Xhelal Mziu: Qeveria ka braktis Kamzën, investimet në 2015 dhe projektet për 2016

“Gjykata hodhi poshtë një akuzë politike duke më dhënë pafajësi”. Deklarata e kryebashkiakut të Kamzës dhe kryetarit te degës vendore të PD, i ftuar në emisionin “Debati në Channel One”

“Gjykata hodhi poshtë një akuzë politike duke më dhënë pafajësi”. Kjo ishte deklarata

e kryebashkiaku i Kamzës dhe kryetarit te degës vendore të PD, i ftuar në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku përballë Avni Nezajt, kryeredaktor i lajmeve në TV “Channel One”, Brahim Shima, redaktor i lajmeve në TV “A1” si dhe Ilir Nikolla, kryeredaktor i gazetës “55.  “Kjo është dalja e parë pas vendimit të Gjykatës, por edhe pas një viti, ku kam patur përpara dy sfida; ajo e fitimit të mandatit të tretë në Bashkinë e Kamzës, të cilën unë e kisha premtuar nga kjo studio si dhe po aq e rëndësishme, është edhe sfida ndaj padrejtësisë politike që u bë ndaj meje dhe tashmë unë kam një vendim të formës së prerë, ku shpallem i pafajshëm. Sa i përket gjyqit, ajo çfarë mund të komentoj unë është që çështja për të cilën kishte të bënte me mua pati një kalvar të gjatë kohor prej rreth dy vite e gjysmë dhe që e imponoi mazhorancën politike dhe kryeministrin që ta përdorte në fjalorin e tij në çdo rast, edhe në Kuvend, edhe në mbledhje partie, edhe në fushatë elektorale. Madje, nëse ju kujtohet, Kryeministri në çdo takim që bënte, jo vetëm në Kamëz, por në çdo qytet të Shqipërisë në fushatë elektorale, thoshte që kandidati i Partisë Demokratike e ka vendin në burg ose minimalisht në shpi. Dhe në fakt, as në burg nuk shkova dhe as në shpi nuk shkova por vazhdoj të jem në bashki i votëbesuar për herë të tretë nga qytetarët e Kamzës dhe Paskuqanit.

Pra, shkova në Bashki dhe besoj që drejtësia kishte të gjitha argumentet e nevojshme ligjore për të më shpallur të pafajshëm” – tha z.Mziu. Ndër të tjera z.Mziu shtoi se” “Me qëllimin për të më dënuar mua politikisht ka ndodhur një dënim për bashkinë të cilën unë drejtoj, sepse, me keqardhje mund të them, në tri vite zero investime nga institucionet e pushtetit qendror ndaj Bashkisë së Kamzës”. Marrjen e pafajësisë z.Mziu e ka konsideruar vetëm një nga sfidat e jetës përballë makinerisë së pushtetit duke i bërë presion drejtësisë duke  shtuar se: -“Mund ta konsideroj një betejë, sepse do të thotë që ndërpritej karriera ime politike, por unë pak a shumë në këto beteja kam qenë i sprovuar, sepse kam shkuar në shkollë të lartë me vonesë, pavarësisht se isha me të gjitha notat 10 dhe e kam vuajtur. E mbaj mend që në atë periudhë kam shkuar me detyrim ushtar dhe vuaja nga ai regjim. Në njëfarë mënyre kisha një imunitet ndaj kësaj përplasjeje politike. Por siç e theksova edhe më parë, duke mos pasur argumente, e konsideroja një betejë shumë të rëndësishme, sepse ishte një përballje e drejtpërdrejtë me Kryeministrin, por kisha besim tek drejtësia dhe u realizua”. Pyetjes nëse do të kërkonte dëmshpërblim z.Mziu iu shpreh se: -”  Mua s’më intereson dëmshpërblimi, mua më intereson marrja e pafajësisë dhe ngritja e kauzës për të mos u vendosur përpara presionit politik as njerëz politikë, por as njerëz të drejtësisë. Unë jam në betejë të vazhdueshme për të realizuar atë se çfarë u kam premtuar qytetarëve të Kamzës. Besoj që dëmshpërblimi më i madh ndaj kësaj akuze politike ishte fitorja më datë 21 qershor të 2015-ës.

Integriteti im ka shkuar në vend që me mandatin e datës 21 qershor dhe të gjitha energjitë e mia unë do t’i përkushtoj për të bërë maksimumin për të investuar në qytetin tim, Kamza. Por unë nuk do të lë mënjanë për të rikthyer në vend dinjitetin e cunguar, jo vetëm timin, por edhe të qytetit të Kamzës. Zoti Mziu përballë moderatorit dhe panelit të gazetarëve shpjegoi dhe njëherë argumentet për akuzat politike të prokurorisë për tenderin e rrugës “Zgjimi” si dhe hetimit për çështjen e taksave. Zoti Mziu shpjegoi se për tenderin e rrugës nuk është harxhuar asnjë lekë si dhe firma e bëri kallëzimin nuk kishte plotësuar kriteret ndaj dhe nuk i ishte lidhur kontrata.  “Sa i përket tenderit, si mund të konsiderohet shpërdorim pa pasur asnjë qindarkë dëm ekonomik, ku argumentohej me dokumente që Bashkia nuk kishte shpenzuar asnjë qindarkë. Buxheti i shtetit nuk kishte shpenzuar asnjë qindarkë. Nuk ishte lidhur kontrata, sepse nuk ishin plotësuar 3 kushtet më kryesore: sigurimi i kontratës, sjellja e dokumenteve origjinale ose njësimi i tyre me origjinalin dhe nënshkrimi i kontratës në mënyrë të njëanshme nga ana e tyre. Asnjë nga këto dokumente nuk ishte plotësuar, kështu që nëse unë do të kisha bërë lidhjen e kontratës duhet që të shkoja përpara organeve të drejtësisë. Ndaj dhe Gjykata me te gjyqtarët, me unanimitet të plotë, me tri vota, vendosi prishjen e vendimit të Shkallës së Parë. “Sa i përket akuzës për taksat, unë disponoj një vendim të Prokurorisë të vitit 2014 që e mbyllte çështjen e hetimit për sa u përket taksave. Një tjetër argument, vendimi i Gjykatës së Apelit Administrative që përsëri e konsideron të justifikueshëm vendosjen e këtyre taksave” – tha z.Mziu emisionin “Debati në Channel One”.

