Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 15:05 Kryeministri Rama foli për arrestimin e Veliajt dhe hetimin e Belina Ballukut Kryeministri Rama foli ndër të tjera në Asamblenë e PS për kryebashkiakun Erion Veliaj dhe ish-zv/kryeministren Belina Balluku. Për Erion Veliaj ai tha se…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Protesta në Tiranë
  • Berisha
  • Policia
  • SHBA
  • Liga e Kombeve
  • Ukraina
Lajmet e fundit
Në trend
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Protesta në Tiranë
  • Berisha
  • Policia
  • SHBA
  • Liga e Kombeve
  • Ukraina
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

100 ditët e para të qeverisjes, Albin Kurti: Nuk gjetëm asnjë vaksinë

Aktualitet E mërkurë, 30 Qershor 2021 18:47
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kryeministri Albin Kurti tha në mbledhjen e qeverisë se gjatë kësaj periudhe 100 ditore është ulur në minimum numri i të infektuarve dhe i vdekjeve nga pasojat e virusit, ndërsa nënvzioi se menaxhimi i pandemisë vazhdon të mbetet përparësi e punës së qeverisë së tij. “Nuk gjetëm asnjë vaksinë kur u rikthyem (në pushtet) dhe më e keqja, asnjë kontratë të negociuar për sigurimin e tyre ndërsa sot kemi dy milionë vaksina të siguruara, afër 400 mijë doza kanë arritur dhe kemi mbi 200 mijë doza të administruara. Gjendja me pandeminë është vënë në kontroll dhe situata është përmirësuar dukshëm”, tha ai.

Kryeministri Kurti tha se pas pandemisë janë dy çështje me përparësi të punës së qeverisë, reformimi i drejtësisë dhe hapja e vendeve të punës.Ai tha se aktiviteti ekonomik është rritur 15%, janë rritur të ardhurat në buxhet dhe pritet që rritja ekonomike të shkojë në 7.9%. Kryeministri Kurti tha se qeveria e tij ka filluar depolitizimin e institucioneve dhe agjencive, duke vendosur persona me integritet dhe duke shkarkuar borde të institucioneve publike. Ai tha se hartimi i ligjeve të reja për pastërtinë e figurës dhe konfiskimin e pasurisë do të ndihmojë organet e rendit në luftimin e dukurive negative.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

“Të gjitha këto dëshmojnë vullnetin dhe veprimet tona në drejtim të krijimit të kushteve më të lehta për prokurorët dhe gjyqtarët e të cilët do të lehtësojnë zbardhjen e keqpërdorimeve të shumta dhe ndëshkimin e përgjegjësve. Ne do të jemi pakompromis dhe nuk do të ndalemi në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, tha ai. Kryeministri Kurti në fjalimin e tij nuk i përmendi bisedimet e rifilluara me Serbinë ndërsa veçoi vizitat e zyrtarëve të lartë euro-perëndimor në Kosovë. Por, krejt ndryshe po shihet puna e qeverisë nga ana e Lidhjes Demokratike të Kosovës në opozitë. Në një konferencë për gazetarët, zyrtarë të këtij subjekti numëruan siç thanë, dështimet e qeverisë Kurti.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“100 ditë ikje përgjegjësie duke rishikuar historinë për qeverisjet e kaluara, eufori, arrogancë numrash, vonesë programi e më pas program i gjeneralizuar i zbrasët, përpjekje për të diciplinuar zërin kritikë të ardhur nga mediat, skandale diplomatike e tendencë për fshirje të memories institucionale me idenë e krijimit të një historie të re të filluar me 14 shkurt. Një qasje e tillë gjithsesi e nxitur nga sindromi populist se gjithçka fillon me ne mënyrë për të mashtruan opinionin me të vetmën motiv, përvetësimi ne pushtetit për hirë të tij”, tha Sibel Halimi nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Mund t'ju interesojë

