11 deputetët e Kosovës përjashtohen nga Kuvendi

 

Gaz lotsjellës në kuvendin e Kosovës ka ngritur polemika jo vetëm në opinionin e gjerë por dhe në marrjen e disa masave. Rreth 11 deputetë të kuvendit të Kosovës, dy prej tyre që i përkasin mazhorancës, pritet të përjashtohen nga seanca e ardhshme.  
Ata do të përjashtohen nga rrëmujat e ndodhura në kuvend në dy seancat e fundit, ku deputetët kanë hedhur gaz lotsjellës në seancë duke mos lejuar vazhdimin normal të punës së kuvendit.   Por i çuditshëm është fakti që lista nuk përfshin asnjë nga liderët e opozitës së Kosovës, edhe pse ata janë pjesë e këtij skandali.
Në listë janë vendosur ata deputetë që kanë aktivizuar bombolat e gazit në parlament si dhe kanë hedhur vezë në drejtim të kryeministrit.  
Është propozuar nga ana e detuptetëve të mazhorancës që edhe veprimet e kolegëve të tyre opozitarë, duhen ndëshkuar.  Ata kanë propozuar të ndëshkohen edhe deputetë që u takojnë partive në pushtet.  

R.Shtylla

SHKARKO APP