Veliaj: Vëzhguesit e Këshillit të Europës do te jenë të dielën në Tiranë

Në një intervistë për Top Channel, kryebashkiaku i Tiranes, Erion Veliaj sqaroi keqinformimin qe Partia Demokratike beri sot lidhur me vezhguesit e KiE, duke theksuar se ditën e dielë në Tiranë do te vijne vëzhgues nga mbi 40 agjenci dhe organizata ndërkombëtare, përfshi edhe Këshillin e Europës.

Veliaj nënvizoi se Shqipëria dhe Tirana do të kenë zgjedhje dhe do jenë të lira dhe të ndershme, ndërsa tha se përfaqësues të opozitës janë përpjekur që të nxijnë vendin tonë përpara autoriteteve të huaja.

Gazetarja: Politikisht po komentohet që kjo tërheqje e vëzhguesve në fakt është një vendim i Këshillit të Evropës. Për çfarë bëhet fjalë, ju vetë jeni pjesë e këtij Kongresi të Autoriteteve Vendore.
Veliaj: Në fakt unë jam kryetar i delegacionit të Shqipërisë në Kongresin e Autoriteteve Vendore, pra është një kongres i cili mbledh autoritete të qeverive lokale, të rajoneve, bashkive dhe këshillave bashkiake nga e gjithë Evropa ose gjithë pjesa gjeografike e Këshillit të Evropës, pra edhe nga Gjeorgjia, Azerbaxhani, sigurisht edhe nga Turqia. Unë gjithashtu ftohem, sa herë që kam mundësi të shkoj për të parë zgjedhjet. Në fakt s’kam vajtur asnjëherë se kam pasur më shumë punë për të bërë por di që misioni i kongresit, thirrja vullnetare për të mbledhur këshilltarë ose kryetarë qarqesh apo bashkish nga vende të ndryshme që të shkojnë në një vend tjetër ka pasur dy herë vetëm për Turqinë, pra një pjesë e madhe e buxhetit të tyre është shpenzuar për Turqinë, duke qenë se Stambolli përsëriti zgjedhjet. Kështu që, në kushtet jo vetëm të nevojave logjistike që citohen, por edhe të disa pretendimeve, anëtarë të tjerë të delegacionit shqiptar janë edhe kryetarja e shoqatës tjetër, Znj.Voltana Ademi, edhe të bashkive të majta e të djathta dhe sigurisht që ka pasur një feed-back nga kolegët tanë të djathtë, që në Shqipëri po bëhet nami, u vihet zjarri shkollave, thyhen muzeumet. Kanë harruar vetëm një detaj, që të informojnë këta njerëz që vullnetarisht e bëjnë këtë punë që janë ata edhe autorët e djegies së shkollave dhe thyerjes së muzeve. Këshilli i Evropës ka disa trupa, siç është edhe Gjykata e Strasburgut, Asambleja Parlamentare, edhe Komisionieri i të Drejtave të Njeriut, Komisioneri i të Drejtave të Medias. Një nga trupat, është si të them një nga agjencitë e Bashkisë së Tiranës është edhe Teatri i Metropolit dhe meqë Teatri i Metropolit ndoshta nuk do jetë nesër në eventin përmbyllës, kjo nuk do të thotë që kryetari i Bashkisë nuk do jetë. Këshilli i Evropës tashmë ka delegacionin në Tiranë i cili do jetë pjesë e gjithë vëzhgimit të zgjedhjeve; Këshilli i Evropës po konsideron të dërgojë edhe të tjerë, kurse një agjenci apo një trupë në varësi e Këshillit të Evropës që si për efekt logjistike ashtu edhe për faktin që disa nga kolegët e djathtë kanë intimiduar, duke treguar që në Shqipëri po vlon zjarri dhe guri, duke harruar të japin edhe autorësinë e zjarrit dhe drurit kanë intimiduar Kongresin. Megjithatë, ajo që është e sigurt është që Këshilli i Europës dhe për të mos u ngatërruar, Këshilli i Europës në Strasburg me Këshillin Europian të kryeministrave që janë në Bruksel dhe që gjithashtu do të kenë komisione, janë vetëm 1 nga mbi 40 organizata që tashmë janë stacionuar në Shqipëri. Do të ketë Këshilli i Europës një prezencë, por ndoshta Kongresi prej faktit që shumë vullnetarë, pra njerëz që nuk paguhen e që nuk janë me kohë të plotë, siç është OSBE-ODIHR. Ndërkohë kemi pritur në këtë seli të Bashkisë mbi 40 organizata që tashmë janë regjistruar në KQZ duke përfshirë Ambasadat më të rëndësishme, duke përfshirë OSBE-në duke përfshirë BE-në dhe jo Këshillin e Europës, pra për të mos i ngatërruar këto akronime. Dhe na rezulton që në total, vëzhgues, përkthyes me staf mbështetës logjistik do të kemi mbi 900 vëzhgues vetëm në Tiranë dhe pastaj do të shohim si do të shpërndahen ata në vende të ndryshme dhe kjo është pa përfshirë autoritetet lokale ose organizatat lokale që tashmë janë financuar nga shumë ambasada për të vëzhguar zgjedhjet. Kështu që jo vetëm që s’kemi një tërheqje por besoj që kemi një mundësi për të sqaruar se huri dhe druri nuk vjen nga ata që organizojnë zgjedhjet, por nga ata që i shmangin zgjedhjet.

Gazetarja: Sipas kësaj që ju po thoni ditën e diel më 30 qershor do të kemi vëzhgues nga Këshilli i Europës apo jo?

Veliaj: Ditën e diel do të kemi vëzhgues nga mbi 40 agjenci dhe organizata ndërkombëtare përfshi edhe Këshillin e Europës. Nëse misioni është më i madh ose më i vogël në varësi të sa vullnetarë pranojnë realitetin shqiptar dhe sa prej tyre pranojnë atë që ofrojnë disa kryebashkiakë që po djegin shkolla, kjo është çështje numri. Por që Këshilli i Europës, kur flas autoriteti definitiv kryesor, patjetër që do jetë prezent. Agjenci në varësi, është njësoj si të thuash te koncerti që po jepet tani te koncerti që po jepet tani te Amfiteatri nuk do të jetë Teatri i Metropolit, por s’është Bashkia e Tiranës, por është vetëm 1 nga dhjetëra trupa të Bashkisë së Tiranës. Kështu që kush është i dëshpëruar si Luli dhe kapet pas një fije bari, se ishin 40 apo 41 organizata, 900 apo 909 vëzhgues, këto janë argumente komplet irelevantë, të një frikacaku që kapet si ai i mbyturi që të mbyt. Shqipëria dhe Tirana nuk do të mbytet. Për ne se janë 40, 41 se janë 400 organizata, 900, 9000 apo 90000 vëzhgues, Shqipëria dhe Tirana do të kenë zgjedhje dhe do jenë të lira dhe të ndershme.

SHKARKO APP