Kërcënohet me armë dhe dhunohet përfaqësuesi i një partie në Tropojë

Policia e Tropojës ka njoftuar arrestimin e një personi dhe ka shpallur në kërkim dy të tjerë, pasi kanë kërcënuar me armë dhe kanë goditur me sende të forta një shtetas.

Sipas policisë, është kërcënuar dhe dhunuar me sende të forta shtetasi me iniciale A. N., përfaqësues i një subjekti politik, ndërsa më pas vëllezërit kanë dëmtuar dhe shkatërruar pronën e shkollës që shërben si qendër votimi, si dhe nuk i janë bindur urdhrit të punonjësit të Policisë, shkruan A2.

Ndërhyrja e policisë erdhi pasi u kërkua nga Komisioni i Qendrës së Votimit Nr. 0489, e cila ndodhet në shkollën e fshatit Lekbibaj. Shtetasi Gj. Gj., përfaqësues i një subjekti politik, së bashku me vëllezërit e tij, shtetasit Sh. Gj. dhe M. Gj., kanë kërcënuar me pistoletë, si dhe kanë goditur me sende të forta shtetasin A. N., përfaqësues i një subjekti tjetër politik.

Policia arrestoi shtetasin Gj. Gj., 62 vjeç, banues në Lekbibaj, si dhe u shpallën në kërkim shtetasit Sh. Gj. dhe M. Gj.

SHKARKO APP