Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 24 Tetor 2026, 22:02 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës Lorenco, një nga protestuesit e revoltës studentore, thotë se qëndresa kundër qeverisë do të vijojë deri në dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Ai u…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkulli
  • Spraj në sy
  • Kisha Katolike
  • Pastrimi i Tiranës
  • Qendra Toptani
  • Uniformat e Policisë
  • Protesta në Itali
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkulli
  • Spraj në sy
  • Kisha Katolike
  • Pastrimi i Tiranës
  • Qendra Toptani
  • Uniformat e Policisë
  • Protesta në Itali
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

5 vjet nga nënshkrimi që kushtoi 8.200 hektarë

Kosova E mërkurë, 26 Gusht 2020 20:34
5 vjet nga nënshkrimi që kushtoi 8.200 hektarë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga: Albin Kurti

Edhe marrëveshja e Demarkacionit me Malin e Zi në Vjenë, njësoj sikurse ajo e ‘Zajednicës’ me Serbinë në Bruksel, u nënshkruan gjersa Kuvendi i Kosovës ndodhej në pushim.

Më 25 qershor të vitit 2015, patëm miratuar me shumicë votash Rezolutën e Kuvendit pas interpelancës për çështjen e Demarkacionit, pika 4 e së cilës thoshte: “Qeveria të raportojë në Kuvend para miratimit të elaboratit ndërkufitar Kosovë – Mali i Zi”. Pra, kjo Rezolutë ishte shkelur. Ish qeveria kurrë s’erdhi në Kuvend para nënshkrimit në Vjenë më 26 gusht 2015. Zaten, integriteti territorial varet nga integriteti institucional.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

BE mirëpret kthimin në Kuvend të Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë

BE mirëpret kthimin në Kuvend të Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë

23 Tetor 2026, 21:02
Presidentja e Kosovës në Hungari, siguria dhe integrimi në BE në qendër të takimit

Presidentja e Kosovës në Hungari, siguria dhe integrimi në BE në qendër të takimit

23 Tetor 2026, 18:57
Presidentja e Kosovës kthen në rishqyrtim ligjin për Dhomat e Specializuara

Presidentja e Kosovës kthen në rishqyrtim ligjin për Dhomat e Specializuara

22 Tetor 2026, 18:34

Mbi dy vjet e gjysmë rezistencë opozitare e popullore e mbi 205 mijë nënshkrime të peticionit të qytetarëve, u rrënuan nga ratifikimi me 80 vota në Kuvend më 21 mars 2018. E, në muajin që vjen, bëhen dy vjet e gjysmë të tjera prej kur u ratifikua demarkacioni në emër të liberalizimit të vizave e që s’duket askund as sot e kësaj dite.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Sipas profesorëve Florim Isufi dhe Shpejtim Bulliqi me atë demarkacion bëhet ndryshim i madh i kufirit sepse ai “Kah ana e Qafës së Çakorrit në distancë ajrore lëviz rreth 4.100 m në brendi të Kosovës, duke lënë jashtë territorit të Kosovës pellgun e Bjelluhës, Vaganicën dhe Shipovicën. Ndërsa kah ana e Kullës rreth 4.000 m në brendi të territorit të Kosovës duke lënë jashtë anët veriperëndimore të Zhlebit, të banet e Loqanit dhe një pjesë të të baneve të Gllogjanit.”

Komisioni shtetëror i Kosovës ka pasur të bëjë “shenjim të kufirit” (obeleženje), ndërkaq ai i Malit të Zi “përcaktim kufiri, kufizim” (“razgraničenje”). Kishim dy komisione me misione të ndryshme, me ç’rast komisioni ynë ka përfunduar në misionin e huaj. Murat Meha ka negociuar krejt gabim dhe fort keq. E ka marrë barrën e provës që me kopje të librave kadastralë dhe vetëm me to ta dëshmojë që toka jonë është e jona edhe për pjesë të territorit ku as Mali i Zi nuk ka libra kadastralë. Nuk ka qytetarë të Malit të Zi që kanë dokumente pronësie mbi atë tokë. Mbi të gjitha, kjo qasje bie ndesh edhe me konkludimin e Gjykatës së arbitrazhit ndërkombëtar.

Majat e maleve, pra kurrizi i vargmaleve, dhe kriteri i ujëndarjes përcakton kufirin, jo librat kadastral të pronave private me të cilat ndahen kushërinjtë që s’arrijnë të merren vesh. Problemi i demarkacionit s’është kontest pronash private, por çështje e ndarjes së sovraniteteve.

