77 raste të reja me Covid-19
Në Kosovë janë regjistruar 77 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit. Kjo është shifër më e ulët krahasuar me një ditë më parë, kur Kosova regjistroi numër rekord të të infektuarve me koronavirus brenda një dite, përkatësisht 141 raste.
Sipas njoftimit të IKSHPK-së, më së shumti raste të reja me Covid-19 janë regjistruar në Komunën e Prishtinës, përkatësisht 21. Gjatë 24 orëve të fundit, sipas njoftimit, nuk është shëruar asnjë person, dhe numri i të shëruarve vazhdon të mbetet 968.
Deri më tani në Kosovë, që prej shfaqjes së rasteve të para me koronavirus më 13 mars, janë regjistruar 1.833 raste, prej tyre, 34 pacientë kanë vdekur.