20 raste të reja me COVID në Kosovë, humb jetën një pacient
Kosova E Mërkurë, 23 Qershor 2021 15:28
Në 24 orët e fundit në Kosovë është regjistruar 1 viktimë nga COVID-19 si dhe janë konfirmuar pozitive 20 raste të reja.
Ndërsa, 19 persona janë shëruar nga ky virus. Shifrat janë bërë me dije nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.
Deri tani në Kosovë janë konfirmuar 107 mijë e 693 persona pozitiv me COVID.
Ndërsa, 2 mijë e 254 persona kanë ndërruar si pasojë e virusit që prej fillimit të pandemisë.