400 kg kokainë e kapur nga DEA, mësohet se nuk kishte destinacion Kosovën
Rreth 400 kilogramë kokainë që u kap në një kontejnerë me mish në Lipjan të Kosovës, ditën e hënë mësohet se nuk kishte destinacion këtë shtet. Dyshohet se një pjesë e saj do të kalonte në Serbi, ndërsa pjesa tjetër në Gjermani, në tregun Europian. 7 persona janë vënë nën arrest deri në këto momente dhe disa të tjerë janë shpallur në kërkim.
Kompania në Kosovë ku kishte mbërritur kamioni është ngritur rreth 7 muaj më parë nga Bledar Habili dhe Izet Sheqiri në Kosovë, i cili ka në pronësi të gjithë magazinën. Policia vijon të qëndrojë në këtë magazinë. Kontejneri ku u gjetën 400 kilogramë kokainë vijon të jetë ende në magazinë.
Administratori i kompanisë ka mohuar të kishte dijeni për kokainën. Edhe nga autoritetet shqiptare është arrestuar edhe personi tjetër që ka 40% të aksioneve të kompanisë. Kjo kompani merret me transportin e produkteve.