Kryeministri Rama foli për arrestimin e Veliajt dhe hetimin e Belina Ballukut

Kryeministri Rama foli për arrestimin e Veliajt dhe hetimin e Belina Ballukut

Para 6 minutash
Fjala e plotë e kryeministrit Rama sot në Asamblenë e PS

Fjala e plotë e kryeministrit Rama sot në Asamblenë e PS

Para 24 minutash
Blendi Klosi: Spiropali vijon të jetë anëtare e PS

Blendi Klosi: Spiropali vijon të jetë anëtare e PS

Para 31 minutash

Erblin Hoxha nga lëvizja Fol, organizatë kjo që vëzhgon punën e institucioneve tha se një prej shqetësimeve kryesore mbetet mospublikimi i planit të qeverisë që sipas tij pamundëson vëzhgimin e objektivave dhe qëllimet kryesore të qeverisë. Ai tha se qeveria Kurti gjatë këtyre 100 ditëve më së shumti është angazhuar në krijimin e ligjeve të rëndësishme të drejtësisë.

“Kemi parë që një grup punues e ka bërë draftin e parë për ligjin për Vetingun, kemi parë që një ligj veç është proceduar në qeveri dhe tash po pritet në Kuvend për Konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme gjithashtu jemi pjesë e draftimit të ligjit të ri për deklarimin e pasurisë së zyrtarëve publik, pra është një gamë e madhe e nismave legjislative e të cilat për neve janë të nevojshme e të rëndësishme por jo domosdoshmërisht e shohim se respektimi dhe implementim i tyre në praktik ka me qenë i suksesshëm”, tha ai.

Lëvizja Fol thotë se qeveria ishte e suksesshme në blerjen e vaksinave kundër COVID-19 por është treguar e ngadaltë në vaksinimin e qytetarëve. Zoti Hoxha thotë se problemet e papunësisë, ekonomisë dhe shërbimeve të shëndetësisë janë të trashëguara dhe ato nuk mund të zgjidhën shpejt. Ai ngre shqetësimin për mënyrën e shkarkimit të kryesueses së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga ana e presidentes Vjosa Osmani, duke përdorur siç thotë ai arrogancën e pushtetit.

“Për një vendim arbritrar, ku thjesht një vendim i presidencës merret prej pëlqimeve apo preferencave individuale, shpeshherë partiake e jo substanciale. Kështu që kjo ende nuk është shpërfaqur mjaftueshëm mirëpo frika është që në të ardhmen kjo arrogancë e numrave të shfrytëzohet pikërisht që me ndoshta edhe të përmbushen ato pritshmërinë e qytetarëve se qeveria është duke punu. Pra është një presion i dyanshëm e që është jashtëzakonisht i rrezikshëm për mendimin tonë sepse ndikon në mospërfshirje edhe të qytetarëve edhe të opozitës në këto procese jashtëzakonisht të rëndësishme”, tha Hoxha. Parlamenti i Kosovës, votoi qeverinë e kryeministrit Kurti më 22 mars, pasi që ajo doli fituse e zgjedhjeve të 14 shkurtit. Në paraqitjen e tij të para 100 dite më parë ai i shpalli shëndetësinë dhe arsimn si përparësi të punës së kabinetit të tij. /VOA/

Etiketat e lidhura

albin kurti
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kryeministri Rama foli për arrestimin e Veliajt dhe hetimin e Belina Ballukut
Para 6 minutash

Kryeministri Rama foli për arrestimin e Veliajt dhe hetimin e Belina Ballukut

Protestuesit bllokojnë rrugën e Durrësit, 700 efektivë angazhohen për tubimin
Para 7 minutash

Protestuesit bllokojnë rrugën e Durrësit, 700 efektivë angazhohen për tubimin

168 ditë protestë, studentët dhe qytetarët mblidhen para Ministrisë së Arsimit
Para 15 minutash

168 ditë protestë, studentët dhe qytetarët mblidhen para Ministrisë së Arsimit

Fjala e plotë e kryeministrit Rama sot në Asamblenë e PS
Para 24 minutash

Fjala e plotë e kryeministrit Rama sot në Asamblenë e PS

Më të lexuarat

1 Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 15 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

2 Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…
Para 18 orësh

Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…

3 Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin
Para 19 orësh

Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin

4 Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë
13 Nëntor 2026, 09:39

Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.