“Zogu i Tiranës”: Zyrtarisht single, çdo fillim e ka dhe një fund…

Pas një ekperience të paharrueshme si gazetar në emisionin “Aldo Morning Show” të Tv Klan, Hermes Nikaj prej disa kohësh është bërë pjesë e pandashme e një tjetër emisioni mëngjesi, por tashmë në television Ora News. Konkretisht në “Dita Ime”, një program mjaft i dashur për shqiptarët, drejtuar nga Dajana Shabani dhe Besmir Metani. Edhe Hermes, apo siç njihet më së shumti nga publiku si “Zogu i Tiranës” padyshim ka kontributin e tij në suksesin e këtij emisioni. I karakterizuar si natyrë shumë pozitive dhe që batutat i merr me sportivitet, tashmë ai ka krijuar identitetin e tij në profesionin që ushtron dhe të cilin thotë që e do shumë fort. Por si ndjehet në iniciativën e radhës në Ora News? Kush ishte personi që besoi tek ai dhe e kujt ishte idea e një rubrike aq të veçantë si, “Në çantën e…”? Për këto, por edhe lidhur me jetën private, “Zogu i Tiranës” rrëfehet më poshtë…

Ju shohim në ekranin e Ora News në programin “Ditë e Re”. Sa të përshtatet ky format dhe a je i kënaqur?

Ndjehem shumë mirë në programin që bëj pjesë, është një format që m’u përshtat dhe e gjej rastin të falenderoj autoren e programit, Dajana Shabani e cila besoi tek unë për të drejtuar disa rubrika.

Ndalemi pak te rubrika juaj “Në çantën e…” ! Si lindi idea e kësaj rubrike?

Ky është një format që vjen për herë të parë në ekranet e televizioneve shqiptare, ku personazhe të ndryshme  nga politika, kultura e showbizi vijnë në një mënyrë krejt ndryshe. Deri më tani mund të veçoj disa femra të jetës publike si; Lajla Përnaska, Blerina Bombaj, Valentina Duka, Roza Lati, etj.. Filozofia e programit është që të ftuarat, pasi japin një intervistë dedikuar jetës se tyrë e karrierës, hapin çantën për të treguar çka brenda saj, duke treguar sendet e tyre personale në tv.

Hermes, dukeni mjaft i lidhur me familjen e në veçanti me gjyshërit, njërën prej të cilave e përmendni edhe nëpër intervista…

Padyshim jam shumë i lidhur me prindërit, por një pjesë të fëmijërisë sime e kam kaluar edhe me gjyshërit. Por di të them që jam rritur me shumë dashuri e përkujdesje. Kam mësuar dhe jam edukuar nga prindër dhe gjyshër, të cilëve u jam shumë mirënjohës për gjithçka.

Kush është njeriu që i besoni gjithçka ?

I besoj shumë motrës time, Heris. Ajo di të jetë edhe një shoqe shumë e mirë. Kam edhe disa mikesha, apo miq prej vitesh, me të cilat ndaj gjëra të rëndësishme për mua.

Çfarë nuk ju pëlqen tek vetja?

Shpesh e gjej veten që merakosem për çdo gjë, apo që kërkoj perfeksionin në gjithçka që bëj. Gjithashtu jam shumë i sinqertë dhe shpeshherë jam lënduar.

Stilisti, apo stili që ndiqni dhe preferoni…

Unë përpiqem që edhe në veshje të kem stilin që më përshtatet. Mendoj që kam krijuar një stil timin që më pëlqen dhe ndjehem mirë. Ndërkohë për daljet publike prej shumë vitesh kujdeset stilistja, Senida Divintari.

Para pak kohësh i dhatë fund lidhjes disa vjeçare me modelen e njohur, Angela. Çfarë po ndodh me jetën tënde personale?

Asgjë nuk është e përjetshme, kështu që çdo fillim e ka dhe një fund. Zyrtarisht jam single, por kjo s’do të thotë se nuk kam një jetë private.

Çfarë e frymëzon Zogun e Tiranës dhe cila eshte motoja juaj?

Tek gjërat e bukura. Shmang energjitë e keqia dhe konfliktet që lindin nga mendjet e cekëta.

Udhëtime, veshje firmato dhe luks. Lind pyetja, kush e llaston Hermesin?

Unë kam lindur dhe jam rritur me luks. Luksi është pjesë e imja. Fatmirësisht u bënë vite që punoj dhe jam shpërblyer për punen time, gjithashtu edhe prindërit dhe të ardhurat familjare.

Pika jote më e dobët?

Dashuria për familjen. Aty gjej qetësinë shpirtërore, sepse është dashuri e pakushtëzuar.

Burimi: Gazeta “Koha Jonë”

SHKARKO APP