Kolegji Universitar “Qiriazi” festoi përvjetorin e Tij të artë, duke glorifikuar vazhdimësinë 100 vjeçare (foto)
Kolegji Universitar “Qiriazi”, festojë përvjetorin e Tij të artë, duke glorifikuar vazhdimësinë 100 vjeçare, krijuar mbi themelet e një trashëgimie historike e identifikuar me të njëjtën logo dhe me aktivitet në të njëjtën godinë që jemi sot.
Historia e vazhdimësisë nga “Instituti Femëror Qiriazi” në Tiranë, më 1922 te Kolegji Universitar “Qiriazi”, më 2022, na ka dhënë ne të drejtën e pakontestueshme që të jemi Institucion më i vjetër i Arsimit të Lartë në Shqipëri, me një histori dhe trashëgimi shekullore.
Kolegjit Universitar “Qiriazi”, u hap si një obligim, për të lartësuar emrat e tre themeluesëve: Motrat Qiriazi dhe Kristo Dako, që janë në të njëjtën kohë, si Emblema jonë dalluese, ashtu edhe ikonat e arsimit tonë kombëtar. Ata janë “trinia” që kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në historiografinë e arsimit shqip, duke e shndërruar “Kolegjin Universitar Qiriazi” në një institucion arsimor me një histori që bënë diferencë.
Në festën e kremtimit të këtij përvjetori, për të pranishmit u shfaq dokumentari “Përvjetori i Artë” dhe u promovua botimi i librit “Mosha e Artë e një Universiteti”, për të vijuar me referimet e simpoziumit historik, krahas ekspozitës me foto historike të përgatitur nën kujdesin e Drejtorisë së Përgjithëshme të Arkivës.
Aktivitetin e 100 vjetorit e nderuan me pjesmarrjen e Tyre, autoritete të spikatura të arsimit, të shkencës dhe politikës, miq dhe partner vendas e të huaj, përfaqësues të dhomave të tregëtisë dhe të forumit ekonomik mbarëshqipëtar.
Në këtë “Përvjetori të Artë”, Kolegjit Universitar “Qiriazi” nderojë me gradën: “Doktor Honoris Causa”, kryetarin e Parlamentit të Maqedonisë së Veriut zotin Talat Xhaferi, me motivacionin : “Për kontributin e Tij të veçant për zyrtarizimin e gjuhën shqipe, për liritë dhe të drejtat e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, për mençurin dhe vlerat e larta intelektuale dhe shtet formuese në mbrojtje të identitetit tonë kombëtar. Për lidhjet e Tij shpirtërore me ikonat e arsimit tonë kombëtar Sevasti & Parashqevi Qiriazi dhe Kristo Dako, që janë trashigimia historike dhe vazhdimësia e Kolegjit Universistar Qiriazi”.
Aktiviteti u mbyll me një atmosferë festive dhe mikëpritëse nën tigujt e muzikës dhe valleve të përgatitura me shume dashuri dhe profesionalizëm nga studentët e Kolegjit Universitar “Qiriazi”.