Vajza e De Biasit “tradhton” Italinë: Forca Shqipëria!

Chiara Sofia De Biasi ndoshta është një ndër të vetmet tifoze të këtij Europiani që do ta “tradhtojë” kombin e saj, pasi do të bëjë tifozllëk për Shqipërinë.

Vajza e trajnerit De Biasi thotë hapur se do të bëjë tifo për kuqezinjtë dhe për babain e saj teksa ata do të takohen me historinë.

Në një intervistë me ‘Panorma Sport’, 24­-vjeçarja thotë se nuk do të jetë e pranishme në Francë për të ndjekur ndeshjet nga stadiumi pasi është e angazhuar me sezon provimesh, por do t’i ndjekë të gjitha në televizion me nënën e saj.

***

Si është raporti që ke me futbollin?

Për të thënë të vërtetën e ndjek shumë pak futbollin. Bëj tifo për skuadrat me të cilat punon babi im dhe nuk jam besnike e një ekipi. Kur ai punonte me Shqipërinë i shihja të gjitha ndeshjet në televizor ose stadium.

Po tani i sheh ndeshjet e Shqipërisë?

Po i shoh të gjitha me miqtë e mi dhe me mamanë duke bërë tifo për Shqipërinë. Kjo është hera e parë që Shqipëria dhe babai yt do të luajnë në Europian.

Si është përjetuar në shtëpinë tuaj diçka e tillë?

Ai bashkë me lojtarët e tij ka realizuar një ëndërr të madhe. Kualifikimi për Europian është diçka fantastike. Tani mendoj se do të bëjnë gjithçka për të vazhduar ëndrrën. Dua t’i uroj shumë fat.

Do të bësh tifo për Shqipërinë apo për Italinë?

Sigurisht që për Shqipërinë! Do të ndjek edhe ndeshjet e Italisë duke qenë se janë në grupe të ndryshme. Forca Shqipëria!

SHKARKO APP