Vajza e Eqerem Bej Vlorës: Çfarë do t’i thoja Enver Hoxhës
Anishah Vlora, vajza e Eqerem Bej Vlores, ka qënë vetëm 9 muajshe kur babai i saj u largua nga Shqipëria.
Eqerem Bej Vlora u akuzua nga qeveria e re komuniste se bashkëpunoi me pushtuesit italiane dhe ata gjermanë dhe si kriminel lufte.
“Nuk di si të përgjigjem. Ishte lloji i sistemit. Për ne, ai nuk është tradhëtar. Ai njeri ka bërë albanologjinë kombëtare e si mund të jetë tradhtar? Si mund të quhet tradhtar dikush që ka hedhur themelet e shtetit shqiptar – thote Anishah ne nje interviste per gazetarin Roland Qafoku ne emisionin “Debati ne Channel One”
Anishah tregon atë qe u ka treguar nena per largimin e Eqerem Bej Vlores nga vendi ne 1944: “Ku do shkosh?”- i tha mamaja, kur u ndanë në atë që sot është Ambasada e Vatikanit. Unë do të ki por do të dërgoj dikë për t’ju marë – i tha ai. Dërgoi tre herë makina, por asnjëherë nuk arriti të na marrë. E vetmja mundësi ishte Riza Vlora, por ai preu damarët në burg. Kur babai u largua nga shtëpia, që nga ajo ditë filluan vuajtjet tona. Na nxorrën nga shtëpia e hallës sime, duke lënë placken të gjithë. E dolëm në rrugë vetëm me rrobat e trupit. Vajtëm në Babrru, ishte një mikeshë e nënës. Po atje na diktuan, e na cuan në Durrës. E aty na ndoqën. Shkuam në Rrogozhinë, në fshatrat e Kavajës. Cdo bënte një grua me dy fëmijë jetim? Megjithatë nëna ime u bë e forte.Jetuam duke shitur plackat që sillte im atë. Me emrat e dy shoqeve të nënës dërgonte rreth 10 dollarë. Më shume na sillte rroba. Jetuam në vështirësi të mëdha, në borxhe. Kur babai vdiq na dërgoi telegram Hëna Këlcyra. Mamaja ime me mamanë e Hënës, ishin motra. E morëm telegram dhe e lexonim. Lotët prishin gërmat e letrës të shkruar me bojë. Nuk bënim dot kërkesë për në Vjenë, nga frika.
Zonja Ajnisha, çfarë do të thotë të jesh vajza e Eqrem Bej Vlorës?
Anjisha Vlora: Eqrem Bej Vlora ishte një njeri kolos me zemër të madhe, me shpirt të mirë, dhe unë jam vajza e tij. E gëzoj shumë që jam bija e tij.
Ju keni qënë vetëm 9 muajshe kur babai juaj u largua nga Shqipëria. Ndërkohë në mars të vitit të kaluar eshtrat e tij u kthyen nga Vjena në atdhe pas 50 vitesh nga vdekja. Çfarë ndjetë në momentin kur në Rinas patë arkivolin me eshtrat e babait tuaj?
Kur vura dorën në arkivol, pata një gëzim të madh sikur ai të ishte gjallë. Mendova se këtë dorë nga eshtrat nuk do ta heq derisa të ndjej edhe unë vuajtjet tona. Edhe babai donte të rrëfente mallin që kishte për ne.
Zonja Ajnisha, tani që jeni 72 vjeç, a ndjeheni më e qetë për faktin që eshtrat e babait tuaj prehen në vendin ku lindi dhe u rrit?
Falenderoj qeverinë për ceremoninë që i bënë në Vlorë dhe jam shumë e kënaqur për këtë, për këtë nderim që iu bë. Ishte një njeri i lartë si nga shpirti ashtu dhe nga kultura, e meritonte.
A e keni ndjesinë që figura e Erem bej Vlorës i është dhënë vendi i merituar dhe që i takon të kishte në historinë e Shqipërisë?
