Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 24 Tetor 2026, 22:02 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës Lorenco, një nga protestuesit e revoltës studentore, thotë se qëndresa kundër qeverisë do të vijojë deri në dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Ai u…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkulli
  • Spraj në sy
  • Kisha Katolike
  • Pastrimi i Tiranës
  • Qendra Toptani
  • Uniformat e Policisë
  • Protesta në Itali
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkulli
  • Spraj në sy
  • Kisha Katolike
  • Pastrimi i Tiranës
  • Qendra Toptani
  • Uniformat e Policisë
  • Protesta në Itali
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Shqipëri-Kosovë mbledhin parlamentet në një PARLAMENT!

Shqipëri-Kosovë mbledhin parlamentet në një PARLAMENT!

Aktualitet
E premte, 20 Dhjetor 2024 12:24
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Shqipëria dhe Kosova kanë mbledhur ditën e sotme parlamentet përkatëse në Kuvendin e Kosovës.

Në këtë mbledhje janë të pranishëm 130 deputetë, 60 ligjvënës nga Shqipëria dhe 70 nga Kosova.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen ...

Para 5 orësh
MIA përgënjeshtron angazhimin e Forcave të Armatosura me uniformat e Policisë së Shtetit

MIA përgënjeshtron angazhimin e Forcave të Armatosura me uniformat e Policisë së Shtetit

Para 5 orësh
Vishkulli në operim për syrin, grupi Tifozët Kuq e Zi: Në ballë të atdheut për një Shqipëri më të mirë

Vishkulli në operim për syrin, grupi Tifozët Kuq e Zi: Në ballë të atdheut për një Shqi...

Para 5 orësh

Gjithashtu të pranishëm janë edhe kryeministrat Edi Rama dhe Albin Kurti.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Në agjendën e këtij takimi është parashikuar që pas himneve të të dyja vendeve, mbledhja ka nisur me fjalën e kryeparlamentarit të Kosovës, Glauk Konjufca dhe pas tij do të flasë kryeparlamentarja e Shqipërisë, Elisa Spiropali.

Më pas, do të vijojë fjalimi i kryeministrave Albin Kurti dhe Edi Rama dhe nënkryetarëve të grupeve parlamentare.

Fokusii këtij takimi do të jenë intensifikimi i marrëdhënieve mes dy vendeve.

Në këtë mbledhje të përbashkët do t’i bëhet një bilanc zbatimit të 30 marrëveshjeve të përbashkëta ndërqeveritare Kosovë-Shqipëri.

Kjo është mbledhja e dytë e përbashkët e dy parlamenteve.

Ligjvënësit e të dy shteteve u mblodhën të dielën e 27 nëntorit 2022 në Parlamentin Shqiptar, në vigjilje të 110-vjetorit të Pavarësisë.

Në fjalën e tij hapëse, kryeparlamentari i Kosovës, Glauk Konjufska tha se:

“Ky përbashkim i yni sot përbën më shumë sesa simboliken. Kjo seancë duhet parë si dëshmi që Kosova dhe Shqipëria janë me njëra-tjetrën pa asnjë kusht. Ne nuk mund të përfaqësojmë tjetër gjë përveç interesit të kombit që për ne është i përbashkët.

Kemi pasur bashkëpunim të shkëlqyeshëm. Ky është bashkëpunim konkret në fushën e ligjvënies.

Përveçse përfaqësojmë një komb, ne synojmë të njëjtën familje. Shqipëria ka ecur në procesin e integrimit dhe ne duhet të mësojmë, pavarësisht masave të padrejta që na ka vendosur BE”.

Ndërsa kryeparlamentarja e Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka thënë se:

“Jam me origjinë nga bregu i Labërisë, por me shtëpi zemre jam nga Prishtina dhe Prizreni, po kështu secili nga ne është nga Durrësi e Gjakova, jemi një gjak e një gjuhë, emocion i thellë dhe kënaqësi nga kjo mbledhje e përbashkët. Ne që po takohemi jemi pak, duhet të takohemi të gjithë aq sa jemi, aq sa shqiptarë sa ka bota. Duhet me prit për superbashkimin, kur s’ke pulën, do hash shpend tjetër thotë populli. Jo rrallë Ballkani ka qenë truall i ankesës, popujt e Ballkanit e kanë traditë të kahershme. Ne shqiptarët nuk bëjmë dallim, por askush se mohon se shqiptarët kanë dëshmuar vendosmëri të palëkundur.”

Në fjalë përshëndetëse e ka mbajtur edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila tha se:

Ta shfrytëzojmë këtë moment për të ndërtuar unitetin, na përket të gjithëve, secili prej nesh ta luajë rolin e tij. Kjo lidhje nuk është thjesht simbolike, por një themel që të ndërtojmë bashkëpunim më të madh. Nuk janë vetëm dy shtete të pavarura, por dy shtete të pandashme, ku po ndërtohet një e ardhme më e ndritur. Shqipëria po bën hapa vendimtarë drejt BE, krenari jo vetëm për Shqipërinë, por për të gjithë shqiptarët, shtetet tona mund të sigurojmë vendin e merituar në familjen evropiane.

Kryeministri Edi Rama gjatë mbledhjes së përbashkët mes dy Kuvendeve theksoi se Prishtina zyrtare duhet ta ngrijë pa afat dialogun bilateral me Serbinë.

“Në këtë fazë kaq vendimtare, Kosova duhet ta ngrijë, ta ftohë pa afat dialogun bilateral me Serbinë, dhe normalizimin e marrëdhënieve me fqinjin verior duhet ta synojë përmes dialogut bilateral me BE-në, duke e këputur kërthizën e reciprocitetit nacionalist me Serbinë dhe duke e lidhur kërthizën e reciprocitetit evroipianist me BE“, tha Rama.

Ndërsa Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ndër të tjera tha se: 

“Të nderuar deputetët të dy republikave tona. Sot më Prishtinë është moti i ftohtë, por nuk besoj se ndikon në atmosferën në Kuvend. Nuk ka si të ndodhte ndryshe, dy republikat janë Parlamentare dhe ju deputetët përfaqësoni qytetarët. Dy shtetet tona janë shprehje politike të së njëjtës aspiratë.

Shpreh kënaqësi që sot dy kuvendet bëjnë bilancin. Që nga mbrojtja infrastruktura, turizmi, lëvizja ndërkufitare, njësimi teksteve shkollore, këto marrëveshja janë tashme të prekshme për qytetarët. Më lejoni të përmend nga marrëveshjet e përbashkëta; hehtësimi i kontrollit të produkteve me origjinë jo shtazore, rehabilitimi i disa segmente rrugore mes dy vende, reduktimi i skanimit të dyfishtë, hapja e korridoreve të reja komerciale, ofrimi i shërbimeve mjekësore.”

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 5 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 5 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

MIA përgënjeshtron angazhimin e Forcave të Armatosura me uniformat e Policisë së Shtetit
Para 5 orësh

MIA përgënjeshtron angazhimin e Forcave të Armatosura me uniformat e Policisë së Shtetit

Vishkulli në operim për syrin, grupi Tifozët Kuq e Zi: Në ballë të atdheut për një Shqipëri më të mirë
Para 5 orësh

Vishkulli në operim për syrin, grupi Tifozët Kuq e Zi: Në ballë të atdheut për një Shqipëri më të mirë

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 5 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 7 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

3 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 5 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

4 Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!
Para 6 orësh

Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.