1280 kandidatë për deputetë në Kosovë, mes tyre dhe Lista Serbe

Në Kosovë ka përfunduar afati i aplikimit të partive politike dhe subjekteve të tjera që kërkojnë të marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare të 9 Shkurtit. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi tha se nga 1 Shtatori deri më 11 Dhjetor pranë këtij institucioni kanë paraqitur interes 28 subjekte politike.

”Prej tyre: 20 parti politike; 5 koalicione; 2 nisma qytetare dhe 1 kandidat i pavarur. Numri i përgjithshëm i kandidatëve për deputetë, që përfaqësojnë këto subjekte politike është 1,280 kandidatë”.

3 partitë kryesore Lëvizja Vetvendosje, Partia demokratike dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë paraqitur edhe numrin më të madh të kandidatëve, nga 110 secila. Në listën e partive që kanë paraqitur kërkesë në KQZ për të garuar në zgjedhjet e ardhshme është edhe Lista Serbe, e cila kërkon të konkurrojë me 48 kandidatë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përpara se të certifikojë dhe regjistrojë zyrtarisht subjektet politike që do të marrin pjesë në zgjedhje, KQZ u ka dërguar kërkesë për informacion disa institucioneve ligjzbatuese për të verifikuar kandidatët për deputetë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?