Po, sepse babai kishte një shpirt te madh dhe një kulturë të madhe. Ai ishte ministër. Ka shëruar fëmijë të sëmurë nga kolera, ka dhënë para. Në 1944 babai u largua nga shtëpia dhe që nga ajo ditë filluan vuajtjet tona. Na nxorrën nga shtëpia e hallës sime, duke lënë plaçken të gjithë. E dolëm në rrugë vetëm me rrobat e trupit. Vajtëm në Babrru, ishte një mikeshë e nënës. Po atje na diktuan, e na çuan në Durrës. E aty na ndoqën. Shkuam në Rrogozhinë, në fshatrat e Kavajës. Çdo bënte një grua me dy fëmijë jetim? Megjithatë nëna ime u bë e fortë dhe gjeti një shtëpi me qera. Atëhere disa shoqe të motrës sime Lela, i thanë babait për këtë vuajtje. Ai nisi të na dërgonte rroba e lekë.
Si keni qënë me mësime?
Mirë, jo shkëlqyer. Mbarova gjimnazin në Kavajë, por nuk vazhdova shkollën e lartë. Regjimi na goditse, madje na linin pa ngrënë. Pas shkollës punova në fermë. Punoja tokën me shatë. Për mua ishte punë shumë e rëndë dhe nuk e përballoja dot. U sëmura rëndë.
Ia lejonte regjimi letrat dhe plaçkat që ua dërgonte babai juaj nga jashtë?
Plaçkat vinin për ne si këpucë e rroba. U mbyll edhe ajo gjë nga regjimi. Ai i niste pakot me emrin e dy shoqeve të vajzës së tij dhe përdorte dy shkrime.
Më vonë u detyrova të hyj në fermë. Por paga ishte e ulët, na dilte vetëm për bukë. Motra ime ishte 11 vjet më e madhe se unë, por ishte e sëmurë nga zemra. E kishte fituar nga largimi i babait. Mamaja ime i tha merre me vete.
Zonjë Ajnisha, juve u ka treguar nëna juaj momentin që Eqrem bej Vlora u largua nga Shqipëria. A mund të na e ripodhoni këtë moment? Si ishte ndarja e babait tuaj me familjen?
“Ku do shkosh?”- I tha mamaja, kur u ndanë në atë që sot është Ambasada e Vatikanit. Unë do të iki por do të dërgoj dikë për t’ju marrë, i tha ai. Dhe dërgoi tre herë makina për t’i marë familjen, por asnjëherë nuk arriti të na marrë. E vetmja mundësi ishte Riaz Vlora, por ai preu damarët në burg.
Çfarë ndodhi pasi filluat punë në fermë?
Ne kur shkonim në Tiranë ose në Durrës, kishim të shkruar shkronjën “D” që do të thoshtte ‘e dënuar’. Kotrolloheshim për gjithçka.
Kur e mësuat historinë e babait tuaj?
Kur isha 15 vjeç, nga nëna ime. Na e tregoi si histori, por në të vërtetë kishte frikë mos nxirrnim fjalët jashtë. Kishte frikë mos të përmendnim emrin e tij. Një pjesë e shokëve dhe shoqeve e dinin, por silleshin mirë me mua.
Ekzistonte dikush që donit që ju të dënoheshit?
Kishte por ishin të pakët, sidomos në Kavajë. Nuk ka pasur luftë klasash.
Si jetonte nëna juaj?
Duke shitur plaçkat që sillte im atë.
A ju dërgonte para babai juaj?
Me emrat e dy shoqeve. Rreth 10 dollarë. Më shumë na sillte rroba.
Sa vjet punuat në fermë?
Një vit e gjysëm. Pas shtatë vitesh, më vdiq motra. Ajo u sëmur si pasojë e tronditjes. Motra punonte në qëndisje dhe i shisnim të nesërmen.
Zonjë, si është historia që motra juaj ishte xheloze për ju?
Babai kishte një gjë. Që shtëpinë e parë të Vlorës e ka hapur Anisha Hanëmi, e shoqja e Sinan Pashës. Donte që të bëntë djalë por nuk bëri dhe unë mora emrin e të parës së Vlorës. Motra kishte xhelozi dhe më kafshoi gishtin e vogël dhe nuk donte që babai të më përkëdhelte. Por babai me dashurinë e tij e vuri në rrugë. Që atëherë më thonte unë jam nënë e saj.
