10 viktima dhe 836 raste të reja me Covid në Kosovë
Shifra të larta të infektuarish ditorë me Covid janë konfirmuar gjatë orëve të fundit në Kosovë.
Sipas statistikave bëhet me dije se nga 4 133 testime kanë rezultuar pozitiv me Covid 836 raste të reja dhe kanë humbur jetën 10 persona.
Brenda 24 orëve janë raportuar 10 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Pejë 3 raste (71, 72, 73 vjeç), Deçan 1 rast (45 vjeç), Ferizaj 1 rast (70 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (85 vjeç), Kaçanik 1 rast (90 vjeç), Prishtinë 1 rast (84 vjeç), Prizren 1 rast (67 vjeç) dhe Viti 1 rast (79 vjeç).
Gjithashtu gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 700 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 70.587 raste, kurse numri i rasteve aktive është 12.934.
Ndërkohë nga fillimi i pandemisë e deri më tani numri i përgjithshëm i të infektuarve është 85.334 raste nga 401.480 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe kanë humbur jetën 1.813 persona. /abcnews.al