Andaj sot nuk shënojmë pesë vjetorin e shënjimit të vijës kufitare, por të caktimit të vijës së re kufitare, të ndryshimit të kufirit të Kosovës. Dhe, nuk mund të thirret askush në sipërfaqe komunash që mblidhen. Kufiri përcakton sipërfaqen e jo anasjelltas. Një sipërfaqe e caktuar ka kufij të papërcaktuar sepse mund të ketë forma të ndryshme. Por, kufijtë e caktuar përkufizojnë edhe formë edhe sipërfaqe të caktuar.

Në kuadrin e doktrinës dhe praktikës apo zakonit ndërkombëtar janë dy metoda që kanë gjetur zbatimin më të gjerë në çështje të përcaktimit të kufijve shtetëror. Këto janë: Kriteri natyror dhe Kriteri sipas parimit uti possidetis juris. Me marrëveshjen e nënshkruar që u imponua për ratifikim, u shkelën të dy këto parime.

1) Në faqe 24 të librit “Kufiri në dëm të shqiptarëve” të Zejnullah Grudës thuhet: “Kur shtetet ndahen me bjeshkë, kufi konsiderohet vija që bën kurrizin (qafën) e bjeshkës, ose vija ujëndarëse. Kur kufiri shkon vargmaleve ose kodrave, vija e demarkacionit ndjek vijën ujëndarëse (kurrizin). Këta kufij i kanë qëndruar kohës më shumë; e edhe në raste kur lumenjët kanë qenë afër, evropianët kanë zgjedhur zakonisht vargmalet, dhe këto ndarje kufitare u kanë qëndruar shekujve.“ Ndërkaq, në faqe 29 e 30: “Kur vargmalet e bëjnë kufirin midis dy shteteve, supozohet, në rast dyshimi, se kufirin e bën qafa më e lartë dhe ujëndarja”.

�2) Kriteri i dytë sipas parimit uti possidetis juris konsiston në përcaktimin e kufijve sipas ushtrimit të autoritetit administrativ, pra posedimit juridik mbi territorin. Ky është parimi i përgjithshëm në të drejtën ndërkombëtare publike i cili mbështetet në paprekshmërinë e kufijve në kuptim të administrimit të territorit. Komisioni Bulliqi ka evidentuar panumër shembuj që dëshmojnë se ne kishim kontrollin efektiv në ato 8.200 hektarë.

Komisioni Bulliqi (e ku bënin pjesë Prof. Zejnullah Gruda, Prof. Martin Berishaj, Prof. Hamid Besholli, Prof. Florim Isufi, Prof. Riza Smaka dhe Avdi Gjonbalaj si këshilltar) ka konstatuar se ish Komisioni Meha ka bërë këto lëshime:
– ka zhvilluar biseda pa platformë, e cila do të miratohej nga Qeveria;
– është krijuar për demarkacionin dhe për mirëmbajtjen e kufirit shttëror, ndërsa ka biseduar me Komisionin e Malit të Zi për përcaktimin e kufijve;
– i ka shpërfillur autorizimet zyrtare;
– e ka tejkaluar dhe e ka cenuar mandatin zyrtar;
– ka fshehur nga Kuvendi dhe nga opinioni se me Malin e Zi po zhvillohen negociata për përcaktimin e kufirit të ri;
– është punuar pa përkthyes të autorizuar për nevoja të palës sonë; dhe,
– faktori ndërkombëtar dhe opinioni publik janë në vënë në lajthitje, gjoja se është lidhur marrëveshje për demarkacion të kufirit, e në esencë është lidhur marrëveshje për kufi të ri.

Raporti dhe puna e Komisionit Bulliqi është aktakuzë për regjimin e vjetër (porsa të çlirohet prokuroria e shtetit) dhe orientim për korrigjim (porsa të rikthehet qeveria e mirë).

Etiketat e lidhura

albin kurti
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 5 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 6 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

MIA përgënjeshtron angazhimin e Forcave të Armatosura me uniformat e Policisë së Shtetit
Para 6 orësh

MIA përgënjeshtron angazhimin e Forcave të Armatosura me uniformat e Policisë së Shtetit

Vishkulli në operim për syrin, grupi Tifozët Kuq e Zi: Në ballë të atdheut për një Shqipëri më të mirë
Para 6 orësh

Vishkulli në operim për syrin, grupi Tifozët Kuq e Zi: Në ballë të atdheut për një Shqipëri më të mirë

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 5 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 6 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

3 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 8 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

4 Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!
Para 7 orësh

Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.