Vasili: O shtetin e përdhunuesëve të Ramës ose shtetin me rregulla kushtetuese të opozitës

Pjesë nga Intervista e Kryetarit të Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili për News 24, ku ka thënë se qytetarët duhet të zgjedhin mes shtetit të përdhunuesëve të kryeministrit Edi Rama, ose shtetin me rregulla kushtetuese të opiozitës.

E keni bojkotuar dhe Reformën Zgjedhore, çfarë do të ndodhë më tej, do të bojkotoni dhe zgjedhjet?

Jo, nuk kemi thënë, nuk kemi milituar asnjëherë. I gjithë denoncimi, bërja e gjithë opinionit publik me vete për të ndërgjegjësuar për kriminalizimin e qeverisë është një përgatitje e fortë për tu thënë qytetarëve në zgjedhje kur të shkojmë, se çfarë qeverie kanë përballë dhe për të zgjedhur alternativën; do të jenë me kriminalizimin, me grabitjen e parave, me dhunën, me Kryeministrin i cili thotë mbyllni gojën që të tërë, se po hapët gojën do ju fus në burg me të gjitha mjetet që kam.

Kryeministri i cili nuk vete të përgjigjet penalisht, kurse kolegët tuaj kur shkojnë në studio tuaja, edhe në studion tuaj të News 24 u janë sekuestruar celularë për dëshminë më të vogël, kurse ky për veprat penale që i konsumon ditën për diell nuk e pyet njeri, dhe do të zgjedhin qytetarët, do të jenë për këtë shtet të shkërrmoqur që është në duart e kriminelëve apo për atë tjetrin.

Ju e patë përfundimisht, qytetarët do zgjedhin; do jenë shtetin e djalit të përdhunuesit që i thotë kryetarit të opozitës do ta shikosh në zgjedhje, pra sfida e opozitës qenka me këta përdhunuesit që do venë të marrin votat me dhunë, për këtë shtet? Për këtë do ti thërrasim qytetarët, patjetër në zgjedhje do ta zgjidhim këtë punë dhe për atë po përgatitemi, dhe do tu vëmë këtë zgjedhje: duan shtetin që propozon opozita me ligje, me rregulla, me funksionim, ku të gjithë janë të barabartë përpara ligjit, apo këtë shtetin e kryepërdhunuesve me para kriminale, që blejnë votat dhe mbajnë në fuqi Edi Ramën, dhe ky që i mbron prapë këta që të mos ti gjejë gjë.

Në vend që tu kanoset këtyre, u kanoset atyre që denoncojnë të vërtetën. Kjo është shumë e thjeshtë besoj, për çdo qytetar. Kanos atë që denoncon të vërtetën dhe nuk kanos atij e të thoshte: unë deri në vdekje nuk i ndahem, deri në dënimin e plotë të atij përdhunuesi që ka ngritur dorën mbi një vajzë. Ky që e ka mbushur gjysmën e qeverisë me gra!! Boll për faktin që ishte vënë dorë, sepse paditë janë aty, pavarësisht komedirave mediatike të kolegëve tuaj të tjerë dhe mediave të tjera, ato denoncimet janë mal atje. Janë e zeza mbi të bardhë, se harrojnë që letrat janë letra, mbeten aty, të shkruara. Pra, do bëjnë ndarjen, janë për përdhunimin, janë për ata që blejnë zgjedhjet me kriminelë dhe me përdhunues, apo janë për një shtet të drejtë të barabartë për të gjithë. Kjo është shumë e thjesht, në këto zgjedhje, zgjedhja është shumë e qartë. Për këdo.

Zoti Vasili ju si pjesë e opozitës, si do të jetë qasja e opozitës me Kuvendin, në raport me Kuvendin?

E vërteta është që kuvendi i Shqipërisë është përfundimisht është degraduar dhe për fat të keq është shndërruar në një apendesit, i thonë në mjekësi por po e përkthej në shqipe është në një zorrë qorre shtesë të qeverisë të qeverisë shqiptare. Po marr një fakt të fundit të ditës së sotme, por ju e dini që para disa muajsh në sallën e parlamentit,ne jemi ndeshur fort  me këtë mazhorancë për fondet dhe për shtesë të domosdoshme që kishin të bënin me Vettingun, edhe me personelin shtesë, të cilët këta e rrëzuan nismën tonë, kur ne nuk kërkonim asgjë më shumë se të miratoheshin ato fonde që Vettingu kishte kërkuar vetë. E rrëzuan, të gjithë debatin tonë e shprehën se këta janë kundër reformës dhe këta më fal për etikën e studios tuaj, por këta super karagjozë miratuan sot këto shtesa dhe këto fonde.

Ky është parlamenti, kjo është përbërja e këtyre njerëzve të shplarë nga identiteti të atij kryeparlamentari që është më i shplarë se ata të tjerët, fatkeqësisht në një moshë të papërshtatshme dhe ky raport në këtë parlament, dhe ju e kuptoni fare mirë që nuk mund të jetë tjetër vetëm se një raport i kushtëzuar, pasi asnjëherë nuk mund të bëjmë shërbim një Parlamenti, një salle  që është bërë zorra qorre e Edi Ramës me ndihmën e këtij Kryetarit të Parlamentit, ky është zëre se nuk ekziston, thjesht dhe vetëm lexon ato që i japin përpara, tashmë nuk është më që ka ndonjë rol, dhe në këtë raste kjo sallë ku ndahen paratë, ku bëhen ligje speciale për tu vjedhur prona publike në mes të sheshit dhe me fuqinë e kartonit i bëjnë të gjitha.

Këta meqë Kryetari i Grupit Parlamentar i këtyre është një denglaxhi i madh, u hutuan vetëm gjysmë ore debat dhe miratoi ligjin e teatrit dhe zhvatën pronën në mes të Tiranës, për një shkollë atje në Mengel të Elbasanit u duhet një vit e gjysëm , e kuptoni, për dyqind milionë euro e kusur mjaftojnë për pak minuta ndërsa për të bërë atë shkollën një vit e gjysëm.

Thanë teatrin do ta bëjmë me vrap se po prishet, do na bjerë teatri, ndërsa shkolla që ishte evidentuar që do prishej, ska gjë kjo mund të rri edhe nje vit e gjysëm tjetër edhe nxënësit mund të shkojnë brenda. Me këtë ju dhe qytetarët që na ndjekin kuptojmë që fare mirë kjo babëzi përvetësuese e pronës dhe parasë publike, konsumohet atje në sallën e Parlamentit çdo ditë, atje thjesht noterizohen ato që thotë Edi Rama, nuk punohet për reforma, nuk debatohet se si këto reforma bëhen më të mira dhe më të prekshme për qytetarët, thjesht dhe vetëm merren paratë nga një sektor dhe jepen në një tjetër, merren paratë, eurobondet siç i kemi parë që tu japin paratë konçensionarëve dhe të lajnë borxhin me borxh, kredia lahet me kredi, një formë administrimi nga më bajatet, të cilat duan edhe këto ti shesin sikur janë mrekullira, pra dua të them nuk mund të kemi raport tjetër për këtë gjë, pasi salla e Parlamentit duhet të ishte salla e një institucioni që kontrollon qeverinë, dhe jo që të jetë zorra qorre e qeverisë.

SHKARKO APP