KAS rihap hetimin administrativ për deputeten e zgjedhur të PS-së

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve do të rihap hetimin administrativ ndaj deputetes së zgjedhur të PS-së më 25 prill, Gerta Duraku dhe Zyrës Vendore Arsimore, Kukës.

E gjitha është bërë pas denoncimit të bërë nga organizata “Qëndresa Qytetare”, me pretendimin se në ambientet e shkollës së mesme të bashkuar “Shemri” Kukës, u bë prezantimi i kandidates, gjë që bie ndesh me Kodin Zgjedhor.

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve hodhi poshtë në këtë mënyrë vendimin e mëparshëm të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, që kishte vendosur pushimin e hetimin administrativ për arsye se nuk kishte konstatuar elemente të shkeljes të pretenduara nga “Qëndresa Qytetare”.

SHKARKO APP