Cili ishte momenti që ju kuptuat që babi juaj ishte një personalitet i jashtzakoshëm?
Mamaja ime shkoi me tim atë në Greqi, sepse ishte ambasdor. Aty pashë madhështinë e figurës së babait tim. Isha 20 vjeç.
Çfarë rreziku ndjenit?
Burgosje apo plaçkitje. Sepse e kuptonim që babai im ishte ngritur lart. Na ndiqte dhe frika e burgosjes. Siç pati për shumë e shumë familje të mëdha. Një nga këto është mbesa e Ali Këlqyrës, Shega Rusi. Ishim të internaura, por na mundonte dhe burgosja.
Si ka mundësi që një familje kaq e rëndësishme në Vlorë, masakrohet dhe përndiqet në këtë farë feje?
Hysni Kapo, kur ishte tre muaj ministër i brendshëm, e bëri të tijën, na dha pasaporta për të ikur të gjitha grave. Por vuajtjet e një kushëririt tonë, nuk na lanë të kalonim në Itali pasi italianët patën shumë rregulla të forta.
Dhe kur ne u masakruam, mamaja ime shkoi te Hysni Kapo në Tiranë dhe ka dalë Vito Kapo, “Pse këtu qenka familja e Eqrem Bej Vlorës?”. Dhe ai dha një urdhër ku këtyre u dha një batanije e ushqim.
A i jeni ju mirënjohës Hysni Kapos?
Po i jam mirënjohës për këtë dhe shfrytëzoj rastin ta them.
Çfarë ndodhi pasi u shkëputët nga ferma?
Pasi u sëmura, me komision më futën në poçeri. Atje bëja pikturat decorative të porcelanit. Babai im kishte një miqësi në Durrës. Dhe ai person i kishte lënë amanet djemve, do ju mallkoj nëse nuk i bëni një nder vajzave të Eqrem Bej Vlorës. Dhe ata e ndihmuan në poçeri. Bëja vizatime në flori, air i zi, kur piqej dilte flori.
A kishte provokime nga persona të ndryshëm për t’u futur në kurth dhe më pas t’u dënonin?
Po, kishte nga më të mëdhatë e më të çuditshmet. Por ne nuk binim në sy.
Cili ka qenë momenti më i keq i jetës suaj?
I fermës sepse ishte puna shumë e rëndë. Hapnim kanale, brazda. Por nuk e bëja dot. Edhe kur u sëmura, doktorët i thanë nënës sime “ku i ka rënë dielli në kokë?
Si e morët vesh lajmin e vdekjes së babait në mars 1964?
Me telegram. Na e dërgoi Hëna Këlcyra. Mamaja ime me mamanë e Hënës, ishin motra.
E morëm telegramin dhe mbaj mend që e lexonin letrën dhe lotët prishin gërmat e letrës të shkruar me bojë. Nuk bënim dot kërkesë për në Vjenë, nga frika.
Si jetoi nëna jote?
Në vështirësi të mëdha, në borxhe të thella deri në vitin1972. Unë u sëmura shumë në 1973. Kur jam martuar ime më e pyeti tim shoq “djalë e di e kujt ështe kjo vajzë”. Po e di, i tha dhe dua të martohem. Im shoq kishte një vizion shumë të madh. Kërkonte një vajzë të klasës së lartë, klas bejlerësh, nuk martohej në fshat. Pas martese, gjëndja jonë ekonomike ndryshoi. Im shoq punonte si mekanik.
Si e morët shtëpinë?
