7 vite pa Arbën Xhaferin, Haradinaj: Mendimtari i lirisë!

Kryeministri i dorëhequr i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar sot intelektualin e madh shqiptar, Arbën Xhaferi në 7-vjetorin e vdekjes së tij.

Me një shënim në “Facebook”, Ramush Haradinaj thotë se Xhaferi ia dedikoi jetën e tij avancimit të së drejtës shqiptare. Sipas tij, vepra dhe idealet që kishte Xhaferi do të shërbejnë si frymëzim edhe për brezat e ardhshëm.

Postimi i Haradinaj:
Arbën Xhaferi shënon kthesë në avansimin e të drejtës shqiptare!Arbën Xhaferi ishte personaliteti që gjithë jetën e tij ia dedikoi kauzës sonë, të drejtave të ligjshme të popullit tonë. Sot në përvjetorin e shtatë të vdekjes së tij, Arbën Xhaferin e kujtojmë si veprimtar, atdhetar dhe politikan, që dëshmoi se identieti ynë, e drejta jonë, peshojnë më shumë se çkado tjetër në jetën e njeriut.

Lider i pakompromentuar dhe me ideale të larta, Xhaferi do të kujtohet përherë si mendimtar i lirisë, që u bë zë dhe udhërrëfyes i shumë brezave. RH

SHKARKO APP