Kërkoi të merrte pjesë në seancën për shqyrtimin e mandati të tij, Fredi Beleri mbërrin në KQZ

KQZ mbajti dje seancën në lidhje me vlefshmërinë për mandatin e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri.

Dhënia e vendimit u shty dhe do të merret sot në orën 10:30.

Shtyrja u bë pasi avokatja e Belerit kërkoi që kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës të ishte vetë i pranishëm në seancë.

Ndërkohë Beleri ka mbërritur në ambientet e KQZ.

SHKARKO APP