Viola: Jeta më ka mësuar të mos nxitohem…Seks? Bëj shpesh
Viola Spiro, e konsideruar si ndër vajzat më të bukura të ekranit, e kemi parë nga kërcimet si velinë, në prezantimin e programeve sportive. Prej 7 javësh e ndjekim si balerinë pjesë e superproduksionit “Dance with me”, që transmetohet çdo të hënë në televizionin Klan. Duket se bjondja bukuroshe nuk ka asgjë që nuk di të bëjë. Kështu shprehet dhe në intervistën që ka dhënë për “Tv-klan”.
Cili është kujtimi yt më i hershëm?
Fëmijëra dhe sportet që bëja.
Për cilën gjë të vjen më keq nga vetja jote?
Asgjë.
Çfarë urreni më shumë tek të tjerët?
Mosmirënjohjen!
Cili ka qenë momenti yt më i sikletshëm?
Daljet e para “live” në emision.
Përveç pronave, cila është gjëja me e shtrenjtë që ke blerë ndonjëherë?
Makina.
Cili është posedimi yt më i çmueshëm?
Familja.
Cila është fotoja jote e ballinës në telefon?
Standartja e Iphone-it.
Çfarë nuk të pëlqen nga pamja jote?
Më pëlqen çdo gjë!
Kush do të doje të luajë rolin në filmin për jetën tënde?
Motra K
Cila është fjala jote e preferuar?
Faleminderit!
Cili libër të ka ndryshuar jetën?
Asnjë deri tani.
Cila është gjëja më e keqe që dikush të ka thënë ndonjëherë?
“Nuk e bën dot”
Cila është gjëja e “ndaluar” që të kënaq më së shumti?
Shpejtësia.
Kush është dashuria më e madhe e jetës tënde?
Familja.
Cila ishte puthja më e mirë e jetës tënde?
Puthja e mamit.
A ke thënë ndonjëherë “të dua” dikujt por nuk e ke menduar me të vërtetë?
Jo!
Kë do kishe ftuar në sirtarin e ëndrrave tua?
Universin.
Cili ishte zhgënjimi më i madh për ty?
Ende s’e kam përjetuar!
Nëse do ktheheshe në kohë, ku do kishe shkuar?
Vitet ’80!
Kur ke qarë për herë të fundit dhe pse?
Kur vrava këmbën para një javë.
Sa shpesh bën seks?
Shpesh!
Cila është gjëja që do të përmirësonte kualitetin e jetës tënde?
Ajri i pastër.
Cila këngë do të doje të luhet në funeralin tënd?
Serenata.
Cili është mësimi më i rëndësishëm që të ka mësuar jeta?
Mos nxitohem!