan Brama është një emër i njohur prej vitesh nga publiku shqiptar. Çfarë do të donit të bënit në jetë përveç “break dance”-it?
Në vitin 2004 unë tentova të bëhesha këngëtar, por shyqyr që nuk pata sukses (qesh). Kështu që u përkushtova kërcimit të cilin e bëja më mirë.
Përveçse koreografisë, muzikës, me çfarë merreni tjetër?
Përveç kërcimit, tani po ushtroj dhe një pasion tjetër i cili është dizajni dhe për veshjet më trendi që quhet TAB Dance Design by TANBRAMA. Shumë shpejt do të vij me një koleksion të këtyre veshjeve, të cilat do të jenë dhe për publikun e gjerë.
Bashkëpunoni me një sërë këngëtarësh të njohur. Është e vështirë të bashkëpunosh me personazhe të njohur?
Jo, aspak. Nuk është e vështirë, pasi në rradhë të parë i kam miq dhe pastaj bashkëpunëtorë. Në këtë mënyra edhe puna me ta bëhet me e lehtë.
A janë të impenjuar sa duhet artistët kur bëhet fjalë për kërcimin?
Duke qenë se është kthyer në një trend për videoklipet dhe për performancat skenike, artistët e kanë marrë shumë seriozisht kërcimin ndaj dhe impenjimi është shumë i madh.
Dhe së fundmi, planet e ardhshme artistike?
Ehhh, shum plane (qesh).
Por më i rëndësishmi është realizimi i një filmi. Për këtë projekt, i cili është akoma në hapat e para unë po bashkëpunoj me regjisor shumë të talentuar, Endi Hoxha dhe me skenar të Saimir Muslia. Është një ndqr qndrrat e mia që kam pasur dhe tani po merë jetë. Ky projekt është shumë madhor, kështu që për çdo detaj të tij, do ti publikojmë së shpejti.