Trajneri i Rumanisë: Shqipëria, skuadër e fortë
Anghel Iordănescu, i cili po e drejton Kombëtaren e futbollit të Rumanisë për herë të tretë, ka thënë se nuk do ta kenë aspak të lehtë ndaj Shqipërisë në “Euro 2016”.
***
Ekipi juaj është një nga katër ekipet qe ka marrë pjesë në tre Kampionatet e para Botërore. Në 2000 , ju festuat arritjen në çerek-finale, rezultani më i mirë për ju. Kush është qëllimi juaj në Francë?
Qëllimi fillestar është të kualifikohemi nga faza me grupe , por ne duam të fitojmë çdo ndeshje.
Në raudin e parë do të luani kundër kampionëve të dyfishtë të Europës , Francës , Zvicrës , Rumanisë dhe Shqipërisë. Kush është për ju , kundërshtari më i fortë?
Sigurisht , Franca do të jetë më i fortë. Shqipëria është një ekip i fortë , shumë i përkushtuar dhe i mirë-organizuar.
Kë nga lojtarët njihni më mirë?
Ne i njohim të gjithë lojtarët , mjaft mirë , sepse jemi të fokusuar tek cdo kundërshtar.
Si e gjykoni punën e trajnerit De Biasi? Ai e drejtoi Shqipërinë drejt finaleve të kampionatit Europian, për të parën herë në histori.
De Biasi është një trajner i talentuar me një esksperiencë mjaft të fortë.
Parashikimi juaj : Kush do ta fitojë Kampionatin Europian 2016?
Franca.
KOHA JONË SONDAZH