I pyetur se përse një sulm i tillë i paprecedentë ndaj tij prej vitit 2013 z.Mziu shtoi se: “Besoj që dy kanë qenë argumentet kryesore që unë jam bërë pikë goditëse e kësaj qeverie. Së pari ka qenë modeli i qeverisjes në të cilën Kamza, e cila ka ndrydhur në këto 10 vitet e fundit. Së dyti, duke qenë edhe kryetari i Bashkisë, por edhe kryetari i Partisë Demokratike i ka djegur shumë këtij Kryeministri, sidomos në zgjedhjet e 2013-ës”. Zoti Mziu komentoi edhe kryeministrin Edi Rama që ka hedhur shumë akuza ndaj tij sidomos gjatë fushatës elektorale dhe që mbahet mend për frazën: “Mos votoni Mziun se ai do shkojë ose në shtëpi ose në burg. Mziu është Saliu i vogël. “Rama më bëri nder të madh kur më krahasoi me Sali Berishën. “Në fakt, e kam idhull Sali Berishën, sepse është një person që rrallë përsëritet në Shqipëri, duhen vite që të dalë një person i këtyre dimensioneve dhe ka shërbyer edhe për mua personalisht si një pikë reflektimi edhe për të punuar, edhe për të qenë i ndershëm, edhe për të bërë maksimumin, kështu që unë gëzohem që më kanë bërë këtë krahasim”, – tha Mziu.

Ndërkohë, kryebashkiaku i Kamzës dhe kryetari i degës vendore të PD në këtë qytet, tha se Berisha kishte të drejtë kur kërkoi armatosjen me leje të popullsisë në rastet kur vihet në rrezik prona dhe jeta. Mes të tjerash z. Mziu u është përgjigjur edhe pyetjeve që kishin të bënin me situatën politike në vend, për rolin e Partisë Demokratike duke vlerësuar opozitën e udhëhequr nga z. Lulzim Basha.  Një pjesë e rëndësishme e bisedës kishte të bënte me atë se çfarë ka ndodhur në Bashkinë e Kamzës pothuaj në një vit nga marrja e mandatit të tretë; punët, projektet dhe investimet e Bashkisë së Kamzës në këtë vit. Zoti Mziu listoi një numër të madh investimesh të kryera duke pohuar se ato janë pritur ato nga banorët e qytetit të Kamzës. Ndërkaq, z. Mziu ka folur edhe për projektet konkrete në të ardhmen për zhvillimin e mëtejshëm të qytetit të Kamzës duke numëruar pa fund ato që priten të përfundojnë këtë vit ku spikasin Sheshi i qytetit të Kamëz, Pedonalja e qytetit, rruga “Demokracia”, rikualifikimi i bllokut urban të qendrës së Babrrusë në Paskuqan ku dhe eshte orientuar buxhetin e këtij vitit, sepse sipas z.Mziu nëpërmjet këtij investimet shumë shpejt do të kthehen në të ardhura për bashkinë.

Zoti Mziu u zotua që vitin tjetër Kamza do të jetë në Superligë si dhe evidentoi faktin që ky qytet ka edhe basketbollin që prej 6 vitesh po i jep leksione këtij sporti. Kamza Basket edhe këtë vit ka marrë edhe Kupën, edhe Superkupën si dhe kryesojnë edhe kampionatin. I pyetur për raportet institucionale me qeverinë z.Mziu theksoi se Kamza është braktis nga kjo qeveri pasi shihet politikisht duke pohuar se: -“Ajo çfarë bën një kryetar bashkie, dhe unë e kam bërë në këto 3 vite, kam dërguar me dhjetëra dhe me qindra shkresa për të kërkuar investime për Bashkinë e Kamzës, investime të cilat janë mjaft të nevojshme, por që janë edhe mjaft konkurruese në aspektin e financimit të tyre, ku ne fakt i tejkalojnë kapacitetet financiare të Bashkisë. Sa i përket standardit që investimeve në Kamzës që shpesh përmend kryeministri Rama, zoti Mziu shtoi se: -“Ftoj kryetarin aktual të Bashkisë së Tiranës dhe kryetarin për 11 vjet të saj të krahasojnë “Komunën e Parisit”, trotuaret e saj me trotuaret e Bathores për të parë se kush i ka me standarde”.

SHKARKO APP