12 viktima dhe një numër i lartë rastesh të reja, ja si paraqitet situata me Covid-19 në Kosovë
Kosova vazhdon të regjistrojë një numër të lartë viktimash nga Covid-19, ku 12 persona raportohet të kenë humbur jetën në 24 orët e fundit. Në njoftimin e së premtes nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike thuhet se janë shënuar edhe 764 raste të reja me COVID-19.
“Rezultatet e reja kanë dalë nga testimi i 1827 mostrave. Të premten janë regjistruar si të shëruar edhe 584 duke e çuar totalin e të shëruarve në 23,274. Deri tash në Kosovë janë regjistruar 37 mijë e 792 raste pozitive, ndërsa janë aktive 13,543 raste.
Rastet e vdekjes të regjistruara sot janë nga Podujeva 2 raste (76, 66 vjeç), Prishtina 2 raste (74, 64 vjeç), Fushë-Kosova 1 rast (61 vjeç), Gjakova 1 rast (85 vjeç), Gjilani 1 rast (79 vjeç), Kamenica 1 rast (86 vjeç), Klina 1 rast (59 vjeç), Lipjani 1 rast (76 vjeç), Prizreni 1 rast (73 vjeç) dhe Rahoveci 1 rast (46 vjeç)”, thuhet në njoftimin për media.
“Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 319 raste, Gjilan 60 raste, Fushë-Kosovë 46 raste, Prizren 40 raste, Gjakovë 36 raste, Ferizaj 32 raste, Drenas 30 raste, Lipjan 28 raste, Pejë 28 raste, Viti 25 raste, Podujevë 24 raste, Kamenicë 14 raste, Suharekë 14 raste, Obiliq 13 raste, Rahovec 12 raste, Klinë 9 raste, Istog 8 raste, Vushtrri 6 raste, Malishevë 5 raste, Shtime 4 raste, Deçan 3 raste, Dragash 2 raste, Kaçanik 2 raste, Skenderaj 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Hani i Elezit dhe Mitrovicë”, vijon njoftimi.