Xhixho: Parlament ilegjitim dhe qeveri arrogante që rriti taksat dhe varfërinë për shqiptarët

Nenkryetarja e LSI, Erisa Xhixho deklaroi ne nje interviste per Fax News, se vendimi per djegien e mandateve ka qene i duhuri, ne kushtet kur kemi nje parlament ilegjitim dhe qeveri arrogante, qe ka rritur taksat dhe varferine per shqiptaret. “Ka një vendim politik të LSI-së, ka një vendim të Kryesisë, të Grupit Parlamentar, të KDK-së, të opozitës së bashkuar, për të kaluar në këtë akt politik të djegies të mandateve, si një vendim i vështirë, ekstrem, por i detyrueshëm në kushtet në të cilat ndodhej e gjithë Shqipëria. Në vazhdën e denoncimeve, jo të fjalëve, por të përgjimeve të Prokurorisë të Krimeve të Rënda, nëpërmjet Zërit të Amerikës dhe mediave gjithashtu, të cilat treguan shumë qartë dhe saktë nëpërmjet përgjimeve të saj, se si është blerë vota, është manipuluar ajo në katër qarqe. Nëpërmjet lidhjes së politikës me bandat, apo me krimin, është bërë e mundur që njerëz me influencë, kryetari i Bashkisë së Durrësit apo edhe në qarqe të tjera, ku duket qartë kjo lidhje, duke bërë një Parlament ilegjitim, i cili tashmë e ka humbur të gjithë besimin e shqiptarëve se ai është pjesë e vullnetit të tyre.

Padyshim që ka qenë një vendimmarrje, e cila duke pasur një Parlament ilegjitim, prodhoi një qeveri arrogante, gjë që e shohim përditë. Kemi shumë më shumë taksa. Taksohet shumë më shumë bizneset, krijohen ligje si ai i dividentit në fuqi prapavepruese për oligarkët apo njerëzit afër qeverisë. Kemi shumë papunësi dhe një emigracion gjithmonë në rritje, kemi një mungesë të Gjykatës Kushtetuese, të Gjykatës së Lartë. Kemi një Prokurori që nuk vepron duke pasur këto përgjime dhe këto mijëra kaseta të “Dosjes 339”. Në qoftë se ajo do të ishte vënë në lëvizje, padyshim që edhe ne do të ishim në të tjera kushte si forcë politike dhe si opozitë”, tha Nenkryetarja e LSI-se, Erisa Xhixho

SHKARKO APP