“Të mos kesh frikë, arma më e fuqishme kundër terroristëve”

Strategjia perfide e terroristëve është që të frikësojë sa më shumë njerëz. Kështu shprehet për DW, profesiori Borwin Bandelow, i cili mendon se frika në shtigje të gjata do të jetë më e vogël nga sulmet terroriste.

***

Parisi, Stambolli, Ankaraja e tani Brukseli. Rreziku nga sulmet terrroriste në këtë moment është shumë i lartë. Cilat janë pasojat e këtyre sulmeve në psikën e njerëzve?

Njerëzit janë natyrisht të pasigurtë nëse duhet të udhëtojnë nga stacioni hekurudhor në Mynih, aeroporti në Berlin apo diku tjetër. Kjo shkakton për momentin një pasiguri shumë të madhe ek njerëzit, sepse kjo gjendje po zgjatë me muaj.

Sulmet e këtilla ndodhin pothuajse pa përjashtime në qytetet e mëdha. Frika atje ëshë më e madhe?

Situata është e tillë që, kur je në një vend të caktuar, si për shembull në aeroportin e Mynihut, mendon: ky mund të jetë objektivi i ri i sulmeve terrroriste. Por duhet thënë se shansat që në Gjermni të bëhesh viktimë e sulmeve terrroriste janë shumë, shumë të vogla në krahasim me rreziqet e tjera të përditshme.

Për shembull, çdo vit në Gjermani vdesin 3.000 persona në fatkeqësi të komunikacionit dhe askush kur ulet në makinë nuk e mendon nëse ai është viktima e radhës. Por njerëzit kur gjenden në pikat e caktuara neuarlgjike, kanë frikë të madhe, sikur edhe njerëzit e tjerë që punojnë atje.

A është racionale tani të kesh frikë?

Kur paraqitet një rrezik, i cili mund të konsiderohet si i paadministrueshëm, njerëzit shqetësohen më shumë se zakonisht. Mundësia statistikore që të biesh viktimë e një sulmi terrrorist është tërësisht e mbivlerësuar, kur e krahason me rreziqet tjera.

A nuk e arrijnë terroristët kështu qëllimin e tyre, që t’i frikësojnë njerëzit dhe të përkufizojnë lëvizjet e tyre?

Strategjia perfide e terroristëve është: ata duan të shkaktojnë pasiguri në secilin vend. Duhet ta mendosh se edhe terrroristët janë njerëz, të cilët kanë probleme fizike, por edhe shumë fantazi. Ata mendojnë gjatë se çfarë duhet të veprojnë për të frikësuar masat e njerëzve dhe që me një angazhim sa më të vogël, të arrijnë efekte sa më të mëdha.

Të mos kesh frikë nga sulmet është arma më e fuqishme kundër terrrorizmit. Pra nëse vazhdoj të shkoj në koncerte, të udhëtoj, të shkoj në ndeshje futbolli. Kështu lufta kundër terrorizmit është më efikase, se sa kur mbyllemi në shtëpi.

Por nëse megjithatë kam frikë, çfarë duhet të bëj?

Nuk ka ndonjë shkop magjik për stërvitjen e frikës. Njeriu mund të thotë se munndësia është relativisht e ulët, por kjo është një prehje e vogël për të gjithë ata të cilët megjithatë goditen nga sulmet terrroriste. Njeriu duhet të di, se jeta bartë me vete edhe disa rreziqe.

A kanë njerëzit sot më shumë frikë nga terrrorizmi se dikur?

Gjithmonë ka pasur valë. Në shtator 2001, pas sulmeve të 11 shtatorit, vala e frikës ka qenë më e madhja. Tani sërish është shtuar frika pas valës së fundit të sulmeve terroriste. Por njerëzit qetësohen pas katër javësh. Ka mundësi që njerëzit në të ardhmen të qetësohen edhe më shpejt, sepse gjëra të tilla kanë përjetuar edhe njerëzit në Bagdad, të cilët duhet të jetojnë çdo ditë me këtë ndjenjë. Por për momentin duket se të gjithë janë të shqetësuar pak.

*Profesor Borwin Bandelow, ekspert dhe president i Shoqatës për Studimin e Frikës. Ai është zëvendësdrejtor i Klinikës së Psikiatrisë dhe Psikoterapeutisë në Universtietin Göttingen.

SHKARKO APP