“200 mijë € i ka marrë Kadri Veseli”, reagon kryetari i Kuvendit në Kosovë

Gjatë kësaj jave, mediat në Prishtinë kanë publikuar disa video-incizime ku përmendet emri i kryeparlamentarit Kadri Veseli duke ngritur dyshime për përfshirjen e tij në një grup që dyshohet për fajde dhe mashtrim. Por, një gjë të tillë e ka mohuar kategorikisht Kadri Veseli.

“Dua të deklaroj se unë nuk kam të bëj asgjë me këtë rast dhe as me personat e përfshirë në këtë rast. Ky është një rast klasik i mashtrimit dhe manipulimit, për çfarë jam i bindur se edhe organet e hetuesisë dhe drejtësisë kanë qenë në dijeni me kohë”, deklaroi ai në një konferencë për mediat.

Madje, Veseli ka thënë se do të japë dorëheqje në rast se vërtetohet e kundërta.

“Dua të ju siguroj se nëse del vetëm një indikacion i përfshirjes time në këtë aferë, unë nga sot deklaroj se do të jap dorëheqje. Ky është morali im, besimi im jetësor dhe kjo është politika ime. E them me siguri të plotë se emri im është keqpërdorur në një akt kriminal të mashtrimit”.

Pjesë nga përgjimi i zbardhur

Faton Dalladaku: A ka shans që i kanë marrë këta paret pa dijen e Kadrisë?

Kadri Rexhepi: Ja, hiç kurrë. Jo, jo, vetë i kam çu unë ato.

Fatoni Dalladaku: Ti i ke çu?

Kadri Rexhepi: Unë vetë i kam çu.

Fatoni Dalladaku: Faktikisht, po më garanton që i ka marrë prej tij.

Kadri Rexhepi: 200 mijë euro i ka marrë Kadri Veseli.

Fatoni Dalladaku: E, 50-mijëshen?

Kadri Rexhepi: 50 mijë i ka marrë qeky …

YouTube player

SHKARKO APP