Italia rrezikon eliminimin nëse humbet sot ndaj Kroacisë

Në “Red Bull Arena” të Leipzig, Kroacia dhe Italia do të luajnë ndeshjen e fundit të fazës ë grupeve, me objektivin për të marrë një biletë për në raundin tjetër. Me Spanjën e kualifikuar në grupin, B të gjitha ekipet e tjera janë në garë për të avancuar më tej. Italianët, pasi mundën Shqipërinë me përmbysje, nuk e përballuan ritmin e spanjollëve, duke u mundu minimalisht.

Me tri pikë dhe të avantazhuar përballë kuqezinjve, një barazim do i mjaftonte skuadrës së Spallettit për të kaluar në raundin tjetër, pasi dhe me katër pikë do të siguronte vendin e dytë, pavarësisht se çfarë ndodh në takimin tjetër të grupit.

Te Kroacia e dinë mirë se vetëm firoja u jep shpresë se mund të kalojnë më tej. Megjithatë, për të siguruar vendin e dytë me 4 pikë, fitorja e tyre duhet kombinuar me një humbje të Shqipërisë.

Në rast se Shqipëria fiton minimalisht, atëherë kroatët duhet të fitojnë me një diferencë minimalisht prej 3 golash përballë italianëve. Italia mban statusin si kampionia në fuqi e europianit, por nëse mundet nga Kroacia dhe Shqipëria fiton ndaj Spanjës, rrezikon që të dalë dhe e fundit. Tre ndeshjet e fundit mes këtyre dy skuadrave kanë përfunduar në barazim 1-1.

SHKARKO APP