79 raste të reja me Covid në Kosovë, rritet numri i viktimave

79 raste të reja me koronavirus janë konfirmuar gjatë 24 orëve të fundit në Ksoovë dhe tre persona kanë humbur jetën.

Sipas Institutit Kombëtar i Shëndetit Publik gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratorët private me  metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 764 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 79 raste pozitive.

Ndërkohë nga fillimi i pandemisë e deri më tani numri i personave të infektuar me Covid është 16 050 persona nga të cilët 641 persona kanë humbur jetën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithashtu gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 61 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14.250 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.159.

Swiss Digital Mobile Reklama

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 26 raste, komuna Gjilan 17 raste, komuna Gjakovë 11 raste, komuna Ferizaj 3 raste, komuna Pejë 3 raste, komuna Viti 3 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Klinë 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Prizren 2 raste, komuna Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Fushë Kosovë, Lipjan, Rahovec, Shtime, Skenderaj dhe Suharekë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?