Im shoq punonte shumë në Kavajë. Ai kishte kategorinë e shtatë. Kishte punuar në Pogradec e Elbasan. Babai bëri 8 mijë orë punë vullnetare. Por nuk po i jepnin shtëpi dhe im shoq tha mos u mërzisni se do bëj gjithçka që të marrim shtëpi. Djali tha që të shkojmë në komitet, e t’i themi të na ndihmojë. Jo i tha, do shkoni e do flisni drejt. Së bashku me vajzën time, shkoi djali tek dera e Komitetit Qëndror ku po dilte makina e Ramiz Alisë dhe i tha që t’i takonte. Ramiz Alia sapo i pa, u qeshi. Fëmijët nuk i takoi por pyeti të kujt janë. Një prej tyre i tha që ishin nipi dhe mbesa e Eqrem bej Vlorës. Në këtë moment bëri me shenjë nga shoqëruesi. Fëmijët i çuan në katin e dytë, e në atë momet tim shoq e kishin thirrur. Dhe na dhanë shtëpi!
Nga kush e kishit gjithë këtë vuajtje?
Enver Hoxha dhe regjimi komunist.
Çfare do t’i thonit Enver Hoxhës nëse do ta takonit?
Do ta nderonim e s’do t’i thonim asgjë. Asnjë hakmarrje nuk do të kemi. Se gjaku i babait tim, nuk bënte të liga por vetëm të mira. Ai nuk i bënte keq njeriu edhe nëse e kishte hasëm.
Si i keni rritur fëmijët tuaj zonjë?
Me një vështirësi të madhe, me fukarallëk të madh e një dëshpërim të thellë. Janë rritur para kohe, unë isha e sëmurë tërë kohës.
Si u ndjetë në momentin që mësuat se babai juaj kishte shkruar një libër me Kujtime dhe që në Shqipëri cilësohet si një dritë e madhe e historisë?
Kur pashë librin u ndjeva e habitur, sepse nëna s’më kishte rrëfyer kurrë që kishte shkruar librin. Babai im ishte kolos. As kisha dëgjuar se babai kishte bërë një libër të tillë. As e mendoja. Sot jam e kënaqur jasht mase që njerëzit flasin kaq mirë për këtë libër.
A e kishit menduar se do të vinte kjo ditë për ju?
Jo. Thoshim që Zoti është i madh por prapë e thoshim me dyshim. Nuk e mendonim se do të vinte kjo ditë. Ishte kohë e gjatë në komunizëm, 50 vjet dhe nuk e mendonim se komunizimi do të rrëzohej.
Besoni në Zot?
Po, për arsye të sëmundjes dhe moshës.
A keni dëshirë tjetër për atë që ju ka ndodhur?
Presim akoma gjëra të mira.
Si është Shqipëria sot, është Shqipëria që ëndërronte babai juaj?
Ka akoma të meta, por në përgjithësi është mirë.
Përse nuk keni ikur nga Shqipëria?
Sepse e duam vendin tonë. Kur e lamë shtëpinë në Vlorë e lamë plot me rroba dhe shtëpinë në Tiranë. Kur i kërkoja nënës ndonjë rrobë, si e re, më thoshte që nuk e dua se plaçka na ka sjellë vetëm probleme.
Akuza më e rëndë që i është bërë babait tuaj është se ai bashkëpunoi me pushtuesit italiane dhe ata gjermanë. Cila është përgjigja e vajzës së tij për këtë akuzë?
Nuk di si të përgjgijem. Akuza për atë kohë, ishte lloj i sistemit. Për ne, ai nuk është tradhëtar. Ai ishte një njeri i madh. Është ai që ka bërë albanologjinë kombëtare e si mund të jetë tradhtrar një njeri kur punon edhe jashtë për Shqipërinë? Si mund të quhet tradhtar dikush që ka hedhur themelet e shtetit shqiptar.
Perse e vunë emrin në liastën e kriminelëve të luftës?
Është për t’u bërë analizë e atyre që e shkruajtën. Për ne, ai është dikush që punoi shumë për Shqipërinë dhe Kosovën. Një person që jep një kontribut të tillë, nuk ka si të jetë tradhtar.
Cili është vlerësimi juaj për Hëna Këlcyrën?
E admiroj dhe e dua shumë se i ka ndejtur pranë babait tim. Im atë deri në momentin e fundit ka qenë një njeri i gojës dhe i mendjes.