12 vite Pavarësia e Kosovës

Nga Moza Boletini (New York, Shkurt 2020)
Kaluan 12 vite pas fitores së Pavarësisë së Kosovës, duken pak. Shtet i ri. Por dhimbja, gjaku i humbur e plagët e mara janë akoma të hapura për Kosovën martire. Përveç mijra heronjve që kanë dhënë jetën historikisht për lirinë nga armiqtë shekullorë, janë edhe mbi 20 mijë gra e vajza shqiptare në Kosovë që kërkojnë drejtësi nga përdhunimet e ushtrisë serbe. Por njohja e këtyre krimeve akoma nuk po arrihet nga OKB apo ndonjë institucion i rëndësishëm ndërkombëtar, sado që po bëhen përpjekje të mëdha.
Këto ishin disa nga fjalët që unë personalisht përmenda në eventin e organizuar me këtë rast në librarinë Belmont në Bronx nën kujdesin e Z. Esad Rizai, Fondacionit që ai drejton – The Albanian American Society Foundation,  Fondacionit Sons & Doughters of Albania in America dhe Albania Community Center. Të cilët këtë vit tubimin ja kishin dedikuar heroit të kombit Adem Jashari.
Përveç antarëve të komunitetit tonë kishte edhe të huaj që morën fjalën në këtë jubile për 12 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
Nga Zyra e Governatorit Andrew M. Coumo përshëndeti Zj. Sophia Zayas, e cila ndau Proklamatë Nderi për heroin e kombit Ali A. Rizaj e në memorie të tij.
Në emër të Senatores Alessandra R. Biaggi përshëndeti Shefi i Zyrës së saj Z. Miguel Rondon, i cili i dha Proklamatë Nderi heroit të kombit Alush Haxhaj Hoti.
Ndërsa në emër të Bronx Borough President Ruben Diaz Jr. u nderuan me Proklamatë Nderi zotërinjtë Hajdin Aliaj, Ali Haxhaj, Isa Breçani.
E pranishme ishte edhe editorja e gazetës Dielli Znj. Rafaela Prifti, e cila edhe ajo mori fjalën në këtë konferencë mbarëkombëtare.
Në mbyllje Z. Esad Rizai falenderoi SHBA dhe Naton për mbështetjen e madhe që i dhanë Kosovës për lirinë e pavarësinë e saj si dhe pjesëmarrësit në sallë.

SHKARKO APP