Kishte shkuar me familjen për pushime, atentat shqiptarit në Greqi
Aktualitet E Enjte, 10 Gusht 2023 09:18
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Greqi ku shqiptari 51-vjeçar, A. Kalemi është qëlluar 10 herë me armë zjarri në portin e Lakkës në Paksos.
Shqiptari u transportua menjëherë në spital dhe është në gjendje kritike për jetën. Ai ishte në ishull për pushime me gruan dhe fëmijët e mitur.
Ende nuk dihet shkaku i sulmit ndaj tij, por mesa mësohet nga Protothema.gr dyshohet se është vrarë për larje hesapesh nga persona ende të paidentifikuar.