17 vjet nga ndërhyrja e NATO-s në Kosovë (FOTOT)

Sot bëhen 17 vite nga ndërhyrja e NATO-s në Kosovë, ndërhyrje që çoi në përfundimin e një tjetër konflikti të përgjakshëm në Ballkan. Me 24 mars 1999 e deri më 10 qershor 1999, Aleanca Veri-Atlantike NATO me bombardime të përditshme ndaj infrastrukturës ushtarake serbe, me përkrahjen tokësore të UÇK-së, detyroi forcat serbe të  Slobodan Miloshevicit, të nënshkruaj kapitullimin në Kumanovë.

Sulmet erdhën si rezultat i dështimit të bisedimeve të konferencës ndërkombëtare në Rambouillet dhe Paris. Pas 78 ditë sulmesh, bombardimet u ndërprenë më 10 qershor 1999, me miratimin e rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, duke vendosur kështu administratën e përkohshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe duke fuqizuar praninë ushtarake të NATO-s në Kosovë, që do të njihet me emrin KFOR.

Miratimi i rezolutës pasoi nënshkrimin e Marrëveshjes Teknike të Kumanovës, e cila parashikonte tërheqjen e të gjitha forcave serbe ushtarake e policore serbe nga Kosova dhe zbarkimin e trupave ndërkombëtare të NATO-s në Kosovë. Në Kosovë, në kuadër të KFOR-it u vendosën rreth 50,000 ushtarë nga 36 vende të ndryshme të botës, nga të cilët 30.000 ishin nga vendet e NATO-s. Për udhëheqësit e Kosovës dhe qytetarët e saj, data 24 mars e vitit 1999 shënon një fillim të ri të historisë së Kosovës, që i hapi rrugën çlirimit dhe pavarësimit të saj. 17 vite më vonë, me një numër shumë të vogël, forcat paqeruajtëse të NATO-s vazhdojnë operimin e tyre nëpër Kosovë.

Bilanci

Bilanci i luftës në Kosovë mes ushtrisë serbe dhe kosovarëve është tejet tragjik. Nga kjo luftë u dëbuan 800.000 mijë shqiptarë dhe u vranë 15.000 persona, nga të cilët 2.400 luftëtarë të UÇK-së e të tjerët civilë. Gjatë luftës janë zhdukur rreth 5.000 njerëz, fati i shumicës prej tyre është zbardhur deri në vitin 2007, por i madh ka mbetur numri i rasteve të pasqaruara.

Në këtë periudhë kohore janë përdhunuar afër 20 mijë femra shqiptare dhe sipas një përllogaritje, gjatë periudhës kohore mars 1998 – qershor 1999, njësitë kriminale dhe artileria e rendë serbe kanë shkatërruar dhe djegur pjesërisht ose tërësisht rreth 1.100 vendbanime shqiptare, kanë plaçkitur, djegur e shkatërruar mbi 200.000 shtëpi, banesa, lokale afariste, punëtori zejtare, fabrika, shkolla, biblioteka, monumente kulturore-historike, objekte kulturore, shkencore, fetare etj.

DATE:1209699 LOCATION: SOUTHERN KOSOVO BORDER PHOTOGRAPHER: CAPT JIM GALLAGHER NEGATIVE No: D 99 046 05 SUBJECT:  WARRIOR ARMOURED PERSONNEL CARRIERS OF THE IRISH GUARDS, ARE CHEERED ON AS THE PASS REFUGEES FROM   BRAZDA CAMP ON THE MACEDONIAN KOSOVAR BORDER  AS THEY ADVANCE TOWARDS PRISTINA  CROWN COPYRIGHT For further details contact: G3 MEDIA OPS HQ LAND COMMAND WILTON  SALISBURY SP2 OAG Tel  01722 43 3622 Fax 01722 43 3677

A US Army troop member waves a Latvian flag from the Stryker vehicle of the 2nd Cavalry Regiment, during the ''Dragoon Ride'' military exercise, in Riga, Latvia, Sunday, March 22, 2015. The troops began the trek on March 21, and will travel through Latvia, The Czech Republic and onto Germany by April 1 in an exercise designed to reinforce America's allies. (AP Photo/Oksana Dzadan)

k1

k4

k9

k5

k8

k17

k16

SHKARKO APP